Kreu Aktualitet 12 shkolla të reja do të rindërtohen nga e para në Kavajë

12 shkolla të reja do të rindërtohen nga e para në Kavajë

74
0

Shkolla e Shtodhërit është një nga 12 shkollat e reja që do të rindërtohen në Kavajë, me cilësi e standarde 100% në përputhje me ato të Bashkimit Europian. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në kantierin e kësaj shkolle që akomodon 319 fëmijë të arsimit 9–vjeçar dhe parashkollor.

Shkolla, tashmë shumë më e madhe sesa ishte, nuk do të ketë ndryshim në aspektin e cilësisë dhe standardeve nga shkollat në çdo komunë të Europës. “Asnjë nga shkollat që po ndërtohen nuk do jenë në ato dimensione që ishin. Do jenë më me hapësirë dhe me standardet e Bashkimit Europian. Pra, ndërtojmë më mirë dhe me më cilësi në të gjithë territorin, jo vetëm për shollat, por edhe për godinat e tjera’, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Shkolla e re është projektuar me 11 klasa të përgjithshme për mësim, 4 laboratorë dhe ambientet e gjelbëruara që i mungonin shkollës së vjetër. “Këto shkolla në çdo aspekt nuk kanë asnjë dallim nga Bashkimi Europian. Është njësoj si në çdo komunë të Europës”, – -tha Kryeministri Rama.

Shkolla do të jetë më e madhe jo vetëm në kapacitet por dhe në hapësirë. Klasat do të jenë me një standard prej 24 nxënësish në çdo klasë duke eliminuar kështu mësimet me turne dhe duke i dhënë gjithë hapësirën e nevojshme nxënësve dhe mësuesve. Shkolla e Shtodhërit në Kavajë është një nga 12 shkollat e reja që do të rindërtohen në Kavajë, me cilësi e standarde 100% në përputhje me ato të Bashkimit Europian. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ishin në kantierin e kësaj shkolle që akomodon 319 fëmijë të arsimit 9 – vjeçar dhe parashkollor.

Shkolla, tashmë shumë më e madhe se sa ishte do të jetë një vlerë e shtuar për zonën teksa fëmijët që do të arsimohen aty nuk do të vënë re asnjë ndryshim në aspektin e cilësisë dhe standardeve nga çdo komunë e Europës. “Asnjë nga shkollat që po ndërtohen nuk do jenë në ato dimensione. Do jenë më me hapësirë dhe me standardet e Bashkimit Europian. Pra, ndërtojmë më mirë dhe me më cilësi në të gjithë territorin, jo vetëm për shollat por edhe për godinat e tjera’, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Shkolla e re është projektuar me 11 klasa të përgjithshme për mësim, 4 laboratorë dhe ambientet e gjelbëruara që i mungonin shkollës së vjetër. “Këto shkolla, në çdo aspekt nuk kanë asnjë dallim nga Bashkimi Europian. Është njësoj si në çdo komunë të Europës”, – tha Kryeministri Rama.

Shkolla do të jetë më e madhe, jo vetëm në kapacitete, por dhe në hapësirë. Klasat do të jenë me një standard prej 24 nxënësish në çdo klasë, duke eliminuar kështu mësimet me turne dhe duke i dhënë gjithë hapësirën e nevojshme nxënësve dhe mësuesve.

****

Shkolla profesionale “26 Marsi” në Kavajë është një tjetër shkollë pjesë e Programit tē Rindërtimi, që rihap dyert këtë nëntor. 624 nxënësit e saj do të ulen në ambientet e reja, të projektuara me më shumë hapësirë se më parë, me 18 klasa, 8 laboratore, terrene sportive e të gjelbra.

Shkolla, shpjegoi drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, shtrihet në 4 mijë m2, e ndarë në dy seksione me dy e katër kate. Terrenet e jashtme sportive dhe mjediset e gjelbra do të jenē të integruara me ato të shkollës 9-vjeçare që ndodhet në të njëjtin territor, duke krijuar një kompleks sportiv, jo vetëm për nxēnësit, por edhe komunitar. Shkolla, tha Agolli, është projektuar për të përballuar lëkundje deri më 9.4 Ballë.

Në Kavajë do të rindërtohen nga e para 12 shkolla të reja.​

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.