Home Ditar Tetë vjet, pa shoqen e jetës

Tetë vjet, pa shoqen e jetës

278
0
SHARE

http://vivianreed.com/scarves-more/ -511 herë, tek varri i shoqes së jetës, Ollga-

source url Dashuria lind me një të parë,

Loading...

mail order topamax Zmadhohet me një buzëqeshje,

Trashet me të puthur dhe mbaron me lotë…

PUSHKINI

Në fillim të këtij shkrimi, po kujtoj disa rreshta të shkruara vite më parë, në Maj të vitit 1965 në gazetën “Zëri i Rinisë”, për një jetë interesante të sekretarit të rinisë së Fabrikës së Kurbneshit, Idriz Pasha. Zakoni çnjerëzor i hasmërisë, e la jetim në moshën më të njomë, 4 vjeç, sepse gjakësorët vranë babain. Idrizi filloi shtegtimin nëpër Atdhe që në moshën 12 vjeçare. Punoi në Hidrocentralin “Karl Marks”. Atje mësoi zanatin e saldatorit, montatorit e mekanikut.

Mbasi mbaroi një kurs për udhëheqës rinie në Kavajë në fillim të vitit 1958, po këtë vit erdhi në Kurbnesh për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e kësaj krahine të prapambetur. Aty i lindi edhe dëshira e madhe për të krijuar familjen e tij, një familje bazuar në moralin e ri të klasës punëtore. Jo, ai nuk iu përmbajt zakonit të vjetër e poshtërues për të blerë me para gruan, njeriun me të cilën do të ndërtonte një jetë të tërë. Këtë familje, ai do ta krijonte mbi bazën e dashurisë, kësaj ndjenje të bukur që e frymëzon dhe e pasuron jetën e njeriut. Dhe Idrizi, njohu një vajzë të tillë në Fushë-Krujë, kur kalonte pushimet pranë të afërmeve të tij. I tregoi vajzës se jeta do që do të kalonin sëbashku ndër male, do të ishte ndoshta e ashpër.

Dhe sa bukur i përgjigjet ajo: ”Unë të kam dashuruar ty, e, kudo që të jesh ti, jeta do të më duket e bukur”. Më 10 Janar të këtij viti, ai u martua dhe erdhi në Kurbnesh. Kishte shumë dëborë. Në një dhomë të Qytetit, Idrizi festonte krijimin e familjes së re, siç tregon ai, jetonte i lumtur.

Zef Kurakuqi, gazetar i gazetës “Zëri i Rinisë” Kurbnesh, 1 Maj 1965. Por si u njoha unë me Ollgën, e cila do të bëhej dhe gruaja ime e jetës. Unë punoja në uzinën “Enver” me shërbim njëvjeçar për llogari të uzinës së bakrit Rubik. Të shtunave, disa herë shkoja tek xhaxhai im, Sali Pasha. Një të shtunë pasdite, po rrija në oborrin e komshiut që vetëm një tel i ndantë të dy oborret. Prej aty, doli një vajzë, e cila më tërhoqi vemendjen me portretin e saj, me flokët bjonde të hedhura mbi supe. Ajo po ushqente lepujt që i mbante në fund të oborrit dhe unë nuk ia ndava sytë edhe pse ajo ishte 5-6 metra larg nga unë. Deshi apo rastësisht, ktheu shikimin nga unë dhe më shikoj me ato dy sytë bojë qielli, të cilat m’u dukën si dy copa qielli! Në çast, zemra ime filloi të rrah. E, thashë me vete! Idriz, koha e shumëpritur për të gjetur një vajzë që të të pëlqejë, erdhi…

Hyra brenda dhe pieta xhaxhain: E kujt është ajo cucë që doli në oborrin e komshiut? Eshtë motra e Kiços, me origjinë nga Përmeti por që në 1944, jetonin në Sarandë. Përse më pyet, më thotë. E po tani jam rritur unë! Paskë rënë në grackë> Po, po, kur i pashë sytë e saj, m’u dukën si dy shigjeta që m’u ngulën në gjoksin tim. Eshtë vajzë e bukur dhe shumnë punëtore. Babai i saj, Jani Dhima ka qenë partizan në Brigadën e I-rë Sm komandant njesiti e ndër komunistët e parë. Ta thërras të vijë këtu, se kemi hyrje-dalje të mira si konshinj. Po, thirre të vijë. Ai e thirri dhe Ollga s’vonoi dhe erdhi. U çova në këmbë për respekt. Na prezantoi Sala, i shtriva dorën, por ajo hezitoi pak por edhe ajo shtriu dorën duke më dhënë majat e gishtave.

