Home Opinion Votojmë çdo ndryshim që PD të ndjehet e garantuar në zgjedhje

Votojmë çdo ndryshim që PD të ndjehet e garantuar në zgjedhje

267
0
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka përforcuar deklaratat e mëparshme pas paralajmërimit të opozitës se nuk do të lejojë zgjedhje me Ramën Kryeministër.

Në komunikimin Javor në facebook, Rama i bëri ftesë opozitës për dialog, por deklaroi se në asnjë rrethanë nuk do të ketë qeveri teknike dhe as shtyrje të datës së zgjedhjeve.

Loading...

RamaReformat tona duhet të ecin përpara edhe më shpejt dhe as nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike. Shqipëria që duam është Shqipëria e së ardhmes, jo Shqipëria e së shkuarës me rrëmujë dhe sherr politike.

Thirrje ime përsëri për PD-është: Bujrum! Të duialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që sipas tyre forcon ligjin e zgjedhjeve. Të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhje.

Të negociojmë për çdo gjë që kemi në dorë. Qëndrimi im është i pandryshuar për atë që nuk kemi në dorë. Prandaj, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo çadrat e partive.    

Kryeministri i kërkoi opozitës që të rishikojë vendimin për mospjesëmarrje në zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë, e të mendojë për të gjithë ata që e kanë votuar.

Rama: PD ka deklaruar menjëherë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vite me radhë. Uroj të rimendohen dhe të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here