Home Aktualitet PS prezanton 14 kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit

PS prezanton 14 kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit

240
0
SHARE

Partia Socialiste në Durrës ka prezantuar para Asamblesë 14 kandidatët që garojnë për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht i deleguari i kryesisë së PSSH-së për këto zgjedhje z. Vangjush Dako, tha se falë reformave të ndërmarra dhe realizuara nga mazhoranca e majtë në këto katër vite ne jemi ballëlartë dhe kërkojmë një mandat tjetër para qytetarëve sepse vetëm kështu do të vazhdojmë akoma më shumë zbatimin e reformave të tjera të rëndësishme.

Dako ka kërkuar mobilizim maksimal nga të gjithë anëtarët e PS-së me qëllim që në këto zgjedhje Partia Socialiste si subjekt politik të marrë edhe më shumë vota se zgjedhjet e vitit 2013. Kryebashkiaku Dako tha se kemi bërë investime dhe reforma të rëndësishme jo vetëm në qytet, por ne po investojmë në çdo fshat që tashmë është bërë pjesë e bashkisë së madhe të Durrësit dhe dy bashkive të tjera në Shijak dhe Krujë.

Loading...

“Partia Socialiste nuk ka rivalë në këto zgjedhje, por ne duam që të bëjmë takime me çdo votues dhe të marrim mbështetje maksimale nga ata për një mandat tjetër. Do të luftojmë fort për çdo votë për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë dhe vendit tonë dhe këtë do ta bëjmë brenda rregullave të demokracisë”, ka shtuar Dako.

Duke iu drejtuar anëtarësisë së PS-së, Dako theksoi se, “pavarësisht se në këto zgjedhje nuk është regjistruar Partia Demokratike dhe parti të tjera, ju duhet të punoni fort sepse të jeni të sigurt se zgjedhjet do të zhvillohen brenda normave demokratike dhe brenda standardeve pasi për ne standardet e zgjedhjeve janë mjaft të rëndësishme”.

Dako e mbylli fjalën e tij duke thënë se ne kemi përballë një opozitë që vetëm baltos dhe ajo do të vazhdojë të punojë për mosnjohjen e zgjedhjeve, por ne jemi të bindur se me punën tonë, me standardet që do të vendosim së bashku do të arrijmë suksesin e merituar. Më pas janë prezantuar 14 kandidatët e qarkut, të cilët kanë përshëndetur të pranishmit dhe kanë shprehur bindjen në një fitore të madhe të PS në Durrës dhe në të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here