Ollgë, thotë xhaxhai, ky është nipi im, Idriz ia thonë emrin, e ka zënë zevdaja me ty qysh në momentin kur ti dole në oborr. Prandaj, ai kërkon dorën tënde. Ndërhyra unë: edhe emrin e paske të bukur, kur punoj në Ulëz, bashkëshorten e një inxhinieri rus, e quanin Ollga, nkjë bjonde shumë e bukur sikur të ishte motër me Ollgën këtu! Epo, edhe kjo ortodokse është. Ollga ngriti kokën e më shikoi drejt e në sy. Po të doni dorën time, unë kam familje, babain, nënën, 5 vëllezër e 4 motra.

Të nesermen që në mëngjes, vajtëm tek komshiu Kiço, 10 metra larg nga shtëpia e Salës. Trokitëm. Na hapi derën bashkëshortja e tij e Kiços. Sot, thotë xhaxhai, erdha me nipin tim, Idriz e ka emrin, për të kërkuar dorën e motrës tënde, Ollgës, për t’u lidhur e jetuar së bashku gjithë jetën.

Faleminderit, o Salë për respektin ndaj familjes time, por motrën e kam të vogël akoma…Të nesermen erdhi Nue Kol Marku nga Mirdita. Më pa në oborr dhe tha: Po ti Idriz çdo këtu? I tregova se isha nipi i Salës dhe i thashë gjithçka, sepse Nuja punonte në Bistricë me babain e Ollgës dhe ishin shumë shokë. Edhe unë kisha punuar me Nuen në Kurbnesh. I dhashë një letër në dorë për të jatin e Ollgës sepse ai do të vinte pas dy ditësh këtu në Fushë-Krujë. Erdhi përgjigja e letrës nga babai i Ollgës ku mes të tjerash shkruhej: “Kiço, mos i pengo të rinjtë, pot a duan njer-tjrtrin, le të lidhen se më tha Nuja se kush është Idrizi. Sikur edhe 10 cica të kisha, do t’ua jap djemve si Idrizi”. Letrën e lexoi edhe Ollga dhe kështu ne u gëzuam të dy.

Më pas, lam takim te dritarja e saj, sepse ajo kishte dhomë më vete. Pas darke vonë, vajta poshtë dritares. Ollga doli dhe ndenjëm 2-3 orë duke biseduar. Më pas dritaren, të dy do ta quanin “Dritarja e dashurisë”. Kështu vazhduam deri në fund të vitit 1963 dhe në Janar të vitit 1964, u ktheva në Kurbnesh, pasi kisha kryer detyrën në uzinë. Për këtë detyrë të rëndësishme, më shpërblyen moralisht me dekorata dhe ekonomikisht më dhanë dy shpërblime në të holla një drejtor i Rubikut, Frrok Pjetëe Gega dhe një drejtor i uzinës “Enver”, Hajredin Çeliku.

Me Ollgën luidhën korrespondencë me letra çdo tre ditë. Gjithë vitin 1964, unë çdo dy javë shkoja në Fushë-Krujë dhe bisedoja me orë të tëra me Ollgën. Erdhëm edhe në Tiranë, bëmë edhe foto (ja këto) në fund të vitit 1964. Për Vit të Ri, vajtëm te Ollga. Më 9 Janar u nisa nga Kurbneshi në këmbë se ishtë borë e madhe deri në Rreshen. Aty gjeta një makinë ushtarake që shkonte për në Tiranë. Ishtye aksham dhe më mori deri në Fushë-Krujë. Vajta te xhaxhai dhe si zakonisht tek “Dritarja e dashurisë”. Takova Ollgën dhe ia preva shkurt: nesër do të ikim në Kurbnesh. Filloi të qante duke thënë: Ku t’i lë Arturin, Grestin, Alqin tre djemtë e Kiços? E po, kanë prindërit e tyre. Atëhere bëhu gati nbë mëngjes se dio të nisemi. Për këtë mora aprovimin e xhaxhait. Unë pata marrë aprovimin e nënës time, të vëllait të madh Zyberit e të dajës, Rexhep Vata.

