Home Ditar Selixa, fshati i tragjedisë së madhe

Selixa, fshati i tragjedisë së madhe

285
0
SHARE

-20 vjet më parë

Dekada më parë, në vendin e quajtur Selixë, banorët e fshatrave të Komsisë u vendosën me stane. Shfrytëzuan klimën, ujin dhe bagëtinë e malit për mbarështimin e blegtorisë. Nga viti në vit, banorët u shtuan, megjithëse toka ishte e pakët. U krijua fshati me të njejtin emër. Deri në ndërmarrje pyjore, nxjerrjen e mermerit, miniera, repartee ushtarake, bujqësi etj. Pas viteve ’90, si për shumë banorë të fshatrave të tjerë, për selixarët hallet u shtuan. Papunësia bëri të veten. Shumë nga banorët “emigruan” Brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo jot ë gjithë patën mundësi financiare të largoheshin nga vendlindja. Mungesa e një rruge automobilistike, e shkollës 9-vjeçare, qendrës shëndetësore etj. i ktheu banorët në mesjetë. Aktualisht ky fshat ka 40 familje me 220 banorë.

Loading...

Ishte mëngjesi i 29 Prillit të vitit 1997. Lajmi u përhap se në Selixë, rrëzë malit të Qafë-Shtamës, kishin shpërthuer tunelet e ushtrisë. Tragjedia kishte ndodhur. Pak kilometra sipër fshatit, ishin ndërtuar tunele të mëdha, ku ushtria e asaj kohe dislokonte armë e municione të shumta. Në Mars të atij viti të mbrapshtë, armët u morën me shpejtësi dhe fartmirësisht nuk pati viktima. Mirëpo askush nuk u kujtua për predhat e artilerisë së rëndë. Në muajin Prill, nisi tragjedia e gëzhojave të këtyre predhave me përmbajtje bakri dhe bronxi. Si shumë të tjerë dhe banorët e Selixës, nisën të çmontobnin predha e të merrnin gëzhojat për t’i shitur. Përdorimi i qirinjve, pishave e kandileve për ndriçim, bëri që baruti, materiali mbushës i  predhave, të merrte flakë. Asnjëri nga të pranishmit nuk pati mundësi të dilte nga tuneli. Banorët dëgjuan zhurmë të pazakontë. Zjarri i paparë u ngjit në qiell. Fshati u boshatis me shpejtësi nga frika dhe paniku, sepse shpërthimi mund ta hidhtee në erë. Të gjithë e kuptuan se njerëzit e tyre nuk kishin gjetur vdekjen. Menjëherë u ngjitën në mal, aty ku ndodheshin tunelet dhe nisën kërkimet. Lotët dhe britmat nuk kishin të sosur. Mes errësirës kërkonin t’u afroheshin tuneleve, por ishte e pamundur. Shpërthimi i vazhdueshëm i predhave, nuk lejonte askënd të afrohej. Një ditë më vonë, banorë të fshatit, të afërm nga fshatra të tjerë, ushtarakë e punonjës policie, nisën kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë. Hazis, Selmnan e Lik Dishani gjetën forca për të rrëfyer ngjarjen e për të pritur ngushëllimet.”Ka qenë tërmet i vërtetë. Qioellin e pushtuan gjuhet e flakëve. Menjëherë fshati u boshatis nga frika dhe paniku”, tregojnë  të tmerruar të mbijetuarit. Pas më shumë se një muaj kërkimesh, u gjetën eshtrat e 11 viktimave, ndërkohë që  12 prej tyre, ende nuk kanë një varr ku të afërmit të vendosin tufa me lukle apo të ndezin një qiri. Dhembja për Hazis Dishanin ishte më e madhe, se 7 nga pjestarët e familjes mbetën në tunele. Lik Dushanit i mungonin tre njerëz të afërm, po kaq dhe Seme Kurtit e Zenel Dishanit. Ferit Uka dhe Murat Dishani humbën nga dy të afërm të zemrëas, ndërsa Selman, Ali, Halit, Besnik e Dyl Dishani nuk kishin në gjirin e tyre familjar nga një pjestar. Fat të keq patën Hysën Rama, Rifat Barçi e Osman Haxhiu. Gërmadhat e tunelit përpinë 12 vajza e 11 djem. Vetëm 5 prej tyre ishin të martuar, ndërsa 6 kishin kryer shërbimin ushtarak. Të tjerët ishin fëmijë të vegjël që kishin lënë librat e shkollës dhe ishin ngjitur në mal, në tunelet e vdekjes. 12 prej viktimave ishin fëmijë. Ngjarja e rëndë erdhi sepse gjendja ekonomike e familjheve të Selixës ishte kritike. Shumica e tyre, pa menduar pasojat, dërguan njerëzit dhe të afërm ne tunele për të mbledhur gëzhoja, të cvilat shiteshin te tregu i zi. Varfëria nga njëra anë dhe pakujdesia në anën tjetër, sollën tragjedinë.

Viktimat e Qafë-Shtamës

Sherif Dishani 35 vjeç; Majlinda Dishani 20 vjeç; Eglantina Kurti 13 vjeç; Esat Haxhia 26 vjet; Ramis Dishani 17 vjeç; Artan Dishani 17 vjeç; Nurie Dishani 12 vjeç; Deshira Dishani 14 vjeç; Rabije Dishani 14 vjeç; Myrvete Dishani 10 vjeç; Vera Uka 16 vjeç; Agim Barçi 30 vjeç; Zylfie Dishani 25 vjeç; Allaman Kurti 35 vjeç; Ruzhdie Kurti 11 vjeç; Edmond Dishani 16 vjeç; Lulezime Dishani 12 vjeç; Fitim Dishani 22 vjeç; Trendafile Dishani 12 vjeç; Fatime Uka 43 vjeç dhe Ferit Rama 34 vjeç.

Ditë më parë, kryetari i fshatit, Gëzim Uka, kishte dhënë alarmin pasi një tjetër ngjarje tragjike mund të përsëritej në Selixë. Ai kishte marrë një letër nga familjet e viktimave të tuneleve të Qafë-Shtamës, në të cilën thuhej se persona të ndryshëm, jo banorë të fshatit, mbledhin gëzhoja në tunele. “Nuk kemi gjetur akoma eshtrat e viktimave të 20 viteve më parë, – thotë Gezimi, ndërkohë që në tunele vendoset eksploziv për të hapur variant pune, për shitjen e gëzhojave të tjera”. Banorët kanë qendruar dhe vazhdojnë të qëndrojne me shpresë se një ditë eshtrat e banorëve të mbetur në tunel e vdekjes, do të gjendeshin me ndihmën e strukturave shtetërore, me qëllim që ngjarja e vitit 1997, mos të përasëritet. Duke patur parasysh rrezikshmërinë e lartë të predhave të artilerisë, ish deputeti i zonës, e ngriti zërin në Parlament, ku kërkoi që zyrtarët e lartë të ministrive të Mbrojtjes dhe të Brendshme, të merrnin masa për ndaljen e tragjedisë së mundshme. Por, sipas drejtuesve të policisë lokale, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë garanci se predhat e tuneleve të Qafë-Shtamës nuk shpërthejnë.  Megjithëate, janë marrë masa për tëe larguar “piratët” e mbledhjes së gezhojave ne tunele.

 

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here