Kreu Ditar 18 prill 1943 – Dita e çlirimit të Mallakastrës

18 prill 1943 – Dita e çlirimit të Mallakastrës

815
0

Pushtimin e Shqipërisë, Italia e kishte qëllim të vjetër. Ajo provoi ta coptonte Shqipërinë me Traktatin e Fshehtë të Londrës më 1915 dhe shpresoi të realizonte me anën e Konferencës së Paqes në Paris, më 1919-1920. Por bijtë e shqipes nuk flinin! Kongresi i Lushnjes më 28 Janar 1920, protesoi ndaj Konferences së Paqes: “Ka ikur ajo kohë kur Shqipërinë e tërhiqnin prej litari, si bagëti dhe e shisnin në pazaret e fëlliqura të Ballkanit dhe të Europës. Ajo sot ka zot bijtë e saj”. Dhe bijtë e shqipes iu ndodhën nënës pranë.

Bajram Curri shpartalloi forcat esadiste të Osman Balit; Avni Rustemi në dyert e Konferencë në Paris, rrëzoi përtokë tradhëtarin Esat Toptanin, ndërsa populli heroik i Vlorës, Labërisë, Mallakastrës, Tepelenës, Myzeqesë e të gjithë Shqipërisë, me moton: “Ja Vlora e lirë, ja vdekje, më 5 Qershor 1920, pas ultimatumit, u hodhën në sulm, me sopata e hanxharë, kaluan telat me gjëmba, zunë topat nga gryka dhe e hodhën në det ushtrinë me gjeneral e topa të Italisë. Dhe populli këndon: “Itali moj qofsh lanet,/s’pate turp, goxha shtet,/të hodhëm si qen në det”.

Fan Noli, nga Amerka shkruante: “Shqipëria na kërkon ndihma. Le t’i japim pa numëruar. Shqipëria na kërkon luftëtarë: Le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nën Flamurin e kuq, në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe të vdesim duke thirrur: “Rroftë Shqipëria”.

Musolini u betua ta pushtonte Shqipërinë me agresion. Më 2 Prill, i dërgoi Zogut Ultimatum deri më 6 Prill 1939. Mbreti nuk mori asnjë masë për mbrojtjen e shtetit dhe e la popullin të varfër dhe të çarmatosur nën thundren e fashizmit. U ngrit populli për të luftuar, por armë nuk u dhanë. Qanin burrat si fëmijë se e urrenin tradhëtinë. Por ajo e bëri punën e saj. Italia e pushtoi Shqipërinë me 7 Prill 1939. Duhet thënë një e vërtetë. Më 1920, kur nuk kishim qeveri e ushtri e armë, e hodhëm Italinë në det, ndërsa më 7 Prill 1939, me qeveri, mbret, ushtri e general, nuk e zbrazëm fare. Përse ndodhi ky turp? Kuptohet, Shqipërinë e kishin shitur ata që nuk kanë pasur atdhe kurrë, si mbreti, bejlerët dhe tradhëtarët e njohur. Por Atdheu ynë, e ka patur Zotin e tij, popullin, që në dejet e tij rrjedh gjithnje gjaku i Skënderbeut

Në këtë situatë dëshperimi e turpi, luftëtarët për liri, atdhetarët e vërtetë, u thanë bijve të tyre: “Hidheni në det fashizmin breshkamadh, ashtu si më 1920 dhe në mos kini armë, gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”. Fashizmi me tradhëti pushtoi Shqipërinë, por jo kurrë shpirtin liridashës të popullit tonë. Ai na mori lirinë, pavarësinë e fituar me gjak në shekuj, na nëpërkëmbi nderin, na poshtëroi dinjitetin, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare, shpirtin e dergjur për trimëri, për mbrojtjen, pavarësinë e shenjtë të Atdheut. Në të gjithë vendin filluan përleshjet, protestat, mitingjet, sabotimet, burgjet u mbushën plot me antifashist.

Kur populli protestonte më 12 Prill, shkoi në Romë delegacioni prej 180 përfaqësuesve nga çdo krahinë e Shqipërisë, ndërsa më 16 Prill vajti në Romë kryeministri kukull, Shefqet Verlaci me delegacionin qeveritar, nënshkroi zhdukjen e pavarësisë Kombëtare dhe bashkimin me Italinë Fashiste. Pastaj vuri në kokën e Viktorit, kurorën e artë të Heroit tonë Kombëtar-Skenderbeut, pa iu skuqur faqa dhe pa iu dredhur dora.

Më 7 Prill 1939, këta tradhetarë me Ali Këlcyrën në e shitën fare Atdheun tek Italia. Administrata civile dhe ushtarake e Zogut, hyri në shërbim te pushtimit fashist. Një pjesë e kësaj administrate hyri në radhet e partisë Fashiste Shqiptare dhe në radhët e SIMI-it duke spiunuar e ndjekur antifashistët shqiptar. Lufta ANÇl filloi më 7 Prill 1939. Luftën për çlirimin e vendit e filloi populli, spontanisht, pa organizim e pa drejtim.

