Home Ditar Heroinat që mposhtën vdekjen

Heroinat që mposhtën vdekjen

209
0
SHARE
Monument of the Partisan Heroes, stone monument depicting 2 women standing heroically with nooses around their neck, Gjirokastra, Albania. The statue pays tribute to 2 teenage girls Bule Naipi and Persefoni Kokedhima who were partisans during WWII providing assistance to the rebel forces in the contryside. Betrayed to the German forces occupying the city they were hanged in 1944. Gjirokastra was settled by the Greek Chaonians, the Romans and Byzantines before becoming an Ottoman city in 1417. Its old town was listed as a UNESCO World Heritage Site in 2005. Picture by Manuel Cohen

-Kushtuar dy Heroinave të Popullit: Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, me rastin e 73 vjetorit të varjes se tyre ne litar nga fashistët gjermanë-

Bule Naipi lindi më 15 Maj të vitin 1920 në lagjen Dunavat të qytetit të Gjirokastrës. Dunavati dhe Manalati ishin pagëzuar “Stalingrad” ngaqe armiku nuk futej dot atje. Ajo rridhte nga një familje shumë e varfër. Babanë ia vranë dhe mbeti jetime pa mbushur as motin. Vetëm jeta dhe padrejtësitë shoqërore, shtypja e shfrytëzimi i egër, papunësua dhe varfëria e përgatiten shpirtërisht me urrejtjen karshi armikut. Kështu që, porsa filloi lëvizja në Gjirokastër, ajo qe nga të parat që hyri në grupin e të rinjve.

Loading...

Krijimi i Partisë më 8 nëntor 1941, e gjeti në Bulen në radhët e para të luftëtarëve. Mori pjesë në celulë dhe u bë anëtare e PKSH. Në Konferencën e parë të Partisë për qarkun e Gjirokastrës, që u mbajt në shtëpinë e saj, u zgjodh Komiteti Qarkor i Partisë për Gjirokastrën.

Ajo ishte shumë e shkathët dhe në çdo rast gjente rrugëdalje me zgjuarsi. Një herë, kur e njoftuan se shtëpia e saj, ku bëheshin mbledhjet, ishte diktuar nga spiunët, ajo brenda një ore shpërndau shokët ilegalë dhe i vendosu në baza të sigurta. Kështuqë, spiunët, nuk gjetën asgjë. Në një rast tjetër, kur një kushëri hyri pa trokitur në shtëpi dhe shkoi drejt e në dhomën ku ishin shokë ilegalë, ajo menjëherë i tha: “Mirëseardhe, të keqen motra, që të solli e mira. Ja ky është i fejuari im, – i tha duke treguar Qemal Stafën, – kurse këta janë krushqit, por e kemi shumë secret, ndaj mos ia trego njriut”. Tregojnë se kur një aga e pyeti Bulen: “Kush do ta fitojë luftën?” – ajo iu përgjigj:

“Luftën do ta fitojmë ne, se ne kemi të vërtetën me vete.

Në Mars 1942, Bulja  mbajti mbi varrin e Bajo Topullit një fjalim midis popullit që ishte mbledhur, ku tha ndër të tjera: “Ne kemi ardhur të berohemi para kujtimit t’uaj, se do të ecim me guxim në rrugën që ndoqet ju deri në çlirimin e plotë të Atdheut”.

E ndjekur këmba-këmbës nga karabinierët dhe spiunët, ajo mundi t’u shpëtojë atyre, sepse populli e përkrahu, e ruajti, e fshehu. Bulja zhvilloi një aktivitet të gjërë në Libohovë, ku gjatë një mbledhje me popullin, arriti të bindë me dhjetra për t’u hedhur ne rreshtat partizane. Në Libohovë u rrethua shtatë herëm kalonte shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë, po krerët e ballit nuk e kapën dot. Në fillim të vitit 1943, Bule Naipi përkrahu me vendosmëri e këmbëngulje iniciativën për organizimin e grevës së bukës në qytetin e Gjirokastrës. Ajo tha: “Greva duhet të bëhet! Unë marr përsipër të organizoj masën e rinisë dhe të grave. Mendoj që greva të zhvillohet ditën e Hënë, që është ditë pazari, në mënyrë që të sigurojmë edhe përkrahjen e fshatarësisë”.

Shtëpia e saj, u bë bazë e rëndësishme e luftës. Bulja ishte anëtare e Komitetit Qarkor. Veprimtaria e saj ishte në qytet dhe në krahinat fshatare. U njoh si partizane në male dhe si ilegale në qytet. Në Korrik u burgos dhe nuk iu nënshtrua torturave të rënda.

Në Gjirokastër, në sheshin e Çerçizit, ështe një rrap i moçëm. Ai ka qëndruar atje, përballë monumentit të Çerçizit të derdhur në bronz si një dëshmitar i heshtur i një heroizmi të madh. Në degët e këtij rrapi, më 17 Korrik 1944, fashistët gjermanë varën dy vajzat trime shqiptare, Bule Naipin dhe Persdefoni Kokëdhimën.

