Home Sociale Pse duhet të thellohet reforma në pyje

Pse duhet të thellohet reforma në pyje

143
0
SHARE

Pyjet dhe kullotat në Shqipëri përgjatë këtyre 26 viteve të fundit kanë përjetuar reformatë vazhdueshme në drejtim të transferimit të tyre nga qeveria qëndrore në atë vendore. Krahas kësaj, degradimi i tokave publike e gërryerjet kanëavancuar me ritme alarmante.

Në vitin 2016 rreth 900 mijë hektarë pyje (79.5% e pyjeve të vendit) iu transferuan 61 Bashkive. Megjithëkëtë hap të rëndësishëm drejt decetralizimit, në krahasim me tokën bujqësore, pyjet dhe kullotat kanë mbetur shtetërore. Një pjesë e madhe e kësaj sipërfaqe është e zhveshur nga bimësia pyjore dhe është objekt i gërryerjeve të vazhdueshme.

Ndërkohë,një pjesë e sipërfaqes nën kujdesin tradicional të fshatit apo të familjeveruajnë pamjen e pyllit dhe janëmbrojtur e mirëmbajtur, gjë e ligjëruar historikisht me kanune dhe që funksionon edhe sot. Duke u bazuar në reformat dhe përvojat e përmendura, me objektiv ndalimin e degradimit të mëtejshëm të tokës pa pronar, me gadishmërinë e donatorëve për të vazhduar mbështetjen, tashmëdisavjeçare,jemi të bindur se ka adhur koha që qeveria shqiptare të njohë të drejtat e pronësisë mbi tokat pyjore për fshatin dhe familjet rurale.

NGA PROBLEM NË ZGJIDHJE!

Në publikime të shumta, ka edhe analiza se si mund të shpëtojmë tokën dhe pyjet nga degradimi. Në vitet e tashme, kur pyjet e larta janë drejt fundit nga prerjet e djegiet masive, pastaj shitja për dru e qymyr jashtë Shqipërisë, qeveria  reflektoi, dukehequr nga vetja barrën e rëndë dhe akuzën si shkatërruese të pyllit, metransferimin e një pjesë të madhe të fondit pyjor te Bashkitë. Por ndërkaq, vërehen dy dukuri kryesore:  Në përgjithësi, atje ku vendasit pretendojnë dhe zbatojnë të drejtat tradicionale në përdorimin e pyjeve, ato pyje janë përtërirë, kanë zhvillim të mirë dhe dëmtimi i tyre nga prerjet pa leje apo zjarret është krejtësisht minimal. Në anën tjetër, në pyjet e përbashkëtatë administruara nga Shërbimi Pyjor (atje ku nuk janë përfshirë përdoruesit – fshati dhe familjet fshatare) dëmet sidomos vitet e fundit nga zjarret, prerjet dhe eksporti kontrabandë, të nxitura edhe nga korrupsioni i tejskajshëm,  siç jep alarmin media dhe mjaft intelektualë e qytetarë, janë shtuar në mënyrë të pallogaritshme (pa kursyer këtu as parqet kombëtare, zonat e mbrojtura, pyjet rreth rezervuarëve të hidrocentraleve dhe atyre ujitës, brezin pyjor mbrojtës bregdetar etj.).

Kjo ka hapur edhe një debat veçanërisht kohët e fundit të përqendruar jo tek analizat që bëhen për të gjetur zgjidhje, por tek fakti se kujt i takon ky pyll, e kujt është si pronë e paluajtshme, e organeve vendore apo e familjeve. Këto debate lidhen dhe zhvillohen kryesisht nga njerëz në konflikt të plotë interesi, sepse në fakt njerëzit që janë pronarë i kanë ndarë pyjet, i kanë me kufij, i kanë vënë nën mbrojtje dhe sot kanë një rritje mesatare vjetore të mirë, e cila  varion 3-6 m3/ha/vit, ndërkohë që rritja mesatare vjetore sipas Ministrisë së Mjedisit është rreth 1.16m3/ha/vit.

Përpara kësaj analize duhet pranuar që i gjithë sistemi i shkurreve apo dushkajave, në 30 vitet e fundit është jashtë çdo sistemi menaxhimi, pra çdo veprim është spontan dhe të gjithë biem dakord se administrimi spontan çon në degradim. Asnjë strategji nuk e analizoi kurrë sistemin tradicional, se si sigurohej kullota e druri i ngrohjes, se si i merrej maksimumi tokës kodrinore e malore, duke e mbrojtur njëkohësisht atë nga gërryerjet.

