Home Sociale Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

170
0
SHARE

Erozioni sipërfaqësorë i  tokës si fenomen natyrorë kërcënues mbarëkombëtarë shkakton dëmtimin e pjesës së sipërme të tokës nga fenomene të ndryshme si:uji, akulli, era, aktivitetet njerëzore apo graviteti.

Por, cili është faktori më i rrezikshëm për shkaktimin e këtij fenomeni? Natyrisht që uji është ai që shkakton degradimin e tokës.

Sipas të dhenave në vendin tone humbjet e tokës nga ky fenomen jan rreth 20-70 ton/ha, kunë krahasim me mesataren Europiane është disa here më e lartë. Tashmë nuk është shumë e vështirë të përcaktosh shkaqet apo efektet negative të fakorëve që shkaktojn këtë katastrofë natyrore të pakthyeshme.

Ndryshimet klimatike,shpyllëzimet për të krijuar toka bujqësore, prerjet e pa kontrolluara të pyjeve, mbikullotja, zjarret apo ndërtimi i rrugëve dhe veprave hidrike apo minerare mund t’i rëndisim si faktorët me kryesore të këtij fenomeni.

E rëndësishme është se si duhet të mbrohemi dhe ta frenojm këtë fenomen përpara se të japim të dhëna statistikore per humbjet apo dëmeve ekonomike.

Cila është masa paraprake që të frenoj këtë fenomen mbarëkombëtarë?

Ajo që është më kryesorja,rigjenerimi i siperfaqeve të degraduara ndër vite në përmjet pyllëzimeve,ndërtimi i veprave hidroteknike,ndalimi i mbikullotjeve,ndalimi i prerjeve te pyjeve në mënyrë të pakontrolluar, ndalimi i gërmimeve në fondin pyjorë kullosorë për kërkime minerare apo shtimi i mbulesës së tokës.

Pak është bërë ndër vite për rigjenerimin e sipërfaqeve të degraduara në përmjet pyllëzimeve e ripyllëzimeve, por pak është bërë dhe për ndërtimin e veprave hidroteknike por dhe për frenimin e prerjeve ilegale apo fenomenet e zjarrvënieve të qëllimshme.

Ndarja e re teritoriale administrative shton përgjegjësinë dhe për frenimin e këtij fenomeni. Një menaxhim i qëndrueshëm i burimeve dhe resurseve natyrore do të ishte një masë shumë efikase në uljen sado pak të ritmit tefenomenit te erozionit.

Kërkohet një kujdesmë i madh nga strukturat e shtetit për frenimin e erozionit nëpërmjet masave paraprake.

Pushteti vendor si i pa fuqishëm për investime në masat mbrotëse të erozionit i transferohen pyjet dhe kullotat në pronësi thjeshtë dhe vetëm sisipërfaqe pa marre në konsiderate gjendjen katastrofike që jane dhe pa një plan strategjik zhvillimi.

Zhvillimi i  këtij sektori kërkon mbështetje dhe subvensione në drejtim të rigjenerimit të sipërfaqeve të degraduara ndër vite.

Pyllëzimet me llojet pyjorë si një ndër masat më të efekshme për uljen e erozionit sipërfaqesorë të tokës do të përbënin hapin më kryesorë dhe pse jo dhe më vendimtarë.

Permbytjet e ndodhura dhe që po ndodhin çdo ditë kryesisht në zonën veriperendimore të vendit, jan si shkak i shtimit të sipërfaqeve të zhveshura dhe moskryerja e ndërhyrjeve nëpërmjet pyllëzimeve.

Prurjet në basenin e Drinit të Matit apo te Bunës si më kryesorët që shkaktojn mjaft deme në tokat bujqësore, e kane fillesën në zonat e larta malore ku dhe sipërfaqet pyjore të degraduara jane me mijra hektarë.

Pavarësisht se para viteve 90 nuk ishte ky fenomen ne këto përmasa, planifikimi per ndërhyrje nepermjet pyllezimeve ishte paresore nga sherbimi pyjorë i atehershëm.

Është shumë e rëndësishme që të ndërmeren hapa ligjorë ku politikbërësit duhet t’i shikojn me shumë për parësi masat për uljen sadopak te fenomenit të erozionit nëpërmjet pyllëzimeve apo masave te tjera që ndikojn në frenimin e fenomenit të erozionit. Pse jo mund të hartohen apo të përfshihen në ligje apo paketa ligjore duke e pare sidomos doshmëri dhe të jetë detyrim për çdo institucion që ka të bëj me fondin pyjorë kullosorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here