Home Aktualitet Yee: Mospjesëmarrja në zgjedhje, e drejtë e çdo partie

Yee: Mospjesëmarrja në zgjedhje, e drejtë e çdo partie

176
0
SHARE

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, në kuadër të turit të tij Ballkanik, ka zhvilluar një takim me gazetarët në vendin tonë. Në drekën me gazetarët, zyrtari amerikan përcolli mesazhin se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen. Megjithatë është e drejtë e çdo partie mos pjesëmarrja në zgjedhje. Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet. Nëse zgjedhjet certifikohen si të rregullta nga OSVBE do të njihen edhe nga SHBA. Dhuna nuk ka vend në vende demokratike zgjidhja duhet të vije nga liderët politikë”, tha Brian Yee.

Loading...

Zyrtari amerikan po bën përpjekjet e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Më herët, Hoyt Yee është takuar për 90 minuta me kryeministrin Rama, e më pas për 50 minuta më kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i zgjedhur president i vendit.

Ndërsa prej orës 15:00 ka nisur takimin edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e partive të koalicionit.

Mbetet e paqartë nëse zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit ka një ofertë konkrete për liderët politikë

Pak para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here