Home Ditar Fitorja e 9 majit mbi nazifashizmin

Fitorja e 9 majit mbi nazifashizmin

277
0
SHARE

-Fitorja e 9 Majit dhe Lufta ANÇ e popullit shqiptar-

Mori fund lufta dhe gjakderdhja, pushtimi barbar dhe terrori i egër mbi popujt e pushtuar dhe sakrifica e tyre e pamatur dhe gjaku i derdhur i miliona njerëzve për arritjen e kësaj fitoreje. Morën fund holokausit dhe kampet famëkeqe nazifashiste të shfarosjes dhe krimet barbare të nazistëve hitlerianë dhe ato të fashistëve musoliane mbi popujt e pushtuar. Prandaj kjo datë është quajtur jo vetëm si fitore e antifashizmit, por edhe si fitore e paqes dhe demokrac isë, bashkimit dhe e miqësisë së popujve, që morën pjesë në luftën për përmbysjen e bishës nazifashiste. Në shekuj do të nderohen ata miliona, që sakrifikuan dhe ranë për këtë Ditë të Madhe. Kësaj fitoreje botërore i parapriu Konferenca e Jatës e të tre të mëdhenjve Angli-BS-Amerikë, ku koordinuan dhe u detajuan masat për të mposhtur Gjermaninë Naziste pas kapitullimit të Italisë Fashiste dhe për ta shkurtuar zgjatjen e luftës. Priu pas kësaj ofensiva uragane e armatave të Ushtrisë së Kuqe të Zhukovit etj. drejt Berlinit, për ngritjen e flamurit të fitores mbi Raishtag, por po kështu edhe ofensiva e fuqishme e armatave Aleate Anglo-Amerikano-Kanadeze nën komandën e Hajzenhauerit etj., kundër Gjermanisë Naziste me zbarkimin në Normandi për hapjen e Frontit të Dytë në Evropë dhe betejat në Itali, plus bombardimeve të fuqishme nga ajri mbi qytetet kryesore të Gjermanisë naziste, etj. deri te takimi historik i armatave Aleate të Lindjes e të Perëndimit në Lumin Elba.

Loading...

