Home Ditar Liria i ka rrënjët në gjak

Liria i ka rrënjët në gjak

312
0
SHARE

where to buy topamax in the uk -Me rastin e 105 vjetorit të lindjes-

source link Midis heronjve të rënë gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, bie në sy portreti i një burri serioz, me mustaqe dhe vetulla të trasha, me fytyrë rrumbullake dhe me sytë shkëndi. Ky është Mustafa Matohiti nga fshati Lekdush i krahinës së Kurveleshit. Ai lindi në vitin 1912 në një familje të varfër fshatare. Mbasi mbaroi shkollën fillore, u fut në shkollën e oficerëve në Tiranë. Atje kuptoi edhe më mirë padrejtësitë e regjimit në fuqi, prandaj dhe u bë dalngadalë një antizogist i flaktë. Mbante lidhje me elementët përparimtare dhe studionte literaturë përparimtare, nga ana tjetër propagandonte në rrethe të ndryshme shokësh kundër regjimit.

Loading...

Seroquel buy online Nuk kalon shumë kohë dhe aktiviteti i tij revolucionar bie në sy. Spiunët e Zogut që e përgjonin, e raportuan. Më 15 Maj 1937 arrestohet në Vlorë dhe burgoset në Tiranë. Edhe Brenda katër mureve të burgut të errët, ai qëndroi i papërkulur. Thuajse për çdo natë mirrej në pyetje prej gjyqtarëve, nga katër-pesë orë rresht, mbaheshin procese pas procesesh. Megjithëse xhelatët e torturuan në mënyrën më barbare dhe u munduan të zbulonin aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, ai s’nxori asnjë fjalë nga goja. Ishte i vendosur në idetë dhe rrugën e tij. Pas disa muajsh, për mungesë faktesh, lirohet nga burgu. Detyrimisht shkon më parë në Delvinë, ku qëndron ca kohë nën verejtje, pastaj në vendlindjen e tij.

Atje qëndron nën kontrollin e vazhdueshëm të autoritetev e të vendit. Agjentët e fshehtë përgjonin çdo lëvizje të tij. Në këtë mënyrë jeta e Mustafait ishte bërë e padurueshme dhe qëndrimi i tij në Shqipëri, i pasigurt, prandaj vendosi të arratiset dhe, aty nga fillimi I vitit 1938, u hodh fshehurazi në Greqi. Atje kërkoi nga autoritetet greke strehim politik, por ata nuk e pranuan kërkesën e tij dhe ia dorëzuan autoriteteve shqiptare. Keta, mbasi e mbajtën pak kohë në burgun e Gjirokastrës, e liruan duke e pasur nën kontroll. Mustafai, për të përballuar gjendjen e keqe ekonomike, u detyrua të shkojë punëtor krahu në rrugën Sarandë-Butrint, por njëkohesisht vazhdoi të përhapë fshehurazi idetë komuniste.

Përsëri aktiviteti i tij ran ë sy të autoriteteve. “Nënprefektura e Delvinës, njofton me shkresën e saj dhe ne telegramin që prefekti i Gjirokastrës i ka drejtuar Ministrisë së Punëve te Brendshme: “Një i quajtur Mustafa Matohiti, ish nëntoger, është arrestuar prej xhandarmërisë si i dyshimtë për aktivitetin e tij në përhapje të idesë komuniste. Muarrëm në studim procesverbalet e kompozuara në këtë rast dhe, duke konstatuar mungesën e një baze serioze për masa ekstreme të burgimit, urdhëruan provizorisht lirimin e tij, duke porositur autoritetet e vendit që ta mbajnë në një survejancë të imtë. Jemi të mendimit që të imponohet largimi i tij prej Delvine, për të qëndruar në katundin e vet, Lekdush të Kurveleshit”.

Masa pas masash u morën kundër Mustafait për të shtypur shpirtin e tij revolucionar. Por të gjitha këto e bënë atë më të fortë, më aktiv, veçanërisht kur vendi ynë u zaptua nga fashistët italianë. “Duhet bërë bashkimi i popullit dhe të luftohet fashizmi”, – këto qenë fjalët e tij që përdorte më shpesh.