U nisëm për në Reshen dhe fjetëm në hotem më 9 Janar, të nesermen u nisëm në këmbë drejt Kurbneshit. Fati jonë dhe vjen një makinë me zinxhir. Ishte njeriu im, na mori deri te fabrika e Kurbneshit dhe shkuam në këmbë në qytet. Kishte borë e akull, kurrë s’e kisha parë Ollgën, sepse ishte ishte rritur në Sarandë. Vajta në dhomën time në një hyrje. Erdhën të afërm e shokë të më uronin. Mora lejen e zakonshme. I prita të gjithë kush vinte. Mbas disa kohësh e sistemova në punë Ollgën, përgjegjëse administrate në ndërmarrjen minerale Kurbnesh, detyrë që e kreu me nder për 4 vjet. Përveç punës, unë me Ollgën u ingrunuam në grupin e estradës në Kurbnesh dhe kemi dhënë çfaqje në gjithë Shqipërinë verilindore deri edhe në Tiranë. Unë isha dhe anëtar i byrosë së rinisë së rrethit Mirditë.

Në vitin 1969, me urdhër të Ministrisë, më transferuan në Burrel për të ndërtuar uzinën e ferrokromit në Komsi, Burrel, Por afatin e shtynë kinezët për të sabotuar, prandaj fillova punë në gjeologji. Më 1975, filloi uzinë dhe më caktuan brigadier montimi deri në përfundim. Ollgën e sistemova në korpusin ushtarak në Burrel në sekretari të korpusit ku kisha dhe kushëririn e parë të babait tim, Kadri Pashën, officer në zyrën sekrete të Korpusit. Mbas disa kohësh. Ollgën e transferuan shefe administrate në KE në Burrel. Aty kishte shumë punë dhe me qenëse e njihte sekretarin e parë Mustafa Pajegën, i kërkoi një punë me të lehtë sepse kishim dy fëmijë (të lindur në Kurbnesh dhe dy na lindën në Burrel). Sekretari e dërgoi përgjegjëse administratë në ndërmarrjen tregtare të Matit ku dhe doli në pension të parakohshën. Ollga gjatëë 30 e ca viteve punë, u dekorua dy herë e shumë stimuj të tjerë moral e material.

Edhe unë duke punuar 45 vjet në tre profesione me kategori të shtatë dhe në Elbasan me komision shtetëror për novatorizëm, me dhanë titullin “Mjeshtër Prodhimi”. Pesë herë i dekoruar me Medalje e Urdhëra Pune dhe Qytetar Nderi i Matit” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Kam kryer 5 kurse për udhëheqës rinie, udhëheqës i BP, për gazetari, shofer dhe saldator- montator. Që në vitin 1955, kam bashkëpunuar me shtypin si korrespondent në të gjitha gazetat e kohës pas 90-ës dhe vazhdoi akoma të shkruaj në gazetën “Zëri i Popullit”, “Shekulli” etj. Me Ollgën rritëm një vajzë, fëmijën e parë dhe tre djem e 7 nipa e mbesa në mënyrë shëmbullore, të gjithë si në Kurbnesh, Kurbnesh, Burrel e këtu në Tiranë na respektonin si çift shëmbullor.

12 vjet banuam tek Parku i autobusave në Tiranë e tani banojmë afër pallatit me shigjeta. Ollga ime e dashur pak e gëzoi shtëpinë e re se erdhi 16 Prill 2009, nga një atak në zemër ajo ndërroi jetë. Pra, Prilli,  çel lule dhe këngë bilbilash ndërsa atë të Enjte të 16 Prillit, në shtëpinë time mbolli zi dhe vetëm zi se mbas 44 vitesh të martuar e dy vjet të dashuruar, ajo më la. Zoti e mori, mbase e dërgoi në Qiell se ajo ishte si Nënë Tereza, humane dhe e dashur…Të parin më la mua ajo jetim, sepse më gjeti pa prind dhe jetim më la edhe ajo, shoqja e jetës. Ollga la në pikëllim Adelinën, vajzën e vetme, fëmijën e parë, ishin si motra, Adrianin, Dritanin, Gencin. La në pikëllim vëllezër e motra dhe të afërm të saj. Më 17 Prill 2009 e dërguam në banesën e fundit në Sharrë e shoqëruar me mbi 1000 vetë  nga Burreli, Saranda, Tirana dhe i dhamë lamtumirën e fundit në mënyrën më shëmbullore.

