Home Opinion Shqiptarë, na ka hy lufta ndër vedi, për karrige të një shteti!

Shqiptarë, na ka hy lufta ndër vedi, për karrige të një shteti!

153
0
SHARE

Fushatës zgjedhore për në Parlamentin e ri 2017, po i vjen fundi. Vetëm pak ditë dhe shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit. Të gjitha subjektet politike të regjistruara për pjesëmarrjen në këto votime, me dekretin e Presidentit që caktoi datën e votimit, në të dy krahët e partive politike, të majta e të djathta, filloi “lufta” verbale “me pushkë pa plumba”. Vetëm në një fjalor, që edhe në shtëpi të edukimit të fëmijëve e as rrugaçët e rrugëve, nuk përdorin të tilla fjalë sharje dhe kërcënuese ndaj njëra-tjetrës, djathtas e majtas… Si qytetar, më bëjnë shumë përshtypje, pretendimet “garancia” e të tre partive kryesore  që betohen para votuesve se do të fitojmë më 25 Qershor…

Kryeministri aktual, zoti Edi Rama, ka të drejtë sepse për katër vjet hodhi baza, bëri projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë në shumë fusha të jetës. Për kohën në drejtimin e shtetit, shumë projekte u realizuan por disa kanë filluar, ndaj Rama me të drejtë kërkon edhe një mandat katërvjeçar që t’ia ndërroj faqen Shqipërisë në shumë aspekte jetësore si dhe në drejtësi. Por, kush është z. Edi Rama! Unë kam patur rastin dhe kënaqësinë, ta njohe dhe të pijë kafe me artistin e madh, Kristaq Rama. Dhe për këtë, dua të kujtoj shprehjen popullore: “Bëmë Baba, të të ngjaj!” Edi Rama u bë artist, u zgjodh Ministër Kulture, ka bërë piktura dhe njëkohësisht ka botuar edhe libra. U zgjodh kryetar Bashkie i Tiranës në një kohë që të gjithë jemi dëshmitarë se si e gjeti Tiranën?! Menjëherë filloi nga puna për të pastruar Tiranën që  të tjerë para Tij, lejuan “mbirjen e kioskave” në çdo 10 metra. Unë e gjeta fillimisht ku sot ndodhet lulishtja e “7 xhuxhave” bashkë me 15 punëtorë. Si u gjet ai vend një biçim lugine me pemë të mëdha që kishte favorizuar drogmenët ku aty u gjetën me mijëra shiringa e age, dende mbrojtëse që përdoreshin nga prostitutat. Këto zanate bëheshin edhe nëpër kioska në të gjithë Tiranën e Lumin e Lanës… Me një fjalë, e gjithë Tirana, qelbesh, kombësorit i duheshin kundragaz ose do të vendoste shaminë hundëve deri sat ë kalonte të dashurin kryeqytet.

Por Edi Rama, e ktheu Kryeqytetin nga një sketerrë e qelbur duke e ndryshuar plotësisht. Edhe tani, me zgjedhjen kryetar Bashkie të z. Erion Veliaj, Tirana po bëhet një nga kryeqytetet më të mira në Ballkan dhe në Europë. Ndaj edhe Kryeministri kërkon që të gjitha nismat e projektet për një Shqipëri Europiane, po i kërkon me të drejtë votat në mbarë Shqipërinë, nga çdokush që e do Shqipërinë modern, me drejtësi, ekonomi, industry e bujqësi bashkëkohore…

Çudija është se kanë kërkuar e janë betuar edge dy kryetarët e partive si ajo e LSI-së. Petrit Vasili , betohet e stërbetohet se do të dalë forcë e parë dhe do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë! Po kështu edhe Luli i Vocërr, në çdo miting, thotë se do të jetë kryeministër, por i Republikës së Re “Fantazëm”. Z. Vasili i merr udhëzimet nga “I madhi Meta”. Kush është Luli i Vocërr? Me të ardhur në Shqipëri nga Hollanda,”babai i tij politik”, e caktoi Ministër Transporti. “U dallua në punë” duke vjedhur 230 mijë Euro në rrugën e Kombit. Pas kësaj merite, përsëri “babai politik” e gradoj Ministër të Jashtëm, ku i shiti dhe ia fali shtetit fqinj, Greqisë, 350 km det. Për të ndihmuar qeverinë serbe, Salih Karradiçi, e dërgoi në Kosovë bashkë me vajzën e tij Argitën. Tre vite pune jetuan në Prishtinë duke u marrë me dosjet e oficerëve të UÇK. Për këto shërbime ndaj Serbisë, merrnin dy rrogal një në Prishtinë dhe një në Belingrad!