Autoritetet fashiste u munduan ta bënin për vete. Ata e thirrën në Tiranë dhe i komunikuan se kishin vendosur ta bënin officer, por ai nuk pranoi. Më në fund, i thanë të shkonte kryetar komuneje në krahinën e Bregdetit. Mustafai e pranoi këtë, porn ë vend që të vinte në jetë direktivat që i jepnin fashistët, propagandonte e punonte kundër tyre. Kështu veproi, gjersa aktivioteti i tij ra në sy dhe u detyrua të hidhet në ilegalitet.

Kjo ndodhi në Marsin e vitit 1842, në Mashkullore, ku autoritetet e Gjirokastrës kishin organizuar një mbledhje të gjerë të popullit dhe të rinisë shkollore. Mustafai, papritur dhe pakujtuar, doli në tribunë dhe, si ndonjë orator i mbaruar, mbajti një fjalim të shkurtër, por kuptimplotë. Njëkohesisht, përmes një entuziasmi të papërshkrueshëm, nxori nga gjiri i tij dhe shpalosi një flamur të kuq, ku shkruheshin këto fjalë: “Në malet e Shqipërisë valon gjaku i djalërisë”.  Djem e vajza dhe e gjithë masa që ndodhej atje, e brohoritën dhe e ngritën në krahë. Autoritetet e vendit, të habitur nga ky guxim i tij dhe nga simpatia e madhe që kishte populli për të, e humbën dhe nuk mundën dot ta arrestonin.

Njëherë, aty nga fillimi i vitit 1943, kur prefekti i Gjirokastrës, një demagog dhe kriminel, shkoi në katundin Fterrë dhe mblodhi popullin për t’i  bindur në “drejtësinë” dhe “fitoren” e fashizmit, Mustafanë e gjejmë përsëri atje. Me marifet, si zakonisht, merr pjesë në bisedë, duke i bërë prefektit pyetje që ia hidhnin poshtë të gjitha fjalët e tij. “Mirë, more zoti prefekt – i tha Mustafai – të gjitha këto që na thatë janë të mira e të ëmbla, po kur fashizmi qënka kaq i ëmbël e i ndritur, pse ne nuk kemi sheqer, dritë…Neve na mungon edhe buka e misrit, edhe kripa që vendi ynë e prodhon kaq shumë”. Në fillim prefekti u mundua ta bindte me të mirë, por shpejt e kuptoi se ai e vinte në lojë dhe ia ktheu ndryshe: “Edhe mësues (se Mustafai qe prezantuar si mësues i fshatit) dhe më flet kështu?!… Je infektuar nga propaganda e komunisteve, mor djalë. Të ka bërë për vete Mustafa Matohiti, mor i paudhë. Prandaj të këshilloj të heqësh dorë, se do ta pësosh si Mustafai, që e kemi dënuar me vdekje”. Mustafai nuk qëndronte kurrë në një vend. Atë e gjejmë herë në Këlcyrë e Përmet, herë në Zagori apo Lunxhëri, herë në Delvinë e Konispol, herë në Bregdet dhe krahina të tjera të qarkut të Gjirokastër.

Aty nga fundi i vitit 1943, Mustafai u caktua komisar i grupit të katërt “Çamëria”. Në fillim të 1944-ës, me formimin e Brigadës VI S, u emërua komisar i saj. Këto detyra ai i kreu më së miri, duke i edukuar luftëtarët me fjalët dhe shëmbullin e tij personal, gjersa ra.

Mustafa Matohiti ra më 29 Mars 1944, ndërsa ngjitej në mauzer në dorë drejt Kalasë së Margëlliçit (Patos), ku qëndronin armiq të shumtë dhe të fortifikuar më së miri. Ra duke qenë në ballë të forcave partizane. Në çastin e fundit të jetës së tij, kërkoi t’u thoshte diçka shokëve pranë, por i qe prerë zëri. Këtë herë zgjati krahun dhe u tregoi drejtimin prej nga tërhiqeshin gjermanët dhe ballistët, mblodhi gishtat grusht. Partizanët e Brigadës e kuptuan amanetin e komisarit të tyre dhe veç katër vetave, që mbetën për të tërhequr trupin e heroit, të tjerët vazhduan ta ndjekin me tërbim armikun…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here