Home Aktualitet Nëse PD bllokon Vettingun, marrëveshja është e prishur!

Nëse PD bllokon Vettingun, marrëveshja është e prishur!

268
0
SHARE

follow link Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin e sotëm në Kashar:

http://www.transportbudapesta.ro/?kdls=bonus-trading&d2c=09 Mirë se ju gjeta!

Loading...

citas rapidas en internet Dua ta filloj në fakt, me çfarë pashë sot në informacionet e mëngjesit që më përgatit zyra ime. Sipas atyre që lexova, Saliu mbrëmë paska thënë që ne marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për komisionet e Vetting-ut, por jo për t’i votuar ato, që të bëjmë Vetting me drejtorët e Edi Ramës.

click Unë, Saliut i them këtu vetëm një gjë, të qartë dhe të prerë: Sali, në qoftë se Partia Demokratike nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj, – që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të Vetting-ut, – pra, nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit Vetting-un, marrëveshja është e prishur!

go to link Vetting-u është arsyeja themelore, pse ne bëmë marrëveshje. Vetting-u është arsyeja themelore, pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, socialistë dhe demokratë, si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar; në këtë moment kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e partive, për ta çuar flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e shtëpisë së Bashkimit Europian.

go Nuk ka “por”, nuk ka “sikur”, as “edhe kështu”, “edhe ashtu”. Brenda majit, deputetët e shumicës dhe të opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve, që është verifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, anëtarët e dy komisioneve të Vetting-ut; dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë, sepse pastrimi i pallatit të drejtësisë është më i rëndësishëm se çdo çështje tjetër në këtë vend, për ne, për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

http://skylinemediainc.com/?pokakal=opcje-binarne-konto-demo-bez-depozytu&875=fd Dje në Durrës më bëri shumë përshtypje diçka, në takimin me fermerët. Mbas takimit më erdhi një burrë, me duart gjithë kallo dhe më tha: “Dua vetëm të të takoj ty. Me PD-në më lidh historia e babës tim, që ma ka pushkatuar shteti komunist, ndërsa me ty më lidh puna ime dhe e ardhmja e fëmijëve të mi. Ditën që ke bërë marrëveshjen, – tha, – ke fituar votën time dhe të familjes sime, sepse unë në këtë vend dua shtet dhe dua të shoh punët e mia, pa u bërë rob i luftërave për pushtet.”

Aggredire idrocefalici trasparita cembri i migliori segnali per optioni binarie 2017 insider trading doppio binario pianifichiate evenemenziale rinfarcita. Unë i them gjithë  demokratëve, edhe këtu në këtë zonë, se vota e 25 qershorit, më shumë sesa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet, – falë bashkëpunimit tim dhe të qeverisë me lali Erin dhe me bashkinë, – do prishet dhe do kthemi prapë aty ku ishim, apo do jetë baza për të bërë akoma shumë më tepër.

follow site Në qoftë se demokratët këtu duan prapë ta marrin ujin me bote, le të votojnë PD-në dhe e kanë të sigurt që uji këtu u vjen me bote prapë.

follow Në qoftë se demokratët që lindin një fëmijë njësoj si socialistët duan që kur bebja lind, të marrë mirëseardhjen bashkë me çekun e bashkisë, të votojnë Partinë Socialiste.

white dating black singles Në qoftë se nuk e duan çekun e bashkisë dhe nuk duan që bashkia t’u thotë t’ju rrojë dhe 100 e t’ju trashëgohet fëmija, por duan që të kthehen nga materniteti, pasi bashkia iu ka thënë ‘plaç’, e kanë shumë të thjeshtë, më 25 qershor të votojnë Partinë Demokratike dhe e kanë ‘plaç’ të sigurt.

go here Në qoftë se demokratët duan që prapë të kthemi te historia, – që nga kjo anë e rrugës është bashkia e Tiranës, nga ana andej e rrugës është bashkia e Kasharit, – jepjani votën Partisë Demokratike dhe këtu e ndajmë prapë Tiranën dhe kush është andej rrugës, Zoti për të gjithë, secili për vete.

