Home Opinion Shqipëria është e shqiptareve, z. Luli

Shqipëria është e shqiptareve, z. Luli

221
0
SHARE

-Shqipëria 77 vite në gjendje lufte me Greqinë, qysh në vitin 1940; 27 vite në gjendje lufte midis të majtëve e të djathtëve shqiptarë-

Shteti grek në 1940, shpalli armiqësi ndaj Shqipërisë (gjendje lufte)! Beri provokacionin në 1949 në Jug të vendit tonë, por nuk ia arriti qëllimit. Ushtria jonë i zmbrapsi ushtrinë greke, i dëboi jashtë kufirit. Pati dhe viktima nga të dy palët. Por Shqipëria 3 miljonëshe kurrë nuk lejoj shkeljen e kufijve të Atdheut tonë (meritë e ushtrisë tonë). Me ndërrimin e sistemit në vitin 90-të u krijua pluralizmi partiak dhe Shqipëria u nda “në parcela” në shumë parti, të djathta e të majta. Fillimisht parulla ishte: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!” Këtë e deshën të gjithë shqiptarët, por në drejtimin e partive e shtetit në shumicën e tyre u vunë ish komunistë e pse jo dhe ish agjentë të sigurimit. Nga të drejtonin e punonin për popullin e shoqërinë? Ata i shpallën “luftë” e djathta të majtës dhe anasjelltas për pushtet absolute për t’u pasuruar, për të kryer krime dhe luftë ndër vite duke shkatërruar, djegur, shitur dhe vjedhur gjithë pasurinë kombëtare të krijuar me djersë e gjak për 45 vite nga klasa punëtore e fshatarësia duke shkatërruar e djegur gjithë industrinë, fabrika, uzina, kombinate e çdo gjë.

Loading...

Edhe bujqësia duke e degraduar në kuotën zero, me parullën se janë komunistë. Si pasojë, forcat me të gjalla të punës, rinia mori rrugët e integrimit në Europë e botë. Ngjarjet tragjike, vrasjet njerëzore e kanë zanafillën me 2 Prill në Shkodër ku u asgjësuan 4 të rinj nga frika se u zinin karriget. Skenari nga UDB, nëpërmjet Sali Berishës apo “Karadiçit” dërgoi apostafat të ndjerin A. Hajdari, P. Arbnorin dhe Ali Spahiun me detyrë të posaçme të bëhen kurban në Shkodër dhe e realizuan. Pastaj pastrimin e kundërshtarëve Sali e vazhdoi me Azemin, Olldashin. Firmat piramidale e plaçkitën dhe e dogjën Shqipërinë mbarë, ku me hapjen e depove ushtarake, u vranë mijëra shqiptarë, sigurisht me urdhër të UDB nëpërmjet Berishës (agjent i sigurimit me pseudonimin Penicilina). Të gjithë i dimë krimet e marrëzitë e tij. Ai mobilizoi veriun me ushtri e rezervist për të pushtuar Jugun se krimin e ka në gjak nga prejardhja e hershme e të parëve të tij nga Deti Kaspik i Gjeorgjisë. Dhe biologjikisht, si djalë serbi edhe dhëndër i Serbisë Milica. Ne të dy këto shtete, Rusia dhe Serbia, historikisht në hasmëri me shqiptarët, ka dokumente dhe ngjarje historike. Berisha, tërë kohën e këtij tranzicioni të çmendur, 27 vite vetëm kërcënime e veprime për luftë e ka patur mendjen. Ai kur qeveria e Nanos deklaroi: vetëm me demokratët e Bushatit e të Mamurrasit për 24 orë ia marr pushtetin Nanos, Berisha kopjoi Millosheviçin kur deklaroi: vetëm me shoqatën e gjahtarëve, për 24 orë hyj në Tiranë dhe e pushtoj Shqipërinë.

Berisha bëri sikur u lodh dhe ia dorëzoi partinë Lulit të Vocërr, shokut të ngushtë të vajzës së tij Argitës që për tre vjet punuan bashkë në Prishtinë dhe merrnin dy rroga: një në Prishtinë e një në Beograd se paditën oficerët e UCD si kriminel lufte! Për këtë dhe e gradoi Saliu në qeverinë e tij në disa poste ministrie, si ai i Transportit ku vodhi 230 mije euro në Rrugën e Kombit, Ministër i Jashtëm ku i shiti grekut 35.000 km det; ministër i Brendshëm ku vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe ka 110 ditë që në mes të bulevardit, rrëzë Kryeministrisë ngriti një çadër (kasolle komitësh), ku mblodhi rreth 100 mercenarë, disa kriminel dhe disa fukarenj, të cilëve u jep një copë buke dhe ndonjë qindarkë në të holla, dhe  dy herë në ditë del e ligjëron deri në marrje zëri, sharje, kërcënime për rrëzim pushteti dhe vrasje të udhëheqësve të qeverisë. Po, po, trimi të vret. Saliu si çdo të Enjte në Kuvend dhe brenda në “kasollen e komitëve” thotë” do të ngre të gjithë popullim, do të vras Kryeministrin, do ta tërheq zvarrë, do të bëj Republikë të re etj, etj. Nuk do të lejoj zhvillimin e zgjedhjeve më 18 Qershor. E drejta e njeriut Alfa e parë, është e  drejtë e votës ndaj Luli të Vocërr, por ai nuk ka takat të ndalojë popullin për të votuar, vetëm bërtet e bërtet ne çadër, të cilin pas kurrizit e shponte Berisha, prandaj dhe ai trimërohet. Jo, jo “gjeneral i mercenarëve të ushtrisë së vdekur”. Kurrën e kurrës nuk e përballon një popull të tërë që të njeh dhëmbë e dhëmballë, të njeh krimet dhe prandaj ke dhe frikë nga Vettingu, nga drejtësia o vocërrak…

Idriz PASHA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here