I shquar për keto marifete (kundër Kosovës), Saliu i dha gradë ushtarake dhe e caktoi ministër të Brendshëm edhe për hatrin e së bijës… Në këtë institucion, me urdhërin e “Babait të politikës” dhe të UDB-së, vrau 4 qytetarë të pafajshëm në mes të Tiranës dhe mbi gjakun e tyre, Luli i Vocërr ngriti një çadër (kasolle komitesh), ne të cilën mblodhi 100 mercenarë duke i ndërruar herë pas here u bëri zbor 3 muaj për të luftuar kundër shqiptarëve. Ja ky është Kryeministri i vetëshpallur si Mbreti Zog, dikur Lul-Lul? Mirëpo në prag të 25 Qershorit “ju çel goja Ilir Metës” edhe Monikës? Ilir Meta është bërë “Mizë kali” me shumë flamur! Nga prapanica e Nanos “Miza” hyri te prapanica e serbit Salih Karadiçit. Mandej hyri te prapanica e Edit! Po tani ku do të gjejë veimë e të futet, Jo z. Ilir, jo. Ti do që të bëhesh sin ë filmin “Kush jeni ju zoti Sergej”, i cili balancoj Luftën e Dytë Botërore kurse ju doni të balanconi politikën shqiptare?!  Z. Ilir ti si “tradhetar” do që të imitosh E. Hoxhën, meqenese gratë i keni të dy dibrane dhe ju urdhërojnë ato.  Por, Monika, deklaroi se Ilir Meta do të qëndroi dy mandate President dhe ajo Zonjë e parë!

I treti që ka deklaruar për të qenë Kryeministër, është z. P. Vasili. Unë si Kryeministër, menjeherë do të punësoj 100 mijë të rinj. Po ju z. Vasillaqis ishit në pushtet (Qeveri) 4 vjet me serbin Salih dhe 4 vjet me z. Edi Rama, kush të ndaloi për t’i future në punë. Po tani do të mbledhësh fëmijët e shkollave pot ë dëgjuan do t’i punësosh të pastrosh bulevardin me që çadra u hoq. Por me q   ë Iliri siç më kanë thënë, Iliri të ka quajtur Tezja dhe do të bëjë Kryeministër dhe ndoshta me shumë. Mos ia bëni qejfin vetes, as ti, as Iliri meqenese jeni të njeri-tjetrit. Populli thotë: “Ku ka zë, s’është pa gjë!” E pyeta Ilirin, ku i çoje lingotat me tonelata floriri i ardhur nga Rubiku nga uzina e Elektrolizës në Krrabë e në Skrapar, jo kilogram apo kuintal, por tonelata!

Ja të nderuar lexues në tre million shqiptarë , do të kemi 3 kryeministra. Njeri është ne krye të detyrës, dy të tjerët të vetshpallur. Ta dinë se po të jenë akoma kooperativat bujqësore, as brigadier nuk e bëjnë dot Lulushin e Vasillaqin, Me 26 Qershor, shkoni e mblidhni kanaçe.

Ditët e fundit, Presidenti i ri, z. Ilir Meta, imitoi “Babain dhe dashnorin politik”, i cili një vit më parë në Kuvend, deklaroi: “Do të marrim armët e të luftojmë shqiptarët!” Kështu kërcënoi Iliri. Do të armatosi popullin, rininë e LSI, e të luftojnë kundërshtarët e tyre. Si u bë kaq trim “Miza e kalit, Ilir”?! Ai ka shkalluar në luftë ndër vite Shqipërinë do që ta  do që ta çojë. Jo, jo, Hajdut floriri!

I bëj thirrje gjithë popullit trim e atdhetar: Votoni numrin “2”, partinë Socialiste për një Shqipëri të lumtur që të shkojë në Europë me Edi Ramën Kryeministër ashtu siç ka zanatin Piktor, do ta bëjë Shqipërinë pikturë.

Rroftë Partia Socialiste! Rroftë e Majta Shqitare!

Fitore! Fitore! Fitore!

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here