…Në fillim të muajit Korrik të vitit 1944, u rrethua lagjia Dunavat i Gjirokastrës, ku Bulja pat hyrë ilegalisht. Spiunët kishin lajmeruar dhe forca të shumta nzisto-balliste e kishin rrethuar.  Ajo u largua me shpejtësi drejt malit të Gjerë, por nuk mundi të kalojë, se rrethimi ishte shumë i fortë dhe ajo ishte e pa armatosur. Në kohën që po matej të kërcente nga një shkëmb, ballistët e shumtë iu sulën nga një bahçe aty pranë dhe e kapën të gjallë. Bulen e burgosën në kalanë e Gjirokastrës, ku qëndroi e papërkulur. Në një takim që pati me nënën e saj para se ta ekzekutonin, i tha:

“E dashur nënë! Sot bija jote u dënua me vdekje nga kriminelët ballisto-gjermanë. Po të le lamtumirën e fundit, ma bëj hallall gjirin që më ke dhënë. Në mesnatë, litari do të këpusë fillin e jetës sime. Qëndro e fortë. Duaje dhe mbroje fort çdo vajzë shqiptare, ashtu siç më doje dhe mua. Doita e çlirimit është e afërt. Partizanët do të na e marrin hakun. Fitorja është e jona”.

Ajo s’e dha veten as ditën e fundit, kur gjyqi i dha vendimin me vdekje. Me një zë plot besim në të ardhmen, u tha tradhëtarëve që ndodheshin në gjyq. “Vajza shqiptare nuk trembet as nga plumbi dhe as nga litari. Ju duhet të trembeni jo unë, sepse ju jeni ata që po jetoni orët e fundit. Partizanët do ta çlirojnë vendin. Ata do të na i marrin hakën”.

…Qelitë e burgut të Gjirokastrës e mbajnë mend këtë vajzë trime se si qëndroi e papërkulur përpara torturave më çnjerëzore. E dinë këto qeli se Persefoni mund të dilte nga burgu pot ë nënshkruante një copë letër të bardhë në sytë e xhelatëve. Por ajo bërtiti:

“Jo, nuk dua falje të tillë! Mbajeni për vete…”. E merr letrën me majat e gishtrinjve, e hedh në tokë dhe e copton me këmbë duke thënë: “Ja pra, e firmosa. Kjo letër nuk meriton të griset me dorë”.

***

Persefoni Kokëdhima u lind në Qeparo të Himarës në vitin 1924. Ajo ishte veprimtare e luftës, veproi me të rinjtë e fshatit duke u ardhur në ndihmë partizanëve.

Persefoni u rreshtua në radhët e Brigadës VI Sulmuese dhe u shqua në luftimet që u zhvilluan në Shën Vasi të Sarandës. Në këto luftime në Malin e Bardhë, u bë një qendresë e fortë kundër ushtarëve nazistë, të cilet sulmonin për të hapur rrugën në drejtim të Bregdetit dhe maleve të Kurveleshit. Këto luftime zgjatën 15 ditë e 15 net. Në Historikun e Brigadës VI Sulmuese Persefoni Kokëdhima veçohet si një luftëtare e shquar. Mbi këto motive të heroizmit partizan, vajza e Qeparoit u shpall Heroinë e Popullit.

Kur armiku të puq tytën e pushkës te balli dhe guxon si Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima t’i thuash: “Qëllo!” trimëria ka ngadhënjyer mbi vdekjen. Shprehim ne, luftëtarët e Brigadës VI Sulmuese mirënjohjen për shoqen tonë Persefoni që nuk u mposht nga torturat, por me guxim mbrojti idealet e Luftës Nacionalçlirimtare. Të dyja vajzat, nuk i ligështoi verbëria e bodrumeve ku i mbyllën pushtuesit dhe tradhëtarët. Ato për inat të armiqve këndonin këngë partizane dhe përbuznin vdekjen duke lartësuar trimërinë partizane.

…Në degët e rrapit, te sheshi midis qytetit, lëshuar dy litarë të lyer me dylle. Ishin derdhur me atë formë sit ë ishin dy nëpërka vdekjeprurëse. I kishin bërë enkas ashtu që t’u shtinin frikën, të gjunjëzonin qendrësn e tyre. T’i shtinin dridhmën qytetit. Ballistët u thonin:

-Kujdes , ato duan që të ndriçojnë trimërinë partizane. Do të jetë punë e ligë. I vishnin me rroba jevgash që njerëzit të thonë. I, sa të shëmtuara. Ato s’pranuan. Të vishen me savan të vdekjes. Por ato s’pranuan.

-I vishni ashtu që të duken si pula të lagura – u tha gjermanëve agai i ballistëve. Donin që me një gur të vrisnin dy zogj. Të zhvleftësonin qëndresën partizane dhe t’i shtinin frikën qytetit që s’dëgjonte të përulej.

Thirrën me zë të çjerrë vrasësit. -Në litar! Në litar! Hijet e zeza me maska u afruan.

-Tutje qenër që na flisni me gjuhën e nënës! – u folën vajzat.

Hijet u zbrapsën të trembura dhe komunistja Bule dhe partizania Persefoni, ranë vetë në litar. Ato ishin dy flutura të bardha që hynë përjetësisht në historinë e qytetit. Ishin dy dallëndyshe që sillnin lajmin e pranverës që pritej, çlirimin e Atdheut.

Ato qëndruan si heroina dhe si partizane të vendosura, të palëkundura me qendresën e tyre, duke u bërë shëmbull për të gjithë partizanet e partizanët që luftonin për çlirimin e Atdheut.

Më 17 Korrik 1944, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima u varën te sheshi i Çerçizit në qytetin e Gjirokastër. Për Heroizmin  dhe trimërinë e tyre, ato janë shpallur Heroina të Popullit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here