Home Aktualitet Nënshkruhet deklarata e përbashkët për antitrafikimin mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe...

Nënshkruhet deklarata e përbashkët për antitrafikimin mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës

209
0
SHARE

hqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nënnënshkruan deklaratën e përbashkët, përmes së cilës unifikohen procedurat për identifikimin, referimin, kthimin vullnetar dhe asistimin e mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Çështjet që u diskutuan gjatë takimit ishin intensifikimi i bashkëpunimit mes të tre vendeve si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese në vendet respektive, në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në takimin ku morën pjesë Koordinatori Kombëtar i Malit të Zi Zoran Ulama, zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Valdet Hoxha, zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea deklaroi se do të ketë kontrolle më të rrepta për emigrantët e parregullt.

Elona Gjebrea – Zv/ministre e Punëve të Brendshme, Shqipëri: Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët sot do të propozoj që ne të kemi një kalendar aktivitetesh të përbashkëta, të cilat të na ndihmojnë për të synuar fuqizim kapacitetesh policore, zbatim me korrektesë të procedurave dhe kontrolle më rigoroze të emigrantëve të parregullt, takime, operacione të përbashkëta, shkëmbim praktikash pozitive në bërjen ballë të fenomeneve të trafikimit dhe trendet e reja, sikurse janë dhe fëmijët në lëvizje apo lëvizjet migratore. Do të doja të ndalesha në këtë të fundit, lëvizjet migratore kanë qenë një shqetësim. Të gjithë kemi parë dhe jemi dëshmitarë të situatës së paprecedentë migratore që kaloi Europa dhe që sipas të gjitha informacioneve që kemi, nuk është një gjë që është mbyllur dhe është ndaluar. Prandaj ne na duhet që të bashkëpunojmë më ngushtësisht.

Zoran Ulama – Koordinator Kombëtar i anti-trafikimit, Mali i Zi: Me të drejtë mund të themi që procedurat tona trilaterale mund t’i shërbejnë edhe shteteve të tjera  të rajonit, pse jo dhe më gjerë, si shembull në bazë të të cilit mund të vendoset apo avancohet bashkëpunimi ndërkufitar, pa të cilin nuk mund të imagjinohet lufta e trafikimit të qenieve njerëzore.

Valdet Hoxha – Zv/ministër i Punëve të Brendshme, Kosovë: Në dinamikën e zhvillimeve në botë dhe në rajon ju po e shikoni që fusha për të cilën jemi mbledhur këtu është e lidhur shumë ngushtë me aspektin e lëvizjeve të ndryshme emigratore por edhe të lëvizjeve të grupeve të ndryshme kriminale. Në këtë kontekst unë me kënaqësi po ofroj dhe po vendos në dispozicion tërë kapacitetet e mekanizmave tona të sigurisë. Në radhë të parë në implementimin e kësaj marrëveshje, aneks protokolli për çështjet teknike të cilat janë shumë thelbësore dhe po e them janë shumë të rëndësishme në epilogun e çdo rasti hetimor. Po shfrytëzoj rastin që nga këtu ti bëjë thirrje edhe pushteteve të tjera të ndara, pasi hetimi i çështjeve të krimit të organizuar si dhe në veçanti të hetimit të trafikimit të qenieve njerëzore pa një bashkëpunim mes pushteteve është e pamundur të realizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here