Për 24 orë rresht, mua më tradhëtuan sytë duke lotuar pa pushim ashtu edhe vajzën dhe djemtë. Atë ditë i dhanë lamtumirën e fundit duke i bërë homazhe edhe nga gazeta “Mati” me botues Qemal Cenin. “Kushtrim Brezash” me autor Kiço Lakën etj. Ta pranishmit në varrim ishin të afërmit tanë dhe të Ollgës, të cilët lotonin për njeriun e tyre të dashur dhe për një njeri të nderuar dhe të respektuar në shoqëri.

Tani, Ollga mbush 8 vjet që është ndarë nga jeta dhe dergjet në varr, aty ku prehen edhe eshtrat e saj. Unë, shoku i jetës së saj, që më la të mjerë në moshën 70 vjeçare, e kam thikë në zemëer mungesën e Ollgës. Kam fëmijë, nipa e mbesa plot, por ajho zinte vend të veçantë në jetën time. Fëmijët janë të martuar, të gjithë të kenë jetë të gjatë me fëmijët e tyre dhe i lënça prapa, porn ë filozofi thuhet se brezat janë në kontradiktë, jo antagonist me njeri-tjetrin, kanë ardhur kohë të pakuptueshme, dhunë në familje me përmasa të mëdha, viktima në gra e vajza.

Më kujtohet në një kongres të grave në qytetin e Lezhës, ndër të tjera u tha me të madhe: “Të ngrihget i gjithë populli shqiptar në këmbë dhe të luftojë me zjarr e hekur cilindio që merr nëpër këmbë të drejtat e grave dhe vajzave shqiptare”. Akoma kjo thënje është aktuale e duhet të zbatohet nga të gjithë ne. Unë, Idriz Pasha, mbasi më vdiq shoqja e jetës, jam gjysëm njeriu, bile me pak, unë do t’u bëja thirrje burrave që t’i duan gratë ashtu si vetja e tyre, se gruaja është vajzë e dikujt, motër e dikujt, nënë e dikujt, mbesë e gjyshe e dikujt,  pra emërues i përbashkët :”Fabrika e  njerëzimit”.

Unë tre vitet e para iu shkoja çdo tre ditë te varri Ollgës së dashur, por tani vitet e fundit, shkoj çdo ditë të Enjte, kjo është dita në të cilën ajo ndërroi jetë, shkoj dhe i vendos lule shumëngjyrëshe sepse si lule zambaku i qeshte fytyra. I ndez qiri, cigare, i puth fotografinë të guri i varrit duke i lënë lot malli. Dikush më thotë: je malësor, bëhu burrë, zemrës veriu një gurë, nuk qan burri për gruan. Këta njerëz mos e provofshin si unë, se ta dijë lexuesi: Ollga jetim më gjeti e jetim më la në një moshë që unë kisha shumë nevojë. Ia kam rrethuar me lule e pemë dekorartive vendin ku ajo prehet. Deri sat ë ecë me këmbët e mia, çdo ditë të Enjte, do të shkoj tek varri i saj sit ë ishin tre zonja të dashura të jetës time: Nëna ime Hanel; Ollga, shoqja ime e jetës; vajza ime Adelina, të cilat i kam dashur dhe do t’i dua sa të kem frymë. Edhe nipat e mbesat, por këto të treja të parat, janë idhujt e mij të jetës. Amanet do t’i lë vajzës, Adelinës, kur…të më çojë pranë Ollgës dhe të më very lule siç i ka vënë nënës së saj, Ollgës, (8 vite pa e parë, lotët s’i janë tharë Idrizit). Edhe këtë të dielë të Pashkëve ortodokse, te varri i saj do të vendos lule dhe derdh lot malli. “Shpirti të shkoftë në xhenet e parajsë./Ollgës, vura lule dhe derdha lot./O bukuri prrallore bashkëshorte,/nënë e gjyshe shëmbullore./shpejt shkove, pse na le,/që ishe shenjtore, pse s’na the?”

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here