Home Opinion Sa e rëndë kjo fletë e votimit!

Sa e rëndë kjo fletë e votimit!

165
0
SHARE

-Nuk di se kujt do t’ia jap votën, atij që premton apo atij që e zbaton-

Që në vitin 1947, më shumë nga kurioziteti i kam ndjekur zhvillimet e votimeve, për deputetët e zonës dhe këshillat popullore. Si votë përdoresh një sferë kallçuku, e cila i jepesh votuesit në dorë dhe ai drejtohet me ato, aty ku ishin vendosur dy arka: njëra e Frontit Demokratik dhe tjetra e armikut,( arke e zezë). Arkat kishin një vrimë sa të futesh dora e mbledhur grusht dhe votuesi ishte i detyruar ta fuste dorën në të dyja arkat, ku qëndronin disa njerëz të paguar. Ata i bënin veshët pipëz duke vrojtuar ku e hidhnin votën disa nga ata njerëz “të dyshimtë”. Kur hidheshe sfera, ajo kishte një tingëllim interesant. Ai që e hidhte te arka e zezë, të nesermën e pinte e zeza; mblidheshe organizata e Frontit dhe i hiqnin kartën e frontit dhe e cilësonin “kulak” (armik). Votimet bëheshin 100 përqind, ata që kishin mbushur moshën 18 vjeç dhe ato që ishin të sëmurë në shtëpi, i dërgonin arkat ambulante ku do të votonte. Dhe rezultati dilte me 99.9 përqind dhe ku fitonte fronti demokratik sepse zbatoheshin metoda staliniane, fitonte ai që i numëronte votat jo ai që votonte.

Mbas ’90 në demokraci, votimet bëhen me flete votimi, siç dhe e kam titulluar: ”Sa e rëndë kjo fletë votimi”! Arsyeja sepse nuk kam vendosur t’ia jap premtuesve të fushatave që nuk po kursehen në premtime  nga më të ndryshmet duke premtuar vende pune, mjekesi falas, rend, ekonomi të rritur, paga e pensione të larta, rruge e infrastruktë bashkëkohore, arsim, bujqësi të përparuar etj. për të plotësuar nevojat e vendit dhe, të gjitha këto premtime në këmbim të votës. Dhe nga të gjitha keto premtime, më kryesorja është zbatimi i Vettingut duke e pastruar vendin nga korrupsioni dhe ne Kuvendin e ardhshëm nuk do të zgjidhen si deri më sot deputete me të kaluar të kriminale, (të cilët tashme dihen dhe emrat e tyre si në PD dhe në PS), për të cilët duhet të hapen dosjet. Nuk janë vetëm gjyqtarët e prokurorët po dhe shumë drejtues politik, mjek, drejtor e shume të tjerë.

Si i moshuar që jam, kam marrë pjesë në shumë vepra në Shqipëri, por jam marrë me shumë detyra shoqërore për të cilat kam kryer dhe kurse të posaçme për rininë, bashkimet profesionale dhe 6 vjet me Partinë e Punëtorëve në Mat. Duke qenë punëtorë në radhet e klasës punëtore prej 45 vitesh, sigurisht që jam i majtë se në asnjë system shoqëror-socializëm, komunizëm, kapitalizëm nuk ka punëtore të djathtë se nuk i jepet haku i punës, prandaj dhe është social i krahut të majtë. Nuk më autorizon njeri të përfol kuadrot por mua nuk më pëlqejnë disa deklarata: p.sh forca politike që kam respekt LSI, udhëheqësit  kryesore të tyre Iliri, Vasili e ndonjë tjetët, të më falin, po i krahasoj me “dhelprën kur ngre kokën lartë, lëpin buzët e thotë: do të mbajnë dardhët sivjet”. Pra, ata thonë se do të dalin forcë e parë në zgjedhjet e 25 Qershorit. E respektoj I. Metën, por në politikë mban flamur-Rozë dhe Blu, pra të dyja partive u ka shërbyer tek Nano, Berisha, Rama por përsëri do ta dredhi që kur këto ditë u takua me Sali Berishën dhe i thurri elozhe… Ndaj do t’i thoja Metës: o me popullin ose kundër tij. Z. Meta tani që të zgjodhën Presiden,t të bie barra e rëndë të zgjidhesh njëherë e mirë Drejtësinë dhe të vihen para drejtësisë gjithë ata kuadro e drejtues në këto 27 vite të tranzicionit të çmendur që shkatërruan vendin, kryen qindra vrasje deri mijëra gjatë ’97-ës e në vazhdim të vihet para drejtësisë. Pastaj si drejtues i Qeverisë, përse ne pensionistët na mbajtët me shpresa me vendimin e 1 Qershorit 2016 meret vendim për të verifikuar dhe për të balancuar pensionet nga ’93 deri në ’96 se kanë parregullsi, nuk e bëtë. Si nuk u bë një zot shtëpie për shqiptarët siç ishte Ismail Qemali, A. Zogu, E. Hoxha por tani çdo problem po na e bëjnë vendosin të huajt Amerika dhe Evropa që të dyja na kanë shumë borxhe ne shqiptarëve…

Po i mbyll këto rradhë me thenjen e disa nbjerezve te medhenj si psh Konica: “O Zot, ruajna Shqipërinë nga shqiptari!” Ose Atë Gjergj Fishta, ka thënë: “Për me drejtue një shtet, nuk është e mjaftueshme dhelpëria, dredhia, rrena, tradhtia, por duhet: nder, dije, urtësi, burrëri”;  Ajshtani: “Meso nga dje, jeto për sot, shpreso për nesër”; Migjeni i Madh thotë: “Sikur të kisha një grusht të rëndë e t’i shtypja si mizat këto maskarenj, mashtrues që na janë bërë pengesë drejt lirisë e të drejtave njerëzore”.

Vota është Alfa e të drejtave të Njeriut. Ne do t’ia japim edhe këtë herë votën, sejcili sipas bindjeve që ka. Mbetemi në pritje të na ndihmoni në hallet e vuajtjet tona, po na i zgjidhet hallall vota në të kundërtën. Haram vota, shpresa vdes e fundit. Rama-Basha, dakortësi, dele e dhi bashkë. I pajtuan gjaqet! Dalshi faqebardhë më 25 Qershor

IDRIZ PASHA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here