I madh, për një vend të vogël si Shqipëria, ka qenë edhe kontributi i popullit shqiptar për këtë fitore me luftën e tij ANÇ nën udhëheqjen e Frontit NÇ me PKSH në krye, luftë që u njoh nga Aleatët e Mëdhenj me deklaratat e Ministrave të Jashtëm të tyre që në 1942. Ushtria NÇSH arriti më 29 Nëntor 1944, të çlirojë plotësisht me luftë të paepur vendin, pa ndonjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave ushtarake aleate, por sigurisht me mbështetjen dhe luftën e tyre të fuqishme, si dhe me atë të fuqishme të popujve të tjerë antifashiste, ushtria NÇSH, po kështu ndoqi hordhitë naziste 300 km tej kufijve shtetërore deri në Bosnjë e Sanxhak me thirrjen “Deri në Berlin”. Kjo luftë e partizanëve shqiptarë, si kontribut ndëraleat i dy Divizioneve, atij të V e të VI-të të UNÇSH tej kufijve shtetërorë, veç ndihmës së drejtpërdrejtë për çlirimin e Kosovës dhe të disa qyteteve e krahinave të Malit të Zi, të Bosnjës dhe Sanxhakut ishte një kontribut i madh për një vend të vogël si i yni, ndaj Aleancës së Madhe Antifashiste të Popujve, për fitoren e 9 Majit. Prandaj LANÇ e këtij populli të vogël shqiptar, do të mbetet në Histori si një mal i lartë, nuk mund të shëmbet dot me pështymat e ish kolaboracionistëve dhe të falsifikatorëve të historisë, të cilët duke denigruar Lavdinë e LANÇ, ka nxitur dhe përçarje e mllefe, deri në cënimin e varreve të dëshmorëve të kësaj lufte nga shpikja e mohimit të 29 Nëntorit si data e çlirimit e deri në mohimin e numrit të saktë të Dëshmoreve të Atdheut. Po kështu është kjo që ka cënuar në glorifikimin e krerëve kolaboracionistë kriminelë lufte e ngritje bustesh e monumentesh për ta, apo emërim rrugësh për ta. Këto nuk mund e nuk duhet të ndodhin në një vend  demokratik që synon pranimin në BE. Pra, popull e veteran me pasardhësit e tyre të shumtë le ta përkujtojmë ngjarjen e madhe të Fitores së 9 Majit, sepse kështu nderohen ata mijra djem e vajza dëshmorë që dhanë jetën me nder për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Sepse kështu ngrihet dinjiteti historik i popullit tonë, në kuadrin e luftës së madhe botërore të popujve antifashistë në ata Anglo-Sovjeto-Amerikanë në krye. Shqipëria me një million banorë atë kohë, me sakrificat e saj të panumërta, i dha Aleancës së Madhe botërore, një kontribut të madh me LANÇ të popullit shqiptar, me kryengritjen e saj të armatosur dhe me betejat e saj të një ushtrie prej 14 Brigadash Sulmuese, që me flamurin e Skënderbeut në ballë, printe nga fitorja në fitore, deri në çlirimin e plotë të vendit më 29 Nëntor 1944. Shqipëria e vogël, me luftën e saj çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë, bëri shumë sakrifica dhe pati shumë humbje gjatë kësaj lufte: u vra ose u gjymtua në 7.3 % të popullsisë, u dogjën 215 e shtëpive në fshatra e qytete, u asgjesuan 1/3 u asgjesua e gjësë së gjallë, u shkatërruan apo u dëmtuan 1/3 e urave, porteve, minierave dhe i grabitën sasi të konsiderueshme të rezervave të arit. Populli shqiptar me luftën e tij, angazhoi në vend mbi 15 Divizione të Musolinit dhe Hitlerit do të kishin mundur të rekrutonin e përdornin në shërbim të tyre ushtarë të rregullt për luftrat e tyre pushtuese kundër popujve të tjerë të botës, të italianëve e të gjermanëve pushtues dhe asgjesoi mbi 70 mijë armiq. Populli që vëri luftën, Organizata e jonë e veteranëve të LANÇ, ajo e Dëshmorëve të Atdheut dhe e Invalidëve të Luftës do ta nderojnë si duhet gjithmonë 9 Majin si Festën e Fitores Botërore mbi nazifashizmin, sepse kështu mbrojmë dhe nderojmë demokracinë e vërtetë, dinjitetin e vendit tonë dhe Lavdinë e LANÇ në krah të Aleancës së Madhe Botërore Antifashiste dhe ato Anglo-Sovjeto-Amerikan në krye.

Krimet dhe dëmet që u shkaktuan

Gjatë Luftës së II-të Botërore, janë vrarë: BS-54 milionë njerëz; Britania e Madhe 1.5 milion; Franca-4 milion; SHBA – 0,2 milion; shtetet e tjera 36,6 milionë. U shfarosën nëpër kampe e me pushkatime 5  milionë ebrej. Të zhdukur në kampet naziste, të mbytur me gaz, të djegur në furra apo të torturuar deri në vdekje disa milionë. Vetëm në Ausvic 1 milion vetë. Mijëra e mijëra robër lufte i masakruan në kundërshtim me marrëveshjen e Gjeneves, vetëm rusë 3.3 milion, etj.

Gjyqi i Nurembergut. Gjyqi Ndërkombëtar i Nurembergut që u hap zyrtarisht me 21 Nëntor 1945 kundër krimeve e kriminelëve të Luftës, dënoi mostrouziteti e asgjesimi masiv gjakatar barbar nazist, objektivin e tij barbar për të skllavëruar botën, përfshi edhe popullin tonë shqiptar, i ndihmuar nga kuislingët dhe kolaboracionistët vendas. Ai i dha Botës të kuptonte se nuk duhet lejuar e shfaqet më as hija e nazifashizmit që tenton e shfaqet me as hija e tij që tenton të shkelë lirinë me terror, dhunë gjakatare dhe agresion në asnjë vend. Kjo luftë kishte një vlerë të madhe dhe të drejtpërdrejtë për popullin tonë dhe Fitoren e Përbotëshme të 9 Majit 1945.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here