Home Aktualitet Deklaratë e Aleatëve të Partisë Socialiste

Deklaratë e Aleatëve të Partisë Socialiste

247
0
SHARE

Deklaratë e Aleatëve të Partisë Socialiste pas takimit me Kryetarin Rama dhe Sekretarin për Marrëdhëniet e Koalicionit, Musa Ulqini:

Petro Koçi:
23 parti politike, me kryetarët e vet, zhvilluan një takim me Kryeministrin Rama në shqyrtim të situatës politike që është krijuar pas regjistrimit që shumë subjekte politike kanë bërë në KQZ. Duke patur parasysh që nuk janë regjistruar koalicione, atëherë ne kemi vendosur që të mbështesim kudo Partinë Socialiste, në mënyrë që ajo të sigurojë 71 mandate, ose më shumë, në zgjedhjet që bëhen në 25 Qershor; që do të thotë se çdo votë e hedhur gabimisht për subjektet të tjera, që janë të spektrit të majtë politik, dëmtojnë fitoren e së majtës socialiste në zgjedhjet në 25 Qershorit.

Loading...

Përse kjo sacrificë, zoti Koçi, për sa kohë emrat e partive që ju drejtoni nuk janë listën e Partisë Socialiste?!

Disa subjekte politike janë regjistruar tashmë, që do të thotë se çdo votë e hedhur për to dëmton fitoren e Partisë Socialiste, të aleates tonë kryesore, që udhëheq koalicionin në disa zgjedhje radhazi.

Gjergj Koja:

Pra mbledhja vendosi që të gjitha ne partitë aleate të Partisë Socialiste deri më sot, që do vazhdojmë të jemi në të ardhmen, i bëjmë thirrje elektoratit tonë, strukturave tona, kudo ku të jemi në Shqipëri të votojnë në datën 25 Qershor Partinë Socialiste si e vetmja mënyrë, si e vetmja mundësi për të mundësuar vazhdimin e reformave pas datës 25 Qershor. Çdo aventurë tjetër për të mos votuar Partinë Socialiste do të ishte e rrezikshme, do të ishin eksperimente të cialt do ta kthenin Shqipërinë shumë vite mbrapa. Prandaj i bëj thirrje njerëzve, të gjithë të votojnë Partinë Socialiste.

A ishte kjo vendimarrja juaj, apo ishte e inicuar nga zoti Rama?!

Kjo ishte një vendimarrje totalisht vullnetare; ishte një vendimarrje e konsultuar me strukturat tona të partive të tjera politike, të aleancës me Partinë Socialiste, ku besoj që kualiteti ishte i plotë, sepse të gjithë po e kuptojnë që kjo është e vetmja mënyrë që, pasi kaluam ngërçin e parë të një tensioni kaq shumë artificial, ne të mos bëjmë eksperimente përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë. Votimi i Partisë Socialiste për të nxjerrë 71 mandate pas datës 25 Qershor, është e vetmja mundësi që Shqipëria të jetë vërtetë kandidati potencial për t’u anëtarësuar në BE.

A mendoni se po zhgënjeni elektoratin tuaj?

Nuk ka asnjë zhgënjim. Kjo është një strategji e qartë elektorale, e cila suporton dhe mbështet lidershipin e reformave të Partisë Socialiste.

Idajet Beqiri:

Një ndër pikat kryesore që ne diskutuam në fund, ishte që të 23 partitë politike u bëjnë thirrje atyre forcave politike që janë regjistruar në KQZ dhe që janë pak parti politike, duke filluar me Gjinushin, me Milon, me Mysliun, me Abazajn, me Ndojën etj. Pra t’u bëjmë thirrje atyre që ashtu sikur se ishim në qershorin e vitit 2013, bashkë në aleancën për Shqipërinë Europiane, ashtu siç ishim në vitin 2015, bashkë, dhe që patëm atë fitore historike në pushtetin vendor. Ne tashmë, meqë koalicionet nuk lejohen ligjërisht, atëherë ne e konsiderojmë veten sikur jemi bashkë, por sot kemi një përfaqësuese të vetme, kemi Partinë Socialiste. Të gjitha votat do t’i orientojmë të gjitha këtu, dhe u bëjmë thirrje atyre në emrin tonë, të 23 forcave politike, që të tërhiqen nga KQZ. Faktikisht forcat e vogla politike i ndëshkon Kodi Zgjedhor, sepse duke u bërë korrektimi rajonal, asnjë prej këtyre forcave politike nuk mund të arrijë që të marrë një mandat deputeti. Atëherë votat mos t’i hedhim kot, por t’i bashkojmë në këtë alternativë me qëllim që të kemi vazhdimësinë e kësaj qeverisjeje që po bën reforma, reforma që me të vërtetë i duhen Shqipërisë dhe reformat të tilla që do na bëjnë patjetër edhe pjesë të BE.

A ranë të gjitha partitë dakord në këtë mbledhje?

Të gjitha ramë dakord, por janë disa që janë regjistruar. P.sh. partia jonë ishte regjisturar dhe u tërhoqëm me vendim, d.m.th u mor vendim nga KQZ i zgjedhjeve që u tërhoqëm. Petro Koçi u tërhoq, e të tjerë me radhë, Gjergj Koja gjithashtu. Pra jemi tërhqeur disa, kurse disa kanë ngelur ende. Ne u bëjmë thirrje atyre që të binden përfundimisht, që çdo lloj vote që do marrin ato është një votë që do hidhet kot dhe shkon dëm. Ata janë të alternativës tonë, e kemi patur rrugën bashkë, prandaj duhet bashkë me ne, edhe me ndonjë qejfmbetje të vogël që mund ta kenë për hir të kësaj gjëje kaq madhore, sikur se është një fitore bindëse mbi 71 mandate për Partinë Socialiste, kjo është kryesorja e kryesore.

Çfarë keni marrë premtim nga z. Rama në këmbim të këtyre votave?

Premtimi i vetëm është që ai të thellojë reformat, siç i ka nisur me qeverinë e tij, dhe ta integrojë Shqipërinë në BE. Ky është premtimi i vetëm dhe ne për këtë sakrifikojmë çdo lloj gjëje.

Gjergj Koja:

Pra është një mekanizëm I thjeshtë. Në kushtet kur nuk janë regjistruar partitë e koalicionit, çdo votë e hedhur për partitë e vogla dëmton fitoren e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nëse do të kishim koalicione të regjistruara, atëherë çdo votë e hedhur për partitë e vogla do të ushqente fitoren e gjithë koalicionit. Por në rrethanat e krijuara, çdo votë e hedhur pikërisht për këto parti, e dëmton objektivin e të majtës socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here