Home Opinion Kryeqyteti i Shqipërisë, tre gëzime për 18 ditë

Kryeqyteti i Shqipërisë, tre gëzime për 18 ditë

146
0
SHARE

Tirana është vendbanimi më i lashtë, me banorë autoktonë, tregojnë toponimet, siç janë: Ura e Tabakëve, Pazari i Ri etj. Tirana u shumëfishua me banorë të ardhur nga të gjitha trevat  shqiptare, sidomos shumë të ardhur janë nga Dibra, ndaj dhe një lagje e Tiranës mban emrin Rruga e “Dibrës”.

Më 21 Janar 2017, u mbushën plot 97 vite që Tirana u bë kryeqyteti i Shqiperisë. Kongresi i Lushnjes i mbledhur më 1920, zgjodhi Qeverinë Shqiptare dhe kryetar i saj u zgjodh Sulejman Deklvina, i cili ngriti Parlamentin me 37 anëtar. Ministër i Brendshëm u zgjodh A. Zogu dhe Kongresi e ngarkoi me detyrë së bashku me Aqif Pash Elbasanin të shoqëruar nga 10 trima të armatosur të vendosnin si kryeqytet: ose Durrësin, ose Tiranën (Durrësin për nder të Teutës). Ekipi i drejtuar nga Zogu, u nis drejt Durrësit, mirëpo tek Shkëmbi i Kavajës, Esad Pash Toptani u kishte zënë pritë me shumë ushtarë të tij. Ekipi devijoj rrugën në drejtim të Tiranës, nga Peza e Vogël dhe arritën në Tiranë.

Sapo arritën në Tiranë, ky delegacion u prit me dashamirësi e duartrokitje nga tiranasit. A. Zogu dhe Aqif Pash Elbasani, vendosën gurin Historik. Tirana mori emrin Kryeqyteti i Shqipërisë, pra rreth 97 vite më pare. Në qytetin e Tiranës, qytetarët merreshin më shumë me zejtari, artizanate e tregëti. Shtëpitë, shumica të ndërtuara me qerpiç prej argjile, ujin e pijshëm e merrnin nëpër puset e hapura shumica në oborret e tyre. Pazari i Vjetër kishte shumë kallajxhinj, farkëtar, këpucar, orëndreqës, dyqane për shitje ushqimesh e veshmbathjesh por dhe shumë tregtarë ambulantë. Fshatrat përreth Tiranës, shisnin bagëti e prodhime bujqësore. Kishte gjithashtu edhe hane për hotel.

Me pushtimin e Italian, specialist ndërtues e inxhinier Italian, ndërtuan të gjitha godinat e Ministrive, pra, filloi zbukurimi i Tiranës. Edhe regjimi i mëparshëm, ngriti disa ndërtesa të rëndësishme si KQ të PPSH, universitetin (tek sheshi Nënë Tereza), Muzeun Kombëtar, 3 uzina si dhe Kombinatin Tekstil. U ndërtuan edhe shumë institute e shkolla dhe spitale, ferma bujqësore Kamës; u ngritën reparte special ushtarake, Akademi, shkolla “Skenderbeg”, Fusha e Aviacionit. Brigade tankesh, Spitali Ushtarak, Sanatoriumi e shumë institucione të tjera.

Më ndërrimin e sistemit, Tirana si e gjithë Shqipëria, ra në regres. Drejtuesit e Partisë Demokratike në pushtet, prishën, shëmbën, dogjën dhe shitën çdo ndërtim të bërë në kohën e monizmit,  si Uzinat ”Enver”, Traktori, “Dinamo” “Partizani”. U rrafshuan gjithashtu dhe kombinati tekstil, të cilat me fillimet e demokracisë e çuan Shqipërinë në kuotën zero në vitin ’97, duke shkatërruar çdo gjë. Kryetari i bashkisë me urdhër të Sali Berishës, e mbolli Tiranën me kioska (u qelb nga droga e prostitucioni).

U desh të shkuleshin këto kioska, me ardhjen e Kryetarit të Bashkisë, z.Edi Rama që të pastrohej Tirana dhe lumi të saj duke i dhënë Tiranës një pamje prej Kryeqyteti të lulëzuar me pemë e lule. Por me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë, Tirana fjeti 4 vjet, asgjë s’bëri, vetëm preu lisin e Et’hem Beut 210 vjeçar i shpallur “Monument Kulture”. Tirana dhe tiranasit, patën fatin e madh me zgjedhjen Kryetar Bashkie të z. Erion Veliaj. Ky djalë i shkathët, me kulturë, me dije shkencore, i shkolluar në Amerikë, i mbështetur nga z. Edi Rama, për 2 vjet e bëri Tiranën Kryeqytet Evropian!