Ky mesazh i publikuar disa herë për vite me rradhë ka rënë në vesh të shurdhët! Kur takohesh e bisedon, të gjithë pranojnë  që fermeri ka një sistem të caktuar të cilin e aplikon, atë agro-pyjor. Nëpërmjet këtij sistemi fermat e vogla bujqësore të zonave kodrinore e malore sigurojnë të ardhurat dhe mundësojnë qëndrueshmërinë e tyre ekonomike.

Por, kur vjen momenti i hartimit të politikave dhe strategjive, ky kontribut kombëtar mohohet, ose anashkalohet duke luajtur rolin e strucit, si nga shërbyesit vendorë ashtu dhe nga ata kombëtarë, po ashtu edhe nga vendimmarrësit.

Ne mendojmë se jemi të vonuar për të gjetur mekanizmat, si do të emërtohet kjo pjesë e mbulesës bimore shqiptare, e cila është pjesë e fermës bujqësore, një potencial aktualisht i papërdorur. Ky është një kontribut i madh që duhet vlerësuar, jo vetëm nga drejtuesit në nivele të ndryshme, studiues e pylltarë, por edhe nga vetë shkolla pyjore shqiptare për të dhënë një kontribut kombëtar, duke pranuar dhe filluar të mendojnë të kërkojnë dijet atje ku janë, ku sistemet silvopastorale apo ato të cungishteve kanë histori shumëshekullore dhe është  e mundur të përshtaten në kushtet tona, ku të kuptojmë edhe prejardhjen dhe logjikën e traditave vendore shqiptare.

ҪFARË PROPOZOJMË?

Kërkohet një deklarim i qartë politik për garantimin e të drejtave dhe detyrimeve tëpronësisë apo të drejtave të përdorimit afatgjatë tëpyjeve për përdoruesit e tyre.Gjë qëështë jo vetëm një parim bazë politik, por gjithashtu dhe një hap praktik i nevojshëm që duhet ndërmarrë për të arritur ndalimin e degradimit të mëtejshëm të tokës me objektiv mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve e kullotave.

Qeveria duhet të deklarojë objektivin strategjik që, pyjet dhe kullotat e dhëna në përdorim tëkalojnë gradualisht në pronësi të përdoruesve, kur tëketëtregues se është pakësuar erozioni dhe ka shtim të veshjes bimore natyrore.

Të rishikohet Strategjia për Zhvillimin e Pyjeve dhe Kullotave për të realizuar mbrojtje më të mirë të tokës nga gërryerjet, si dhe tëpërfundojë procesi 20-vjeçar i decentralizimit në përputhje me ndyshimet territoriale-administrative.

Përdoruesit (fshati, familja rurale) të kenë të drejta e detyrime ligjore për ruajtjen e tokës pyjore e kullosorenga gërryerjet,si dhe të kenë detyrime për veshjen me bimësi të tokës në pronësi, sikurseedhe të kenë tëdrejtën të shesin prodhimet drusore e jodrusore shtesë që rezultojnë nga tokat  pyjore e kullosore.

Të hartohet ligji i ri për pyjet me role, të drejta dhe kompetenca të qarta përdetyrimet e  bashkive, komuniteteve, pronarëve dhe Shoqatavetë Përdoruesve të Pyjeve për mbrojtjen nga erozioni dhe shëndetësimin e tokës që kanë në përdorim apo pronësi.

Nga përvoja 20-vjeçare e përfituar nga procesi i transferimit të pyjeve në komuna komunitete, fshatra e familje është konstatuar së shumë institucione që kanë lidhje me pyjet kanë patur kundërshtime, ashtu siç demonstrohet edhe aktualisht. Prandaj për tëshmangur këtë humbje të energjive dhe debatete pafundme shterpë, Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave kërkon që para fillimit tëkësaj reforme të rëndësishme kombëtare qeveria të organizojë një studim fizibiliteti – nëpërmjet një agjencie ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e tëdrejtave të përdorimitdhe pronësisë së tokës – për analizën e faktorëve pozitive dhe negativë që t’i hapet rruga kësaj reforme kaq të rëndësishme për ruajtjen e tokës.

Si një organizatë e interesuar për zhvillimin ereformave në sektorin e pyjevedhe kullotave, Federata Kombëtare e Pyjeve shpreson për mbështetjen e Qeverise në thellimin e reformave tëdecentralizimit të qeverisjes së pyjeve dhe kullotave, me synim shmangien e informalitetit, rritjen e përgjegjshmërisë dhe përfshirjes së komuniteteve në planifikimindhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Jeto Gjelber

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here