Home Ditar Ne horizontin e Shqipërisë, po duket ylli i lirisë

Ne horizontin e Shqipërisë, po duket ylli i lirisë

264
0
SHARE

-Me rastin e 74 vjetorit te rënies se Heroit të Popullit, Kristaq Capo me 2 Korrik 1943-

“Me gjak e me zjarr kërkon fashizmi të shuajë dashurinë tonë për lirinë e këtij vendi. Po rinia shqiptare s’përkulet, se ka trima si Kristaq Capo, që para torturave dhe vdekjes nuk u trembet syri. Në horizontin e Shqipërisë po duket ylli i lirisë. Do të duket edhe më gjatë. Jemi gati të ndjekim shëmbullin tuaj”.

Loading...

Kështu shkruhej në Korrik të vitit 1943, në një thirrje të KQ të Rinisë Komuniste drejtuar rinisë shqiptare, kur komunisti trim Kristaq Capo dha jetën me emrin e Partisë në gojë për çështjen e lartë të saj, të Atdheut e të popullit. Ai lindi dhe u rrit në një familje të varfër në qytetin e Beratit. Jeta për të qe vetëm vuajtje e skamje. Ai nuk gëzoi dot të mirat e saj, sepse ato ishin vetëm për ata që kishin e jo për popullin e varfër, të cilit i takonte Kristaqi. Me forca, vendosmëri e sakrifica të jashtëzakonshme, ai mundi të çajë në mes të errësirës dhe të mbarojë një shkollë të mesme teknike. Pasr shumë mundimesh u emërua mësues dhe punoi në fshatrat e Korçës, Prmetit, Tepelenës dhe më vonë në Berat.

Për Kristaqin filloi jeta e mësuesit, të cilën ai e shfrytëzoi me aq zell për t’u lidhur me fshatarësinë që vuante dhe me fëmijët, nxënësit e tij, që aq tepër i donte. Atë botë të ndarë në dy palë, në të pasur dhe në të varfër që kish njohur Kristaqi në fëmijëri, e vërejti më thellë tani në jetë. Dhe sa më shumë e vërente, aq më tepër i shtoheshin urrejtja dhe vendosmëria e patundur për ta ndryshuar. Përqafoi idetë komuniste dhe me fjalën e tij te zjarrtë në  rrethe të ngushta të rinjsh, goditi ashpër mbi të pasurit, të cilët e kishin katandisur popullin si mos më keq. Po rrugën si duhej vepruar, Kristaqit ia tregoi drita e madhe që u shpërnda në mes të errësirës më 8 nëntor 1941, kur u themelua Partia Në fillim të Shkurtit 1942, në qytetin e Beratit krijohet e para celulë partie për qarkun.

Kristaq Capua ishte anëtarë i saj dhe pak më vonë, sekretar. Për të filloi periudha e luftës së parreshtur për të zbatuar vijën e Partisë, për të luftuar ashpër e pa mëshirë kundër pushtuesve e tradhëtarëve të vendit. Kristaqi punoi më aktivisht për të ngritur organizatën e rinisë komuniste në berat dhe në krahinat e tij, agjitoi në të rinjtë e në popull për kryengritjen e armatosur. Ai ishte në rreshtin e parë të demostratës që shpërtheu në Berat me 28 nëntor 1942 kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve. Ishte kurdoherë i gjallë e shpirtbarut. Kristaqi drejtoi aksione të rëndësishme brënda në qytet për t’i marrë nga duart armikut mjetet e propagandës që duheshin për teknikën e Partisë, drejtoi atentate për të qëruar spiunët e fashizmit e të tjerë.

Natën e 7 Janarit të vitit 1943, nën hundën e armikut, në mes të qytetit, dy të rinj komunistë, duke zbatuar me përpikmëri deri në hollësitë më të vogla planin e hartuar nga Kristaqi, me trimëri e gjakftohtësi të rrallë, hynë në zyren e fashios, muarrën shaptilografin dhe material të tjera të nevojshme dhe i çuan në bazën ilegale të caktuar më parë. Me ato që iu rrëmbyen armikut, u krijua teknika e Partisë, ku u shtypën materialet më të cilat përhapej e vërteta e madhe e kryengritjes së armatosur.

Për meritat që kish, Konferenca e Partisë e qarkut të Beratit, që u mblodh në ilegalitet në fillim të Shkurtit 1943, e zgjodhi Kristaq Capon anëtar të Komitetit Qarkor të Partisë. Pastaj u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste të Beratit dhe sekretar organizativ i këtij komiteti. Ai punoi aktivisht për zgjerimin e radhëve të rinisë komuniste, për t’i hedhur të rinjtë në radhët e çetave partizane që po rriteshin, mbante lidhje me to. Dhe kështu punoi deri në kohën kur çau rrugën nga qyteti për në zonën e çliruar. I kallëzuar, u arrestua nga fashistët italianë një ditë Qershori të vitit 1943.

Në burg Kristaqi u qëndroi trimërisht të gjitha torturave që i bënë fashistët. Nga goja e tij fashistët nuk mësuan gjë për shokët, për bazat ilegale, për çetat partizane, për të cilat ai dinte aq shumë e që një ditë, pas arrestimit të tij, u dhanë fashistëve një grusht të rendë në nahien e Shpiragut. Pyetje e pas tyre tortura, pyetje e përsëri tortura, – kërkon kaluan ditët e qëndrimit të Kristaqit para hetuesisë fashiste. Por më kot. “Asgjë nuk mësuan prej meje bishat fashiste, megjithëse vazhdojnë prej tri ditësh të më torturojnë. Qëndroni shokëm deri në fund!” – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Kristaqi shokëve para se të nxirrej nga skëterra e Porto Romanos e të nisej me drejtim për në Tepelenë.

Ato ditë të fundit të Qershorit, fashistët kishin ngrënë grushte të rënda në operacionin e tyre të dështuar kundër zonës së Mallakastrës, ku vepronin çetat partizane. Të pafuqishëm para çetave partizane, bishat fashiste sillnin në Tepelenë Kristaqin bashkë me tre shokë. Për te ngritur moralin e trupave të veta që kish rënë përtokë e për të shkaktuar panik në popull, në mengjesin e 2 Korrikut 1943, ata nxorrën trimat e papërkulur para skuadrës së ekzekutimit. Të katër heronjtë, qëndronin me kokën lart e me sytë zjarr. Atëhere shpertheu i fuqishëm zëri i Kristaqit:

Rroftë Partia Komuniste! Poshtë fashizmi!

Ky zë komunisti, u ngrit mbi krismat e armëve fashiste.

Ra Kristaq Capua, ra heroikisht ashtu siç ranë me mijra trima, lulja e popullit tonë, të cilët nuk do të harrohen kurrë.

RESUL BEDO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here