Më 10 Qershor, Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inauguroi sheshin “Skenderbej”, me pjesëmarrjen e qindra mijëra të pranishmëve. Çdo qytetar e fshatar ka dëshirë të vizitojë këtë shesh. I duhet pak kohë për të parë të gjithë sheshin, ku përfaqësohen të gjitha trevat, ku me gurët e vendosur në këtë shesh, flitet shqip. Një fjalë e urtë thotë: “Guri i rëndë peshon në atdheun e vet”. Në shesh ka gjelbërim, pemë dekorative dhe shumë lule. Ky ishte gëzim i parë më 10 qershor; i dyti më 17 Qershor, inaugurimi i segmentit të Bulevardit të Ri tek  treni (si matjan, më ngelet pak qejfi se Sali Serbi na ka vendosur mbretin Zog si polic trafiku). Mijëra qytetare morën pjesë të gëzuar në inaugurimin e këtij segmenti të ri.

Ëmbëlsira, zakonisht lihet për në fund. Ky gëzim i tretë, nuk ishte inaugurim veprash, por një festë e madhe: fitorja e Partisë Socialiste e vetme në vend. Të parët më 74 mandate, votuesit u treguan të zgjuar dhe e kuptuan se projektet e Partisë Socialiste, disa prej të cilave kanë përfunduar dhe në të tjerat vazhdojnë punimet. Edi Rama me profesionin Artist, Piktor, i ka vënë detyrë vetes dhe atyre që do të drejtojnë për 4 vitet e ardhshme, do ta bëjë Shqipërinë “Pikturë”. Po, po, pikturë dhe me të katër këmbët do të hyjmë në Evropë.

Armiqtë le të lehin, karvani do të shkojë drejt. Edi Rama fitoi sepse gjatë gjithë fushatës, nuk shau, nuk kërcënoj, nuk fyeu askënd, bëri një fushatë me shumë kulturë dhe fitoi. Metës ju lag baruti për luftë!? Lulit i humbi Republika e Re!?

Rroftë Partia Socialiste! Rroftë populli shqiptar!

***

POEZI PËR FITOREN E PS

Me fishekzjarrë u skuq Tirana

Të qoftë për hajër o Edi Rama!

Me shtatëdhjetë e katër dasmor,

Na e solle nusen në oborr.

Na e solle nusen me duvak,

Me duvakun kuq e zi.

Ndalu nuse pak në Kuvend ,

Paç fat e gëzim këto katër vjet.

Nusja e kishte emrin, FITORE,

Na kishte lind në krah të majtë

Me Rilindjen ka veç fitore!

Na janë zemëruar Meta e Luli si kalamaj.

Burrat dalin në luftë, në mejdan

Ballë për ballë duke luftuar.

Jo duke sharë si Meta e Luli,

Por kush të jetë më trimi të fitojë.

Socialistet ja bënë fora,

Dy palë “armiq” kishin përballë,

Për 4 vjet u fitua kurora,

“armiqtë” njeri nga Hollanda tjetri nga Skrapari.

Patriotët shqiptare në ballë të luftës

Votën e bënë letër prej plumbi.

Të dy “armiqve” u re në ballë,

Çdo socialist luftoi si burri.

Në luftime ka dhe disfata,

Ashtu si e pësoi “Republika e Re”

Për tre muaj u stërvit në çadër,

Ju vranë krejt ushtarët, vdekur në dhe.

Shqiptarët, patriot e burra

Ata e dinë kujt me i dhënë votën,

Jo si Ilir Meta me shumë flamurë.

Këtë e mori vesh e gjithë Bota.

Edhe Meta në fushë të mejdanit

Me sundu Tiranën e gjithë Shqipërinë.

Po ju shpartallua ushtria me komandant

Petrit – Luanin.

Dhe gjenerales, Monikë me Rininë.

Gjigandi Rama, dy metra i gjatë,

Gjatë gjithë fushatës foli me kulturë,

Nuk shau burrat, nuk shau gratë,

Me shumë Fitore ngriti Flamurin!

 

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here