Home Aktualitet ”Tirana Art Fest” kthen të rinjtë te arti

”Tirana Art Fest” kthen të rinjtë te arti

179
0
SHARE

Në ndryshim nga viti i parë, ku audicionet u organizuan vetëm në gjimnazet kryesore të Tiranës, këtë vit, të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç të gjimnazeve të njësive administrative që i janë shtuar së fundmi Bashkisë së Tiranës, si Baldushku, Farka, Kashari, Peza, Vaqarri, Shëngjergji, Ndroqi, performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, TAF është menduar që të organizohet këtë vit edhe në zonat rurale, për t’u dhënë të gjithëve shansin që të provojnë veten. Veliaj theksoi se askush nuk duhet të ndihet i disavantazhuar për shkak të zonës ku ai banon. Ai u shpreh se “Tirana Art Fest” është edhe një mënyrë për t’i përfshirë të rinjtë në aktivitete kulturore, duke i larguar nga fenomenet negative të shoqërisë.

 

“Një nga gjërat që më mërzit është fakti se si kafet janë plot me djem dhe vajza të rinj. Në Francë, Itali, Gjermani, kafet kryesisht i mbushin mosha mbi 70 vjeç, kurse ne e fillojmë që 14 vjeç. Nuk është normale! Kjo është mosha më e bukur. Më vjen mirë që ‘Tirana Art Fest’ i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet, bingot dhe bastet, dhe i ka kthyer te arti, kënga, te vallëzimi. Ndaj jam shumë krenar për ju”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu bindjen se kush ka talent dhe vullnetin për të ecur përpara, mund t’ia dalë në çdo fushë. “Në qoftë se i vë qëllim vetes diçka, besoj se secili prej nesh e ka mundësinë që t’ia dalë. Besoj se talenti është i shpërndarë kudo dhe nuk mund të kemi disa aktivitete vetëm për qytetin, kurse zonat rurale t’i lëmë jashtë. Asnjë djalë ose vajzë në Tiranë nuk duhet të ndihet i disavantazhuar, se mund të ketë një mbiemër të panjohur, se mund t’i ketë prindërit me të ardhura modeste, se mund të mos ta ketë shtëpinë në bllok”, theksoi Veliaj. “Unë besoj që me Bashkinë që kemi sot, me skuadrën që kemi sot, kush ka talent, kush është i mirë, kush punon fort, mund t’ ia dalë me shumë sukses”, tha ai.

Veliaj tha Bashkia e Tiranës ka rikthyer bursat për nxënësit e shkëlqyer duke shpërndarë 2228 bursa për 2016-n. Ai theksoi se përmes këtyre aktiviteteve jepen mesazhe të qarta se edhe në këto zona, që janë larg qendrës së qytetit, ka të rinj dhe të reja që kanë talent dhe vullnet për të punuar. “Tirana Art Fest” jo vetëm që ka sjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here