Kreu Aktualitet 10 shkolla dhe 10 kopshte në vetëm 3 vite në Urën Vajgurore

10 shkolla dhe 10 kopshte në vetëm 3 vite në Urën Vajgurore

265
0

10 shkolla dhe 10 kopshte janë ndërtuar nga e para, ose rikonstruktuar në vetëm 3 vite në Bashkinë e Urës Vajgurore. Kryeministri Edi Rama ishte në shkollën e mesme “Refat Bani” në Syzezë, një shkollë e rikonstruktuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve.

“Është një shkollë model, me kushte bashkëkohore, palestër, kaldajë, e cila iu siguron fëmijëve kushte mirëfilli. Infrastrukturës arsimore dhe paraarsimore i është kushtuar një kujdes i veçantë në këto 3 vite. Nga të gjitha shkollat që shtrihen në territorin tonë, ne kemi ndërhyrë me rikonstruksione të plota dhe të pjesshme në 10 shkolla. Në Bashkinë Ura Vajgurore kemi ndërhyrë në 10 kopshte të reja,” u shpreh kryetarja e Bashkisë, Ura Vajgurore, Juliana Memaj.

Ajo shtoi se me buxhetin afatmesëm do të ndërtohen edhe 2 kopshte, të cilat aktualisht ndodhen në territorin e shkollave.

***

Sëbashku me nxënës të shkollës “Refat Bani”, Kryeministri Edi Rama mbolli simbolikisht një pemë në hapësirën përreth shkollës, duke iu bashkuar kështu nismës së gjelbër “Krijo oksigjenin tënd!”

“Në kuadër të të gjithë projektit tonë prej 100 ditësh, nën logon “Krijo Oksigjenin tënd”, Bashkia e Urës Vajgurore, sot, me nxënësit e të gjithë shkollave po mbjell 800 pemë, të cilat në përgjithësi janë pemë dekorative dhe komuniteti i ka ofruar vetë me kontribute vullnetare. Në të gjithë Shqipërinë, ne do vazhdojmë në çdo shkollë, për të involvuar brezin e ri në këtë operacion,” u shpreh ministri Klosi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.