Kreu Ditar 1 Maji – 29 vjet i “pushkatuar”, i pavarrosur!

1 Maji – 29 vjet i “pushkatuar”, i pavarrosur!

348
0

Me ndërrimin e sistemit në Shqipëri, u plagos rëndë e më vonë e pushkatuan 1 Majin, e lanë pa e varrosur partitë politike në pluralizëm! Disa “dijetarë e pushtetarë” në udhëheqje të vendit, e quajnë 1 Majin Festë Komuniste!

Lëvizja Sindikaliste e Punëtore e kanë zanafillën në  Austri në vitet 1855 dhe u përhap në shtete të tjera, si në Europë e në Amerikë. Por në Çikago të Amerikës, nën drejtimin e sindikatave, u ngritën në demonstratë mijëra punëtorë, punëtore e zejtarët, të cilët kërkonin 8 orëshin, rritjen e pagave dhe trajtime me sigurimin në punë. Ata ia kërkonin këto kërkesa padronëve dhe punëdhënësve kapitalistë. Të gjithë dolën në grevë e demonstratë. Padronët kapitalistë të frikësuar përballë demonstruesve punëtorë, vendosën në vitin 1866 mitrolozët e tyre për të hapur zjarr ndaj trimave e trimëreshave punëtore. Gjaku i tyre skuqi Çikagon, kamishat e bardha të punëtoreve u skuqën nga plumbat e mitrolozëve të pashpirt padron-kapitalist. Këmishat e tyre u bënë flamur të kuq me bojë gjaku!

Arsyeja ishte vetëm se ata kërkonin të drejtat e tyre. E gjithë Bota u trondit nga kjo masakër çnjerëzore. U mblodhën Kombet  Bashkuara, mbajtën qëndrim dhe ditën e 1 Majit e vendosën si festë humanizmi, Ditë Përkujtimi për gjithë Botën të manifestohet. Kjo ditë e shenjtë e Punëtoreve që u masakruan me plumbat e mitrolozëve të të pashpirtëve padron e punëdhëns. Çdo 1 Maj të ngrihen sindikatat në emër të punëtorëve të kërkonin me forcë të drejtat e punëtoreve kudo në Botë, të valëviten flamujt e kuq ane e mbanë botës.

Në vendin tonë, në Shqipëri, si e parë lëvizje e organizuar punëtore, daton ajo e vitit 1854 e emëruar “Vegjëlia shkodrane”. Në vitin 1857 me iniciativën e Zef Jubanit, u themelua në Shkodër një Shoqatë Punëtore, e cila kishte Statusin e saj. Më vonë në vitin 1902, me iniciativën e Shtjefën Ingrizit, u formua përsëri në Shkodër një shoqëri e tillë, por autoritetet e kohës e shpërndanë…

Më 1905 me iniciativën e Kol Dikës, u formua në Shkodër një rreth ilegal ku bënin pjesë zejtar, punëtorë,  intelektulë. Ky rreth ilegal krijoi një shoqëri punëtore “për ndihmë reciproke” por më vonë, Kolën e burgosën dhe shoqëria u shpërnda, por grevat vazhduan. 1.905.100 gra punëtore në punishten e duhanit u hodhën në grevë për t’u bashkuar punëtorët e rrobaqepësisë por, edhe punëtorët e Portit të Durrësit lanë dhe punën… Në vitin 1905 për herë të parë në Shkodër u festua dita e 1 Majit-bëri jehonë në shtypin e kohës. Lëvizja punëtore shprehu pakënaqësi ndaj pushtuesit Osman. Këto lëvizje luajtën rol të rëndësishëm në ndërgjegjen kombëtare për shpalljen e Pavarësisë së Kombit tonë në vitin1912 në Vlorë.

Në vitin 1908 në Elbasan, u krijua “Klubi i fukarenjve”, i cili kërkonte mbrojtjen e interesave të punëtorëve të varfër. Turqit e mbyllën nga frika. Lëvizja punëtore nga viti 1912-1944, Shqipëria funksionoi si shtet më vete. Në vitin 1922, numuroheshin 85 ndërmarrje ku Flamurtare mbetet Shkodra, por lëvizja punëtore në shumë qytete si në Korçë, Gjirokastër, Durrës, Kuçovë. Në vitin 1923 e më pas, nga ardhja në fuqi e qeverisë Demokratike të Fan Nolit, filluan ngjarje të rëndësishme të lëvizjes punëtore. Minatorë e mirditorë, organizuan disa greva, të cilat u pasuan nga punëtoret e kantiereve të ndërtimit të rrugëve në mbarë vendin.  Po në vitin 1923, në Korçë u krijua e para shoqëri profesionale e punëtoreve edhe në Selenicë, minatorët organizuan një grevë me 600 minator arritën suksesin, rritën pagat 30-50 përqind. Greva e Selenicës u drejtua nga Halim Xhelo, ndërsa e mësuesve të Gjirokastrës nga Avni Rustemi dhe kryetar i shoqatës “Puna” në Korçë ishte Pilo Peristeri. Më vonë, ata përkrahën idetë komuniste. Më 21.2.1926 u zhvillua demonstrata më e madhe e kohës e quajtur “Demostrata e Bukës” në Korçë. Grevat ndoqën njëra-tjetrën në gjithë Shqipërinë. Në vitin 1942, gati në gjithë vendin, u festua 1 Maji.

