Kreu Sport 100-vjetori i shoqërisë “Vllaznia”

100-vjetori i shoqërisë “Vllaznia”

68
0

Më 16 Shkurt 1919, në qytetin e Shkodrës, u lind dhe u krijua shoqëria “Vllaznia” me veprimtarinë e saj, edukimin fizik në veçanti dhe sportin në përgjithësi. Emri i mësuesit Patriot Ragip Abdul Hoxha, është i lidhur ngushtë me shoqërinë “Vllaznia”. Ai dha shembullin e parë në praktikë për përfshirjen e orës mësimore të edukimit fizik në shkollat shqipe në vitin 1916.

Si mësues i palodhur apo drejtues i aftë i shkollave të Parrucës, Perashit e Rusit, u bë figurë e njohur për përparimin e zhvillimin e shkollës shqipe. Aftësitë e tij dhe përpjekjet për të bërë të domosdoshme përfshirjen e edukimit fizik në programet mësimore, dolën në pah me krijimin e shoqërisë “Vllaznia” në Shkurt të vitit 1919 në mbledhjen e përgjithshme të kësaj shoqërie, ku Patrioti Hilë Mosi u zgjodh Kryetar, Ragip Hoxha sekretar i kësaj shoqërie, duke ju ngarkuar dega e gjimnastikës. Për mësuesin e edukimit fizik, fillon një periudhë punë e organizuar për të rritur idealin e përparimit kombëtar nëpërmjet mësimit të edukimit fizik e sporteve. Ragip Hoxha dha idenë dhe e vuri në jetë që gjallërimi i degës së gjimnastikës së shoqërisë “Vllaznia” të mos bëhej jashtë procesit mësimor si lëndë e domosdoshme. Ai e vinte këtë lëndë në rolin e lendeve kryesore të programit mësimor për të përgatitur nxënës të aftë në kundërshtim me padijen e trashëguar nga regjimet e huaja.

Në arritjen e këtij qëllimi, ai pati dhe ndihmën e drejtuesve të shoqërisë, të patriotëve Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi. Ragipi ndërhyri disa herë pranë drejtorisë së Arsimit publik që edukimi fizik të përfshihet në programet mësimore dy herë në  javë. Këmbënguli që kjo lëndë të ishte e detyrueshme për djem dhe vajza. Ragipit ju desh të punonte shumë për të thyer mentalitetin dhe fanatizmin e prindërve në veshjen sportive, për të krijuar sheshe të vogla sportive gjimnastikore.

Autoritetet e qytetit në vitin 1919, lejonin zhvillimin e gjimnastikës për djem, duke përjashtuar vajzat, fakt ky i përfshirë në rregulloren e miratuar për shkollat shqiptare atë vit. Me autoritetin e tij dhe simpatinë që gëzonte në masën e gjerë të popullit, Ragipi e vuri në baza të shëndosha zhvillimin e kësaj lënde dhe zhvilloi një sërë manifestimesh në shkolla si mësues i pasionuar për gjimnastikën . Ai ishte edhe organizator e drejtues i aftë dhe i shkathët, paraqitja e tij fizike prej atleti, veshja me uniformë sportive gjatë zhvillimit të orës së mësimit dhe në veprimtaritë në natyrë, duke ju kundërvënë veprimtarive të mbyllura që organizonte Kleri, tërhoqi masën e Rinisë shkollore. Puna e tij si mësues e drejtor shkolle la gjurmë edhe pas Çlirimit të Atdheut deri në vitin 1955, vit kur ai vdiq duke punuar me devotshmëri përkrah mësuesve të nderuar dhe të njohur Ragip Gjylbegu, Gani Dizdari, Hamdi Gogaj, Teofik Gjyli etj.

Në vitet kur shkolla jonë hyri në rrugën e zhvillimit të saj masiv, edhe edukata fizike e sportet u bënë të pandara në programin e saj si dhe ndihmesën e tij duke qenë gjithnjë i gatshëm në organizimin e veprimtarive sportive. Ai u hapi rrugën e një pune të tillë edukuese edhe mësuesve të mëvonshëm të edukimit fizik e sporteve, të cilat u bënë të pandara në programin e saj si dhe ndihmesa e tij, duke qenë gjithnjë i gatshëm në organizimin e veprimtarive sportive. Ai u hapi rrugën e një pune të tille edukuese edhe mësuesve të mëvonshëm të edukimit fizik si S. Shkodra, M. Agolli, Z. Hila etj. për të çuar më tej rëndësinë edukative të kësaj lënde të dashur për rininë shkollore anembanë Atdheut.

Jo pa qëllim “Vllaznia” është quajtur “djepi i futbollit shqiptar”. Presidenti i Republikës z. Ilir Meta shpërndau dekorata me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Shoqërisë “Vllaznia”, por harroi shumë figura të shquara të sporteve të vllazërimit shkodran në sallën “Migjeni” ku ai mblodhi politikanët e tij!

I kam studiuar herët këto shënime për shoqatën “Vllaznia”, në moshën 12 vjeçare dhe jam sportdashës i të gjitha sporteve shkodrane, sidomos i futbollit, basketbollit, çiklizmit, peshëngritjes, boksit etj. I uroj me gjithë zemër ekipit të futbollit “Vllaznia” të ridalë në superligë për 100 vjetorin.

“Vllaznia” ka qene ndër vite kampione, me lojtarë dhe trajner të shquar, ndër të cilët janë: Në vitin 1946: Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri dhe E. Boletini, me trajner I. Dizdari.

Ne vitin 1954: Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B. Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri i udhëhequr  edhe ne këtë vit nga trajneri i tyre I. Dizdari.

Në vitin 1972: Z. Ndoja, Z. Basha, Duraj, Lekaj, M. Dedja, Rragami, Bizi, R. Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbi, Puka, Koçobashi, Dani, vit në të cilin ishte trajner Xh. Shaqiri.

Në vitin 1978: Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega dhe Axhami, të udhëhequr nga i njëjti trajner, Xh. Shaqiri.

Në vitin 1983: Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H.Dedja, F.Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi dhe Pashaj me trajner R. Ragani.

Në vitin 1992: Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç.Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi dhe Filipi, skuadër e cila udhëhiqej nga trajneri i tyre A. Hafizi.

Në vitin 1998: Grimi, Mustafa, P. Martini, A. Noga, I. Dibra, L.Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Qosja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, F. Volumi, L. Jahja, V.Sinani dhe E. Muçiçi me trajner H. Dedja.

Në vitin 2001: Osja, Kërstaiç, Beqiri, D. Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Liçi, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja, Teli, K. Osmani, Plori, Mustafa, S. Marashi dhe Hasani skuadër e drejtuar nga trajneri D. Haxhiosmanoviç.

Këta emra i përmenda që të gjithë lojtarët aktualë të “Vllaznisë” (përfshi edhe ata që kanë qenë në dy titujt e fundit) të marrin shembull nga kjo plejadë lojtarësh të talentuar, të cilët në ndeshjet e zhvilluara gjatë viteve që ata kanë luajtur në skuadrën e zemrës “Vllazninë” kanë dhënë maksimumin për ta nxjerrë skuadrën e tyre me fitore dhe kanë bërë që edhe ata të sjellin titullin në Shkodër.

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here