Fashistët vendosën pushtetin civil dhe ushtarak në Ballsh, Fratar, Graçan e Cakran dhe Mallakastrën e vunë nën terror. Populli u varfërua, vendi u mbush me banda hajdutësh, të arratisurish, i gjithë populli u armatos, u vendos vetgjyqësia duke u vrarë qindra njerëz; qeveria nuk pyetesh më.  Në Gusht, me ardhjen e Bilbil Klosit, Dervish Hekalit etj, l;ufta në mallakastër u bë e organizuar dhe e drejtuar. Populli i dëshpëruar, shtrëngonte grushtet dhe kërciste dhëmbët. Koha kërkonte drejtues të urrejtjes popullore. Për të drejtuar luftëën e popullit kundër fashizmit, u krijua PKSH më 8 Nëntor 1941, me bijte më të mirë të popullit atdhetar. Thirrja e saj,dha shëmbullin e parë në luftë. Gjaku i Qemalit, Vojos, Perlatit, e ngriti gjithë vendin në këmbë.

Konferenca e Pezës u mblodh më 16 Shtator 1942, e cila krijoi Këshillin e Përgjithshëm ANÇl të Shqipërisë dhe i bëri thirrje popullit të bashkohet pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftë pa kompromis kundër fashizmit. Menjëherë në çdo fshat të Mallakastrës u krijuan këshillat antifashiste, si organe lufte dhe qeverisjeje, njesitet dhe çetat partizane. U krijuan këshillat krahnore të qarkut, organizata e rinisë dhe e gruas antifashiste. Lufta sa vinte dhe ashpërsohej, i gjithë populli ishte i armatosur dhe nuk i paguante detyrime e taksa qeverisë. Depot e drithir iu shpërndane fshatareve. Si rezultat i zgjerimit të luftës, më 4 Shkurt 1943, u krijua “Çeta Plakë” e Mallakastrës. Aksioni i Qafës së Sykuqit, i Patosit dhe Selenicës kundër fashizmit në Shkurt 1943, bënë jehonë në Mallakastër. U krijua kriza politike, ekonomike e juridike midis pushtetit fashist e atij Antifashist të popullit të Mallakastrës. U krijua situate e dy pushtetit antagonist. Në këto kushte u vendos Çlirimi i Mallakastrës. Në fillim të Prillit, u çlirua komuna e Fratarit, Ballshit dhe Cakranit. N/Prefektura e Ballshit kishte forca të shumta ushtarake e policore.

Për Çlirimin e Ballshit u morën masa të plota ushtarake, duke grumbulluar forca të mëdha partizane, Çeta Plake dhe Çetat e fshatrave. Pushteti ANÇl dhe forcat partizane të Mallakastrës, vendosën t’i japin fund dy pushteteve në Mallakastër. Pas çlirimit të Komunave, do të çlirojmë me luftë Ballshin. Më 18 Prill u çlirua Ballshi dhe Mallakastra nga pushtimi fashist. Ajo u shpall zonë e lirë, bazë e fuqishme e luftës Antifashiste. Të gjithë ndjeheshin krenarë. Mallakastra u bë shembull për të gjithë vendin. Ndërsa fashistët u demaskuan që nuk mbajtën dot të pushtuar një krahinë kodrinore në mesin e vendit.

Çlirimi i Mallakastrës e detyroi komandën fashiste të nxjerrë mësime, ta ripushtoj atë me operacion dhe me terror ta largoj popullin e saj nga lufta ANÇl. Ajo vuri në përdorim Divizën Romake: “Përça dhe sundo”. Në këtë situatë të vështirë, iu ndodh pranë miku i tij i vjetër beu i Këlcyrës që lidhi marrëveshjen: “Nuk do të lejojmë që operacionet fashiste, në Shqipërinë e Jugut të priten me luftë”. Edhe Bektash Beu i Cakranit me Tefik Sfirin etj, me porosi të Ali Këlcyrës, lidhën marrëveshje me komandën e SIMI-it Fier dhe me general Dalmazon në vilën e Durrësit, ku zotohen: “Mallakastra do ta presë operacionin fashist e çarmatosur dhe me flamur të bardhë”.

Menjëherë drejtues të luftës u takuan me beun e Cakranit dhe i thanë: “Kush pandeh se je ti Bektash Bej? Mos kujton se Mallakatra është çifligu yt dhe t’i bëjë temena pushtuesve? Populli i Mallakastrës të njeh si tradhëtar i atyre që të kanë paguar më shumë. Në mbledhjen e  KASH-it në Prill 1943, të “Çetës Plakë” të Mallakastrës, përfaqësuesve të zonës dhe një pjesë të Çetës së Skraparit, u demaskua Bektash Cakrani dhe Ali Bej Këlcyra. Në fund u gjykua spiuni Jaçe, i paguar nga Ali Këlcyra për të vrarë Ramiz Aranitasin. Këto marrëveshje me pushtuesit e atdheut e bënë që të filloi përçarja në Mallakastër dhe kjo u thellua me krijimin e Ballit Kombëtar në Mars 1943 në Cakran, e cila hapte parrulla që rinia të mos shkonte në luftë, ndërsa për vajzat e gratë ishte turp të luftonin.

Këto thuheshin kur lufta kishte katër vejt që kishte filluar dhe ishin vrarë mijëra partizanë e antifashist dhe të burgosur e inetrnuar. Lufta ziente në qytete e krahina. Ishte çliruar Peza, Mallakastra, Skrapari etj. Fashizmit po i dridhej toka në këmbë. Në këtë situatë fashizmit i erdhi në ndihmë pjella e tij, Balli Kombëtar, që u krijua jo për të luftuar, por për t’i ardhur në ndihmë fashizmit, duke përçarë popullin dhe së bashku me agjenturën e vjetër u hodhën kundër luftës ANÇl duke përdorur parrullën: “Përça e sundo”. Keto jane disa të vërteta historike që i dinë mirë fashistët, nazistët dhe bashkëpunëtoret e tyre.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.