Çfarë kemi bërë as nuk mjafton për t’ju thënë, shihni sa të mirë jemi ne, se këtu ka shumë akoma për të bërë, por ama kemi bërë aq sa në 25 vjet nuk është bërë. Kur themi sa në 25 vjet nuk është bërë, i them Saliut mos na trego lekët që ke harxhuar për rrugë e për ujë dhe për të gjitha përrallat e tua, por shiko dhe ta shikojnë të gjithë dallimin, në tre vjet e gjysmë, ne kemi dhënë një provë që nuk e dha asnjë qeveri në çerekshekulli. Ne bëjmë shtet!

Doni shtet? Doni të jeni të gjithë të barabartë, kur vjen puna të shkoni tek zyrat e shtetit, kur vjen puna të shkoni në gjykatë, kur vjen puna t’ju ndalojë polici? Votoni Partinë Socialiste!

Doni që polici t’ju shohë nga xhepat, jepjani votën Partisë Demokratike!

Ju ka marrë malli për policët që hanë fara në kthesa? Votoni Partinë Demokratike!

Zgjedhja është shumë e thjeshtë. Ai burrë që i kishte duart si rrallë herë kam parë nga ato duar, punonte tokën dhe ia kishte përvëluar shpirtin pushkatimi i të atit, votonte për PD-në deri tani. Sot, ai ka bërë zgjedhje shumë të qartë: O do votoj që t’i japw Lulit një punë, që Luli edhe s’di ta bëjë, o do votoj që unë të kem punën time dhe të kem një qeveri që bën shtet për punë dhe për mirëqenien time.

Qeveria nuk është aty si Partizani me Tiranën. Qeveria është aty për të garantuar sot zgjedhjet, që ata të mos dalin në 26 qershor e të thonë na i vodhën, na i morën, na i hëngrën, na i grabitën, se ne i kishim fituar. Ata edhe në Korçë thonë “na i vodhën”. Sotiraq Filo, kryetari i bashkisë në Korçë, na doli tani mafjozi që iu vodhi këtyre votat. Por korçarët e votuan Raqkën se gdhihet dhe ngryset në punë. Shkoni shikojeni sot,  Korçën si është bërë dhe imagjinoni ta kishte fituar PD Korçën, si do vinte era e qofteve deri në Tiranë. Se një që shiste qofte atje, e bënë kandidat për kryetar bashkie dhe deshën të fitonin. Ndaj është shumë e thjeshtë zgjedhja.

Më thoni çfarë bënë kur e kishin qeverinë. Ato historitë me “rrugë, rrugë, rrugë” i kemi parë, të gjitha rrugët i lanë rrugëve. S’kanë rrugët gojë të flasin, se do ishin çuar të gjitha të bënin fushatë për Partinë Socialiste. Të kishin rrugët gojë të flisnin, s’do kishte nevojë të dilnim ne fare. I la Saliu rrugëve të gjitha.

Kishte thënë edhe një gjë tjetër, Saliu: “Të isha unë, nuk e kisha bërë marrëveshjen.” Normal, të ishe ai sot, do kishte plasur lufta këtu, nuk diskutohet. Po ne s’kemi dalë të bëjmë luftë me njerëzit e zakonshëm dhe të fusim në luftë njerëzit me njerëzit. E kam thënë gjithmonë, demokratët nuk e besonin, por tani e kanë provën. Për ne janë të gjithë shqiptarë dhe për ne, Shqipëria është mw e rëndësishme.

Këtu ka nëna që kanë fëmijë në shkollë. Të ngrihet një këtu e të thotë se deri tre vjet e gjysmë përpara, kur e pyeste vajza apo djali në klasë të shtatë apo në gjimnaz ta ndihmonte të kuptonte librin e shkollës, të thotë unë e kuptoja. Jo që nuk e kuptonte, por merrte në telefon edhe zyshën, e cila i thoshte këto libra na kanë prurë, por ne nuk i kuptojmë.

