Home Sociale Vlerat e pyllit te fazanëve

Vlerat e pyllit te fazanëve

243
0
SHARE

Fazani, prej të cilit ka marrë edhe emrin ky pyll, është zhdukur prej vitesh per shume arsye por mbi te gjitha, per mungese te perkujdesit pas viteve 1990. Pamvaresisht nga sipërfaqja dhe statusi i pronesise, shume nga specialistet thone se fazani mundet te kthehet dhe me një projekt konkret mund t’i kushtohet rritjes së tyre. Ky do te jete nje ndër hapat më të rëndesishëm per te rritur vlerat ekologjike dhe turistike për të ardhmen, por jo vetëm.

Edhe pse monument natyre dhe gëzon shkallën e pare të mbrojtjes, ky pyll prej vitesh është lënë pas dore dhe llogaritet që nga sipërfaqja prej 50 hektarësh, disa hektare jane demtuar, pra aktualisht nuk dihet siperfaqja reale sepse s’ka nje plan menaxhimi.

Loading...

GëzimTopçiu (kryetari i Bashkisë) thote: Pyllin me fazanë ne po mundohemi ta marrim në pronësi në shërbim të komuniteteve tona. Kemi planifikuar fonde për hartimin e planeve të menaxhimit. Aktualish, Bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesa ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.

Vetem Pylli i Fazaneve, na shpjegon drejtorii Agjensise se pyjeve dhe mjedisit Maliq, z. Marsel Nazifi, ka administraten me një specialist te lartë pyjesh (Ciceron), 2 specialist pyjesh, 2 punonjes pastrami dhe 3 roje mjedisore, të cilet kane realizuar nje pune te mrekullueshme per t’i dhëne pyllit te Fazanëve nje pamje mjaft atraktive per vizitore dhe turiste.

Sic e shikoni, kemi tregues kuptimplotë të një bashepunimi të realizuar midis Bashkisë dhe (AdZM)  ku arrijnë të kombinohen aktivitetet fitimprurëse ne sherbimt e komuniteteve dhe ruajtjen e natyrës. Pra, te gjithe aktoret punojnë sëbashku për qellimet e përbashkëta…

Mbetet shume e rendesishme se për çështjet e planifikimit por dhe te menaxhimit në Bashkinë Maliq, po behen perpjekje maksimale për nevojat qe kanë pyjet. Një punë qe ka filluar me vendosjen e strukturave  me ndërgjegjësim të njerëzeve, vazhdohet te punohet me strukturat për rritje të kapaciteteve menaxhuese dhe me investime në përmiresim të pyjeve, kullotave dhe mjediseve ne te gjithë teritorin, shpjegon Marseli.

REXHEP NDREU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here