Home Life Style Sigma Interalbanian, VIG – Sponsor i Federatës Shqiptare të Tenisit

Sigma Interalbanian, VIG – Sponsor i Federatës Shqiptare të Tenisit

692
0
SHARE

Federata Shqiptare e Tenisit tashmë do të ketë mbështetjen e kompanisë së Sigurimit, Sigma Interalbanian VIG. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua dje në Selinë Qendrore të kompanisë SIVIG, në praninë e drejtuesve te kompanisë SIVIG, te Federatës Shqiptare te Tenisit, si edhe të bashkëpunëtorëve te tyre dhe përfaqësuesve të mediave. Drejtori i Përgjithshëm i SIVIG, Klaidi Çitozi, u shpreh se “bizneset, përveç përfitueshmërisë, duhet të shikojnë dhe të kujdesen më shumë edhe për interesat e komunitetit. Tenisi, pavarësisht historikut te tij, konsiderohet si një sport relativisht i ri në Shqipëri dhe shumë pak i mbështetur financiarisht, ndaj ne e ndjejmë që ka nevojë të promovohet. Dihet që sporti bashkon dhe inkurajon njerëzit për të ecur më tej, ç’ka ne urojmë edhe për Federatën Shqiptare të Tenisit që ajo të bashkojë njerëzit dhe të promovojë një stil jete të shëndetshëm. Ne e mbështesim tenisin pasi jemi të sigurt se qëllimi i këtij sporti, ashtu si dhe i kompanisë tonë, është që të kontribuojë për një të ardhme të mirë, më aktive dhe më të shëndetshme për brezat e rinj”. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Genci Çakçiri, duke falenderuar SIVIG për mbështetjen dhe besimin që po jep, nënvizoi se “Federata synon që ta bëjë tenisin një sport masiv në Shqipëri, duke patur një shpërndarje gjeografike në mbarë vendin si edhe duke qenë një sport i luajtur nga të gjitha moshat. Implementimi i minitenisit në shkolla përbën një hap mjaft pozitiv në këtë drejtim. Gjithashtu, ne synojmë shtimin e numrit të trajnerëve, kualifikimin e tyre si dhe përmirësimin e cilësisë së lojtarëve të rinj”. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i FSHT-së, Z.Edvin Libohova i dhuroi Z. Çitozi fanellën e përfaqësueses Shqiptare të Tenisit të branduar me logon e kompanisë Sigma Interalbanian VIG. Federata Shqiptare e Tenisit (FSHT) është krijuar në vitin 1993, por tenisi si sport në Shqipëri i ka fillimet e veta në vitet 1930. Aktualisht në Shqipëri zhvillohen 6 turne ndërkombëtare për moshat nën-14 vjeç, nën-16 vjeç dhe nën-18 vjeç, të cilët janë edhe në kalendarët zyrtarë të Tennis Europe dhe International Tennis Federation, si edhe disa turne kombëtare për të rinj, të rritur dhe seniorë (moshat mbi 35 vjeç) si dhe turne mini-tenisi për mosha nën 10 vjeç. Gjithashtu, përfaqësueset e FSHT-së marrin pjesë rregullisht ne Kupën Davis, si edhe në disa turne ndërkombëtare në vendet fqinjë me ekipet e grupmoshave U12 dhe U14.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here