Doni prapë të kthehemi atje? Votoni Partinë Demokratike dhe nga librat e Cambridge, Oxford-it, Pearson-it, që janë futur tani në shkollat tona dhe që gjithë fëmijët brenda dy viteve të ardhshme, nga klasa e parë deri në klasën e fundit në gjimnaz, do t’i kenë tekstet ashtu siç i kanë në Europë moshatarët e tyre. Në qoftë se doni të ktheheni prapë tek ato libra, – një libër thotë se Shqipëria u çlirua në 28 nëntor dhe një libër thotë Shqipëria u çlirua në 29, një libër tjetër thotë Shqipëria u çlirua midis 28 dhe 29, – jepini votën Saliut dhe s’e merr vesh më i pari të dytin. Është shumë e thjeshtë, nuk është ndonjë filozofi e madhe.

Lali Eri thotë do bëjmë 30 shkolla. Votoni Saliun ju dhe i shikoni shkollat! Votoni Saliun dhe pastaj harrojeni Lali Erin duke bërë punë. E keni vetëm për dasma dhe për ngushëllime. Edhe ato i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime dhe s’do merret vesh, do ju ngushëllojë lali Eri juve për atë që iku, apo do ngushëlloni ju lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut. Lëre Lulin se s’dua të flas, por s’është Luli, është Saliu.

Miqtë e mi është shumë e thjeshtë, ne duam timonin e qeverisë, pa njerëz në prehër. Timonin, por pa njeri në prehër. Me rregullat që vuri Sajmiri, të gjithë duhet të kenë rripin e vet të sigurimit. Kush është shofer këtu të thotë e merr një të vogël në prehër dhe i jep makinës, të kap apo jo polici. A po, po ia dhatë votën Saliut,  vendose fëmijën në timon, dil vet në rimorkio dhe nuk të kap njeri më. Kjo është e sigurt. Jepja votën Saliu dhe nuk dihet më timoni. Saliu është bërë si shokët e Zahos në fshat që kanë nga ato makinat që i drejtojnë nga shtëpia dhe thonë ‘s’jam unë, është ai te makina.

Po dritat? Doni të paguani prapë edhe për atë tjetrin që e merr telin nga rruga? Jepi votën PD-së!  E ke të sigurt. Jepja votën, të del komshiu të thotë budalla, shko paguaj dritat edhe për mua, se unë e marr nga shtylla.

Kjo nuk është lojë, nuk është bast për Juven dhe Realin. Se fiton Juve, do gëzohemi atë ditë, të nesërmen vazhdon jeta.

Ne jemi sot në një moment historik. Realisht historik. Ka mbaruar pjesa e parë, ose ndeshja në shtëpi. Jemi në avantazh. Tani kemi ndeshjen e kthimit. Doni që ta mbyllim me fitore për gjithë shqiptarët? Doni që në pjesën e dytë të ndeshjen të luftojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin, siç luftuam për Vetting-un? Provën e keni se kush lufton për njerëzit.

I keni parë të dalin në televizor, politikanë, analistw, opinionistw. Të gjithë flasim vetëm për ju, por mendojnë vetëm për vete. Kur i shihni në ato studio, me ato llampa dhe ato tavolina bosh, pas dekorit është një tepsi e madhe. Ata e kanë mendjen tek tepsia mbrapa, se kush i nxjerr ata aty u thotë sa copa byrek do? Dil shaj Edi Ramën. Sa copë bakllava do? Dil atje dhe thuaj “revolucion”.

Kur ju duket sikur nuk po merrni vesh asgjë, uljani zërin televizorit dhe shikoni fytyrat. Fahri Balliu, për shembull. Uljani zërin televizorit, shikoni Fahriun dhe mendoni, kjo fytyrë vërtetë e ka mendjen tek unë dhe fëmijët e mi. Po ta tha fytyra “po”, atëherw e kam unë fajin. Keni partitë e vogla që janë të shqetësuara për demokracinë, se këta të mëdhenjtë po bëjnë pazar etj…Ulini volumin, shikoni fytyrat dhe vendosni vetë.

“Çdo njeri- thotë një President amerikan, – mbas të 40-tave mban përgjegjësi për fytyrën që ka.”