Më 11 Shkurt 1945, u mbajt Konferenca Nacionale e Punëtoreve, e cila themeloi “Bashkimin Sindikal të Shqipërisë” dhe zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Me datë 28-31 shtator 1945, u mblodh Kongresi i Parë i Sindikatave të Punëtorëve dhe nëpunësve, i cili zgjodhi President Tuk Jakovën dhe më vonë të tjerë si Kristo Themelko, Gogo Nushi, Sotir Koçollari, Rita Marko, pilo Peristeri. Mbas nëntëdhjetës, Bashkimet Profesionale “pollën”  disa sindikata, konfederata sindikale me dhjetra drejtues simbas profesioneve si president Kastriot Muça, Kol Nikollaj, Taf Koleci etj. Sindikata e Pavarur e drejtuar nga Gëzim Kalaja etj. Unë sindikatë quaj atë të para nëntëdhjetës, të cilat ishin leva të Partisë. Më pas ishin bishta partish! Kaq për sindikatat.

Vazhdojmë me 1 Majin. Në kohën e rregjimit të mbretit Zog, 1 Maji nuk festohej, sepse nuk linte ai regjim, nga frika e punëtorëve! Në kohën e monizmit, 1 Maji për 45 vite u festua me madhështi në të gjithë Shqipërinë, sepse ishte vetëm festë kujtimore por dhe ditë e balancimit të fitoreve në realizimin e detyrave për ndërtimin dhe lulëzimin e Atdheut tonë. Ne brezi i tretë hidheshim në gara me emulacionin socialist kush e kush të realizonte e tejkalonte planin në punë e prodhim për nder të 1 Majit… Ishim njerëzit e luftës e të punës, disa nuk jetojnë por jetojnë puna e vepra e tyre.

Mbas Luftës Dytë Botërore, Atdheun tonë e gjetëm me 800.000 banorë, të djegur e shkatërruar; 90 përqind analfabet, pa shkolla, pa spitale, pa dritë, pa rrugë automobilistike, pa ujësjellësa, me këneta e moçale, me shumë lloje sëmundjes si malarja, tuberkulozi, etj. Atëherë na u dha kushtrimi me kazma e lopata një nga një të shkojmë dhe të shkojmë të rindërtojmë Shqipërinë. Dhe, menjëherë rinia u hodh në aksion: u hap rruga Kukës-Peshkopi. Me punë vullnetare, filloi të hapet rruga e trenit Durrës-Tiranë, Durrës-Peqin, Durrës-Rrogozhinë dhe më vonë Tiranë-Vlorë, Tiranë-Shkodër, Tiranë-Pogradec. Ne brezi i tretë e deshëm Atdheun tonë të bukur si shtetet e Botës; u hapën shkolla në çdo qytet e fshat. Vetëm në Mirditë Ndrec Ndue Gjoka hapi 50 shkolla  (Komisar i Dritës u quajt). Atëherë edhe unë Idriz Pasha, në vitin 1947, isha në klasën e dytë fillore në fshatin Gjoçej të Mirdites-Mat me orientimin e Komisarit të Drtës Ndrec Ndue Gjoka, ku më caktuan si Pionier i notave maksimale “njesha me yll” të mësoja nënat e motrat e fshatit tim Gjoce. Ishin rreth 40 gra e vajza që mësonin Abetaren, shkrim e këndim për të zhdukur analfabetizmin (mes tyre dhe nëna ime). Për dy vite e realizova detyrën (isha 10 vjeç, mësuesi më i ri në Shqipëri). Ndërsa burrat e djemtë e fshatit tim Gjoçe, i mësoi Dali H. Lala, i cili me 7 Tetor 2018, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Pas riparimeve të shkatërrimeve nga lufta, ne brezi i tretë morëm rrugën e ndërtimit të industrisë së rëndë, hidrocentraleve, uzinave, fabrikave dhe në vitin 1967, elektrifikuam gjithë Shqipërinë duke e çuar atë në çdo qytet e fshat. Ndërtuam qindra uzina e fabrika anë e mbanë Atdheut, kombinate, ferma dhe hapëm qindra e mijëra nga të cilat klasa punëtore prodhoi krom, me të cilin zinim vendin e dytë në Botë. Prodhonim baker për vendin dhe eksport, nga bakri vetëm bakër blister prodhohesh në uzinën e elektrolizës në Rubik dhe bronx, tunxh, argjent e flori, të cilin e siguronim në tunelet e Krrabës dhe Poliçanit si thesar e pasuri Kombëtare. Por Ilir Meta e dinte këtë pasuri, të cilën e mori e përvetësoi (mbase e ka dërguar një pjesë në bankat Ruse me që ka shumë miqësi me Putinin?!) E shoqja Monika ka dhjetra dyqane e biznese me bizhuteri floriri dhe 13 apartamente, pasuri e shqiptarëve dhe ajo ju “qan hallin” Shqipëri e varfër?!

