Home Aktualitet Sheshi Skënderbej inaugurohet në 10 Qershor

Sheshi Skënderbej inaugurohet në 10 Qershor

172
0
SHARE

Sheshi Skënderbej do të hapet në 10 Qershor. Lajmin e shumëpritur për të gjithë kryeqytetasit dhe jo vetëm, e ka dhënë në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me fëmijë dhe të moshuar në Këndin e ri të Lojërave, tek Parku i Liqenit.

Kryeministri Edi Rama: Po Sheshi “Skënderbej” kur hapet?

Veliaj: Sheshi “Skënderbej” do të hapet më 10 qershor.

6-vjecarja: Fiks në ditëlindjen time.

Veliaj: Do vish për ditëlindjen tënde të inaugurojmë sheshin “Skënderbej” që mos ta urojmë tani përpara se nuk shkon?

Sheshi ka dalë shumë bukur. Ne këtë javë do testojmë shatërvanët që të shohim si do funksionojnë. Kemi mbjellë dhe shumë pemë rreth e rrotull. Pra që të mos kemi vetëm pllaka për koncerte për takime por të ketë edhe pemë. Një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë vetëm me pemë frutore, e portokalle limona, me fiq.

Gjatë bashkëbisedimit me frekuentuesit kryesorë të Pakut të Liqenit: gjyshet, gjyshërit, mbesat dhe nipërit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se investimi për Parkun e Lojërave të Liqeni ka qenë një ndër më pak të kushtueshmit, por më me vlerë.

Veliaj: Është ndoshta nga investimet e Bashkisë që ka kushtuar më pak, po ka më shumë duk. Ka patur shumë sukses. Ka një fluks të jashtëzakonshëm, sidomos pasditeve. Ne do përfundojmë pistën e vrapit, ndërkohë që po bëjmë edhe shtigjet e biçikletave që të mos ndërhyjë me ata që bëjnë vrap. Shumë shkolla të mesme, si “Petro Nini” dhe përreth shkojnë e bëjnë aty orën e fiskulturës.”

Gjyshja: Është bërë në ndryshim si nata me ditën. Fëmijët kënaqen, luajnë, pa makina, d.m.th. janë të kënaqur. Unë mbesën time e sjell shpesh.

Veiaj i ka shpjeguar Kryeministrit Rama edhe disa ndër projektet e radhës që do i shtojnë mushkërisë së gjelbër të Tiranës një kompleks gjigand sportiv.

Veliaj: Sapo na ka ardhur Masterplani. Arkitekti ka propozuar që ta bashkojë kopshtin botanik me kopshtin zoologjik, t’i shfrytëzojmë të dyja hapësirat. Shtuam zonën e digës poshtë, e kemi shpallur Park. Momentalisht, Plani sot është zbardhur nga KKT. Do bëjmë shumë shpejt inaugurimin. Duam të bëjmë fushat jashtë. Sapo ka mbaruar projekti i pishinave olimpike. Ka shumë fëmijë që merren me not. Jemi gati ta financojmë projektin. Duam të pastrojmë territorin për ta kthyer në terrene sportive. Ka dhe sporte alternative, si joga, regbi, sporte që s’kanë qenë më parë. Rikthimi te sporti ka dhënë shumë impakt.

Kryeministri Edi Rama: Do jetë shumë mirë kompletimi i gjithë kësaj, se është akoma copa-copa. Po me kopshtin botanik, kopshtin zoologjik që do bashkohet me të, parku poshtë liqenit me shumë terrene sportive, do bëhet një kompleks fantastik.

Kreu i qeverisë i ka ftuar të gjithë të jenë të pranishëm në 10 Qershor, ditën kur do të hapet për këmbësorët Sheshi “Skënderbej”.

Kryeministri Edi Rama: “Në datën 10 qershor do takohemi te Sheshi “Skënderbej””.  

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here