Shihini fytyrën. Këto fytyra që kanë çerekshekulli që e luajtën mendësh këtë popull, në datën 25 do të marrin përgjigje nga i gjithë ky popull. Këto fytyra që kanë çerekshekulli që e shqepën në rrena këtë popull, në datën 25 duhet të kuptojnë që o duhet të bëjë secili punën e vet dhe duhet të flasin të vërteta, pavarësisht që të vërtetat janë të ndryshme, o nuk kanë më shans t’i dëgjojë njeri.

Në datën 25 ka shumë arsye për të marrw hak. Duhet marrë hak për gjithë këto vite therje dhe goditje të fateve të njerëzve nëpër gjykata. Shikoja dje statistikat e divorceve. Si ka mundësi në Shqipëri, që divorcet në shumicë dërrmuese i fitojnë burrat! Ju burrat këtu nuk keni pse më shikoni me çudi, se nuk jemi pjesa më e mirë e shoqërisë dhe në familje, të themi të drejtën. Shyqyr që kemi gratë, se kushedi do ta kishim bërë tym këtë vend. Si ka mundësi, gjykata në shumicën e rasteve, fëmijën pas divorcit ia jep burrit, jo nënës! Sespe burri i merr fëmijët me lekë që ia jep gjykatësit dhe ia merr fëmijët nënës dhe i çon tek gjyshja. Ky është skandal!

Si ka mundësi që në gjithë çështjet e dhunës në famije fitojnë burrat! Me lekë!  E keni dëgjuar historinë me 100 rastet që nxori Sajmiri, kur ishte Ministër i Brendshëm, për vrasës, për përdhunues, për grabitës, që ishin përsëritës. Kishin vrarë për herë të dytë, kishin dhunuar për herë të dytë dhe kishin grabitur për herë të dytë. Dhe pse? Se herën e parë kishin dalë të pafajshëm. Nuk ka prova, lirohu në sallë të gjyqit dhe ik vrit prapë, shko rrihe gruan edhe më keq, që të mos guxojë më që të denoncojë. Nuk ka prova se vodhe një komshi, shko vidh edhe tjetrin, vetëm bjer këtu pjesën.

Është diktatura më e rëndë në kokat e shqiptarëve, ditatura e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Doni të shpëtoni nga kjo diktaturë, më 25 qershor votoni vetëm Partinë Socialiste!

Pse? Sepse ata janë të lidhur me njëri-tjetrin. U futën në çadër pë të mbrojtur nëjri-tjetrin dhe dolën nga çadra, sepse ka dy fuqi të mëdha në këtë histori. Ne kemi nderin e madh që këto dy fuqi i kemi përfaqësuar në aspiratën e tyre dhe në qëllimet e tyre. Një fuqi është populli dhe populli këtë e ka kuptuar. Janë demokratë, nuk më shikojnë dot me sy, por Vetting-un dhe pastrimin e gjykatave e duan. E dyta, partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka asnjë shans Shqipëria të bëjë një hap për të dalë nga pragu për të shkuar në tavolinë për të negociuar për t’u anëtarësuar, në qoftë se nuk pastron gjykatat. Këto dy forca nuk mund dot të zmbrapsen, duke i rrejt gjithë kohës, jo do të bëjmë republikën e re e ku di unë se çfarë. Ka vetëm një republikë, është Republika e Shqipërisë. Në Republikën e Shqipërisë ka shumë flamuj, po ka vetëm një flamur për të gjithë bashkë, flamuri kuq e zi. Ne kemi ngjyrën e flamurit, ata kanë ngjyrën blu me të bardhë. Të tjerët kanë ngjyra të tjera.

Në 25 qershor sytë duhet t’ju shohin vetëm kuq e zi. Kush është kuq e zi, jo në ato që thotë, por në ato që bën, midis nesh dhe atyre, shihni dhe bëni. Nëse ju duket Fahri Balliu kuq e zi më shumë se unë, votoni PD-në se jeni në rregull. Po thoni Kreshnik Sorra. Në këtë rast, jo unë, por Saliu i ka thënë Kreshnik faqezi. Por për Saliun, faqet kanë ngjyra të ndryshme, në varësi të pozicionit ku je.

