Home Politike Shpërndahen 300 leje legalizimi në Kombinat

Shpërndahen 300 leje legalizimi në Kombinat

194
0
SHARE

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame kanë shpërndarë rreth 300 leje legalizimi për banorët e zonës së Kombinatit në kryeqytet. Tahiri akuzoi opozitën se po përpiqet të mbajë peng shqiptarët.

E në qoftë se ti je shqiptari i zakonshëm që pret me padurim legalizimin, ajo ‘çadra’ ta largon akoma më shumë. Nëse ti je shqiptari i zakonshëm që pret një punë më të mirë, ajo ‘çadra’ ta largon më shumë. Nëse ti je njeriu që ke ndërtuar një jetë me sakrificë dhe pret që fëmijët e tu të shkollohen, që nesër të kenë një punë më të mirë, ajo ‘çadra’ dhe të gjithë ata që duan ta mbajnë Shqipërinë peng t’i largojnë më shumë ëndrrat”, theksoi kreu i PS-së Tiranë.

Loading...

Duke u shpërndarë lejet e legalizimit banorëve të Kombinatit, Tahiri deklaroi se vetëm gjatë këtyre viteve janë bërë 6 deri në 7-fish më shumë legalizime se çfarë janë bërë gjatë 8 viteve në kohën e Berishës, ndërkohë që brenda 4-vjeçarit të ardhshëm, tha ai, ky proces do të përfundojë në të gjithë Shqipërinë.

Çdo legalizim që kemi bërë sot është një borxh që jua kemi kthyer. Një borxh që e kemi mbajtur ne në kurriz, edhe për llogari të atyre që kanë qeverisur 25 vite, dhe që sot jua rikthejmë jo për të na thënë ju faleminderit neve, por për t’ju thënë ne faleminderit juve”, theksoi ndër të tjera Saimir Tahiri.

Qytetarët dëshmuan kalvarin e vuajtjeve që kanë kaluar vite më parë për t’u pajisur me leje legalizimi. ”Nga 2005 e deri në 2013 unë jam robtuar zyrë më zyrë, edhe vend më vend. Është i dyti legalizim që marrë për 4 vjet”, tha një banor.

 

Saimir Tahiri: Ka një çadër në mes të bulevardit që nuk janë të vetëm, por që duan t’i mbajnë shqiptarët peng. E në qoftë se ti je shqiptari i zakonshëm që pret me padurim legalizimin, ajo çadra ta largon akoma më shumë. Nëse ti je shqiptari i zakonshëm që pret një punë më të mirë, ajo çadra ta largon më shumë. Nëse ti je njeriu që ke ndërtuar një jetë me sakrificë dhe pret që fëmijët e tu të shkollohen, që nesër të kenë një punë më të mirë, ajo çadra dhe të gjithë ata që duan ta mbajnë Shqipërinë peng t’i largojnë më shumë ëndrrat. Në qoftë se ti ke sakrifikuar, je munduar, je rropatur për një jetë më të mirë duke u përplasur me çdo lloj vështirësie, ajo çadra dhe jo vetëm, ta bën më të vështirë.

Në qoftë se çdo gjë që ke arritur sot, çdo arritje e jotja personale apo si familje e sheh të shkatërrohet një ditë dhe ka plot të tilla që mund të shkatërrohen një ditë, nuk ja vlen të merremi me kërkënd tjetër përveç se me veten. Nuk ja vlen të merremi me kërkënd tjetër përveç se me veten, duke u bërë bashkë. Duke u bërë bashkë dhe duke parë njëri-tjetrin në sy për ca të vërteta që janë shumë më të thjeshta sesa loja e disa njerëzve, që rrinë gjithë ditën duke i rënë në qafë qytetarëve të thjeshtë.

Fatin tonë e kemi vetë në dorë. Fatin tonë nuk na e ka askush në dorë. Fatin tonë për nesër dhe në vazhdim. Fatin e familjeve dhe fëmijëve tanë e kemi vetë në dorë, vetëm duke u bërë bashkë. E duke mos i falur kurrkujt çdo dështim të së kaluarës e duke mos i falur kurrkujt çdo gënjeshtër për të ardhmen, por vetëm duke vendosur bashkë. Duke vendosur ju për të ardhmen tuaj dhe duke vendosur bashkë për Shqipërinë që duam nesër. Kështu që miqtë e mi, faleminderit pa fund.

Çdo legalizim që kemi bërë sot, është një borxh që jua kemi kthyer. Një borxh që e kemi mbajtur ne në kurriz edhe për llogari të atyre që kanë qeverisur 25 vite, dhe që sot jua rikthejmë jo për të na thënë ju faleminderit neve, por për t’ju thënë ne faleminderit juve. Faleminderit që keni duruar deri sot dhe hajde bëhemi bashkë. Në 18 qershor duhet të vendosim një gjë: Shqipërinë që duam!

Artan Lame: Ka ende shumë punë për të bërë jo thjesht se janë shumë, por sepse problematika është shumë e madhe, e trashëguar, shumë e komplikuar vit pas viti. Secili nga ju e di, po të marrë qoftë edhe rastin e vet, e sheh sa probleme ka, sa duhet të takojë, se duhet të plotësojë një dokument, se një dokument tjetër është skaduar. Prandaj ju themi që bashkë duhet të nxisim dhe të tjerët për të plotësuar dokumentat, që ta çojmë para këtë proces. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here