Home Ditar 75 vjetori i formimit të çetës partizane të Matit

75 vjetori i formimit të çetës partizane të Matit

169
0
SHARE

-Më 18 Korrik 1942, në Klos-Katund, formohet çeta partizane e Matit, ndër të parat në Shqipëri-

Formimi i Çetës partizane nuk ishte as dëshirë, as rastësi, por domosdoshmëri historike e përhapjes me shpejtësi e idealeve të lëvizjes ANÇ në Mat si rrjedhojë e pushtimit të vendit nga Italia fahsiste. Pionierët e parë të përhapjes së këtyre ideve në Mat kanë qenë Haki Fejza e Beqir Minxhoziu. Por ardhja në Mat dhe e sekretarit politik të qarkorit të PK të Durrësit nga varej treva e Matit gjatë LANÇ e Pip Bakallit, Dylejman Çelës, Mustafa Kaçaçit, Xhemal Punavisë, Sul Domit, Sejdin Avdisë etj, bëri që situate edhe në Mat të avancohet me shpejtësi në favor të LANÇ. Në programin e saj celula e PK matjane përcaktoi 4 detyra themelore: përhapja me shpejtësi e idealeve të LANÇ në krahinë; krijimin e bazave të LANÇ në çdo fshat; formimin e çetës partizane dhe armatosjen e saj; organizimin e aksioneve l;uftarake kundër fashizmit pushtues dhe përgatitjen e oirfganizimin e kryengritjes së përgjithshme tëe armatosur të popullit të Matit kundër fgashizmit dhe bashkëpunëtoreve të tyre.

Loading...

Ishin disa faktorë madhorë që kushtëzuan formimin e çetës partizane të Matit më 18 Korrik 1942 më fshatin Klos-Katund në shtëpinë e Hysen Bozhiqit, i cili u caktua komandanti i parë i çetës, e cila kishte në fillim vetëm 15 vetë. Më pas kjo çetë thithi rreth vetes me dhjetra djem, në të cilë më vonë emërohet komandant i saj Haki Fejza dhe komisar Sejdin Avdija në vend të P. Bakalli. Në vitin 1943, komisar emërohet Mustafa Kaçaçi. Për t’a bindur popullin se partizanët e çetës nuk ishin njerëz vetëm të fjaleve por dhe  të aksioneve e veprimeve luftarake. Dita erdhi dhe aksionet e çetës partizane të Matit nisën si një zinxhir i pashkëputur i veprimeve luftarake.

Aksioni i parë i çetës është ai i 24 Korrikut 1942, vetëm 6 ditë pas formimit të saj për prerjen e linjave telefonike, aksion ky në shkallë kombëtare. Ky aksion në shkallë kombëtare tronditi thellë dhe krijoi një gjendje pasigurie për pushtuesit fashist dhe qeverinë e Tiranës. Aksioni i dytë, por i pari me armë kundër fashizmit Italian ishte ai i 8 shtatorit 1942 në Vig të Matit  për asgjesimin e postës secrete italiane që vinte nga Peshkopia për Tiranë. Duke qenë të mirëinformuar për intinerarin e postës secrete italiane, drejtuesit e çetës përcaktuan përveç vendit dhe datën, orën dhe pjesmarrësit në këtë aksion, të cilët ishin: Haki Fejza, Beqir Minxhozi, Vesel Ahmeti, Raqi Duro, Muharrem Qamili, Haxhi Zhgjuni, Faik Krasi, Kin Sheldija, Staf e Sul Brahimi, Ali Miunxhozi, Veli, Shaban e Haxhi Ceka, Murat e Ramadan Radani, Nur Zhgjuni dhe Haxhi Ibrahimi.

Entuziazmi, mobilizimi dhe besimi në fitoren e LANÇ ngjiti shkallët më të larta. Ishte koha që edhe në Mat vjen revolucioni i Konferencës historike të Pezës, e mbledhur më 16 Shtator 1942, në të cilën jepej qartë platform e Frontit ANÇ për luftë të përbashkët kundër pushtuesve pa dallim feje, krahine e ideje. Çuarja e frymës së këtij revolucioni shtëpi më shtëpi nga patrioti Dylejman Çela, çoi peshë zemrat e popullit të kësaj treve dhe besimin e patundur në fitoren e LANÇ si e vetmja rrugë shpëtimi. Tek ky patriot, populli matjan kishte besim të patundur, sepse ai ka qene prej kohësh kundershtar i regjimit të Zogut.

Më 18 Shtator 1942, një pjesë e çetës partizane të Matit, goditën mes fshatrave Vinjall e Qafëmurre ekipin qeveritar të Hafiz Hasës të shoqëruar edhe me milicë të armatosur për të mbledhur taksat e detyrimet në këtë zonë, por dështuan me turp. Tre ditë më vonë, më 21 shtator 1942, pjesa tjetër e partizanëve të çetës goditën në Gur të Bardhë detashmentin e xhenjos telegrafike të fashistëve italianë duke e shkatërruar atë plotësisht.  Më 25 Tetor 1942, celula e rinisë komuniste për qytetin e Burrelit nën drejtimin e të riut revolucionar, militantit Rexhep Dobra, organizoi një aksion prefekt, të guximshëm e të zgjuar. Në zyrën e n/prefektit Hafiz Hasa, në depon e armëve të katit të parë, nën hundën e rojeve të këtij objekti të rëndësisë së veçantë, grabiten 17 pushkjë të detashmentit të rojeve të këtij objekti.

Çeta partizane e Matit ka kryer aksione luftarake edhe me  Çeta të rretheve të tjera. I tillë ishte ai tek Ura e Murashit, në bashkëpunim me çetat partizane të Martaneshit e Çermenikës, që komandoheshin nga Petrit Hakani, kundër postës italiane që ruante këtë object. Në këtë aksion u vranë 2 ushtarë italianë, 8 të tjerë u zunë rob. U morën dy mitrolozë të rëndë, 11 pushkë, 1 automatik si dhe municione e veshmbathje. Veprimet e saj luftarake çeta partizane e Matit i mbylli më 30 dhjetor 1942, me aksionin e saj kundër postës sekrete italiane që shkonte nga Tirana-Burrel-Klos-Bulqizë-Peshkopi. Si vend më i përshtatshëm u zgjodh Xherja e Çelës mes fshatrave: Suç në veri, Shulbatra në perendim, Bërzhani në Jug dhe Opatini në Lindje. Në aksion morën pjesë 37 partizanë, të cilët pritnin sinjalin për veprim. Në orën 15.oo vrojtuesit morën sinjalin se makinat e postës u futën në Suç dhe vazhdonin rrugën në drejtim të Xheres së Çelës. Një përleshje e vërtetë me armë nisi mes të dy palëve. Aksioni zgjati 25 minuta. Humbjet ishin të mëdha në njerëz dhe armatime.

Uniteti mes partizanëve të çetës dhe popullit u formua më shumë se kurrë, besimi në fitore ishte i patundur, populli vihet plotësisht në përkrahje e mbrojtje të çetës, radhët e të cilës shtoheshin nga dita në ditë.

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here