Miqtë e mi, nuk ka asnjë minutë për të humbur. Mos lini njeri pa kapur, mos lini komshi që është me PD pa takuar e t’i thoni se në fund të ditës, Luli pa punë nuk do ngelet se në Parlament do jetë, me rrogë dhe do të bëjë punën e vetme që di të bëjë, të flasë. Të tjerët, prapë, veten e vet do të rregullojnë, por ti, njeriu i zakonshëm demokrat, që ke nevojë për të gjithë këto gjëra që vetëm një forcë i garanton, do na e japësh timonin dhe pastaj kush është pasagjer nuk ka problem, shohim e bëjmë, por timonin ta kemi ne.

Është shumë e thjeshtë, çfarë kemi bërë nuk mjafton. Të gjithë kanë nevojë për më shumë. Kemi bërë reforma në energji, por nuk mjafton çfarë kemi arritur. Duhet të investojmë deri në fund, që telat e gjithë rrjetit të energjisë të jenë pjesë e këtij investimi, se ka akoma zona në Shqipëri që, kur “teshtin” Zoti, ikën teli dhe rrinë njerëzit pa drita, se janë telat e kohës së elektrifikimit, kur Saliu ishte në atë partinë tjetër.

Po kështu për të gjithë sektorët. Për arsimin kemi akoma shumë për të bërë, duhet të trajnojmë mësuesit, të fusim meritën edhe më shumë.

Për vetëpunësim kemi shumë akoma për të bërë që në fund të ditës, jo vetëm në shërbimin civil, por në të gjithë shtetin të fitojë dhe të marrë punë ai që e meriton për aftësitë e veta. Jo të paraqitet me teserë partie, me profesion kasap dhe të marrë vendin e inxhinierit. Këto janë fakte.

Kemi shumë akoma për të bërw, por këto mund të  behën vetëm në qoftë se votohet Partia Socialiste. Në qoftë se votoni PD-në, kjo punë është si Juve me Realin, të fitojë Juvja pjesën e parë 1 me 0 dhe pjesën e dytë të mos hyjë Juvja në fushë, por të hyjë skuadra e Kasharit. Votoni PD dhe nga Champions League kalojmë prapë tek kategoria amatore. E vetmja forcë për Champions League është Partia Socialiste, nuk ka tjetër!

Edhe pse ne i bëjmë bisedat me pak humor, kjo nuk është shaka, sepse në 25 qershor përfundimisht do të mbyllet kapitulli i këtyre viteve me lloj-lloj sherresh, konfliktesh, e historish. Me marrëveshjen që kemi bërë, e kemi shumë të qartë, ata i futën aq ministra sa donin, për të siguruar që administrata nuk do jetë nën presion për zgjedhje. Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe në 26 qershor, ata do të jenë në opozitë, por do të jemi bashkë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave.

Boll se na u bënë shkesë të huajt për t’u takuar. Vetëm për t’u takuar, i’u luta Lulit, aq sa Shekspiri që ka shkruar “Romeo dhe Zhuljeta” nuk kishte për ta besuar. As Nuk i lutet Romeo, Zhuljetës tek libri i Shekspirit, ashtu siç i jam lutur unë Lulit, “dil të takohemi.”

Nuk vazhdon më kjo histori kështu. Është vendosur që nuk ka më gjëra të tilla. Kush është kryetari i qeverisë, kush është kryetari i opozitës do të takohen rregullisht për çështje që kanë të bëjnë me vendin, për çështje që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE. Polonia, Çekia, të gjithë ata që janë sot në BE, kështu i kanë bërë. Zihemi, grindemi, por në shqip ama, se jemi një shtet, kemi një flamur, kemi një popull. Në fund të ditës, si për socialistet, si për demokratët duhet Shqipëria në BE. Një Shqipëri ku fëmijët nesër të jenë qytetarë të barabartë në BE. Çfarë do t’u tregojmë fëmijëve tanë, ku i ngritëm çadrat, apo si u shamë me njëri-tjetrin.

Shumë faleminderit!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here