Saliu si agjent i UDB serbe me pseudonim “Bisturi”, ky njeri me gjak serbi, kur mori pushtetin, i shkatërroi, i dogji, i shiti totalisht 11 kombinate, 15 uzina të mëdha, 220 fabrika, 350 ferma pa llogaritur ndërmarrje, punishte në të cilat ishin të punësuar mijëra njerëz. Në bujqësi siguruam bukën në vend, tani tokat Ai i mbolli me drogë si në Lazarat etj. duke u bërë miliarderë si familje dhe të tijtë në PD. Tani del e thotë “qeveri narkotike, droge”. Lërë 1 Majin se e festojnë shumica e dy milionëve që i hoqi nga puna dhe ikën duke marrë rrugët e kurbetit. Në kohën e monizmit, kishte ligje: “kush dëmton, çdëmton”. Saliu është me të gjithë këto shkatërrime, i lirë! Ligje ka, por nuk zbatohen!

1 Maji dikur të gjithë punëtorë, fshatar, nëpunës, këtë ditë feste e kishin pushim zyrtar, visheshin bukur, veteranët i kishin gjokse me dekorata, vendi ishte i zbukuruar me flamuj të kuq për të nderuar këtë festë duke festuar e marshuar të gëzuar, bëheshin vizita nëpër familje, zhvilloheshin koncerte me këngë e valle; ndaheshin stimuj material e moral për të dalluarit në punë. Në çdo ballkon në institucioneve, fabrika e uzina valëviteshin flamuj të kuq. Edhe pionierët ishin të veshur bukur dhe mbanin në duar flamuj.

Po tani? Sistemi kapitalist e borgjez, 29 vite të drejtuar nga 130 parti që as emrin e tyre, populli nuk i di! Ne kishim një Parti, një drejtim. Po në vitet ’90 “Nanlokja, Lokmadhja” PPSH, u frekuentua në qytetin e studenteve në Tiranë dhe ”polli” 130 parti. Kushedi sa të tjerë “mbesa, stërmbesa” parti do të lindin? Mbase do të marrin shembullin e një  Nëne 40 vjeçare, Mariam Nabatanzi që jeton në vendin e quajtur Ugandë, gruaja më pjellore në Botë që lindi 44 fëmijë. Kështu në 2 milion shqiptarë, janë 130 parti, të cilat na e vranë 1 Majin. Këta borgjez mendjehollë alla Sali Berisha me Lulin, Ndokë e Palokë, Tritan e Dash, Vasillaq e Luan, Martaneshi, Balliu, Gazment Bardhi sekretar i PD bashkë me Salën, zbatuan urdhrat e disa antinatyror e antinjerëzor Europian e botëror që të bëhen martesa Gye. Ja çfarë faqezish e drejtojnë PD-në e mjerë. Prapësirat e tyre mbështeten fort nga Presidenti Meta, nga frika e bëmave e fajeve të veta! Edhe do zonja (zonja s’e meritojnë) alla Kryemadhi (mendvoglat) Tabaku, Dume, Dh. Çupi, Vokshi, më e çuditshmja studentja deputete e LSI Kejda Mehmeti, kjo buzëqumështi në emër të Partisë së saj, LSI, po i mëson Europës e Amerikës leksionin e demokracisë!… Këto opozitar dalin rrugëve dhe rrethojnë institucionet kryesore  të Shqipërisë me parrullën e Saliut, të Lulit e Monikës: “Ejani mblidhuni këtu, këtu me ne,o djem rrëmbeni pushkët,o vdekje, o liri, për të pushkatuar Ramën me Qeveri! Këta kriminelë dhe hajdutë, duan të imitojnë Çikagon, duan gjak, duan të pengojnë me çdo mënyrë me armë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Jo, jo të nderuar punëtorë e shqiptarë, s’janë kaq trima këta opozitarë si gishti i këmbëzës së pushkës ka një damar në b…., në prapanicë. Pra, lehin nga halli nga frika e Drejtësisë që u ka sjellë hekurat nga Europa e Amerika e do t’u pengojnë duart dhe me se do të luftojnë do t’i shihni shpejt. Festoni 1 Majin, popull i nderuar.

Rroftë 1 Maji, Festa e Solidaritetit Human Botëror!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.