Home Kulture Durrës, legalizohen 35 objekte kulti të Komunitetit Mysliman.

Durrës, legalizohen 35 objekte kulti të Komunitetit Mysliman.

178
0
SHARE

Në ditën e Kurban Bajramit, Komuniteti Mysliman në qarkun e Durrësit ka marrë lejet e legalizimit për 35 xhami, duke përfunduar kështu të gjithë procesin e legalizimit të objekteve të kultit të këtij komuniteti në Durrës. 35 lejet iu dorëzuan Myftiut të Durrësit, Redi Quku nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputetë të qarkut.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, krahas procedurave të legalizimit, edhe sipërfaqja ndërtimore ku janë shtrirë këto 35 objekte është falas. Pra, kostoja financiare që komuniteti mysliman dhe të gjitha komunitetet fetare, objektet e kultit të të cilave legalizohen, është zero.

Myftiu i Durrësit vlerësoi këtë dhuratë që iu bë komunitetit mysliman në një ditë feste si ajo e Kurban Bajramit, bashkëpunimin me ALUIZNI-n dhe bashkinë e qytetit. Ministrja Gjermeni, në fjalën e saj është ndalur në procesin e legalizimeve që po bëhet në mbarë vendin e veçanërisht në qarkun e Durrësit.

“Sot ndamë 35 leje legalizimi për objektet e kultit të komunitetit mysliman në Durrës. Një prej këtyre, leja e parë që i dhamë Myftiut, ishte objekti i 20 mij-të i legalizuar në këto 3 vite në këtë qark. Ky proces jo në të gjithë Shqipërinë ka ecur me të njëjtat ritme, ndaj theksoj që ekipi i Durrësit po punon fort dhe unë dua ta vlerësoj për këtë. Puna po ecëm mirë edhe për legalizimin e objekteve të kultit edhe të komuniteteve të tjera fetare. Në vitet 2015 – 2013 në këtë qark u legalizuan vetëm 2 400 objekte, mes të cilave nuk kishte asnjë objekt kulti.

Ne jemi angazhuar që në krye të herës, që me mbarimin e mandatit të parë qeverisës (2013 – 2017) do legalizojmë kryesisht zonat informale. Dhe jam plotësisht e bindur që do ta arrijmë këtë objektit”, – Ministrja Gjermeni.

Ajo uroi besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, për më shumë paqe, dashuri e mirësi mes njëri – tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here