Home Ditar Revolucioni matjan kundër pushtuesve

Revolucioni matjan kundër pushtuesve

309
0
SHARE

Më 31 Korrik 1943, 3000 matjanë u ngritën në Revolucion me armë në dorë kundër fashizmit italian në tre drejtime: kundër gazermimit, garnizonit në Burrel, kundër kampit të përqëndrimit në Komsi dhe kundër forcave fashiste që ruanin minierën e Bulqizës të pozicionuar në Qafën e Bullit.

Kjo kryengritje mbarëpopullore, ka hyrë në historinë e Luftës Nacional Çlirimtare si një nga ngjarjet më të rëndësishme të saj. Konferenca e Labinotit e ka cilësuar si “kryengritjen më të madhe të kohës”. Në krahinën e Matit pushtetit vendor, civil e ushtarak, ishte plotësisht inekzistent. Të gjitha postkomandat e xhandarmërisë dhe komunat, ishin larguar nga qendrat e tyre dhe ishin grumbulluar në qytetin e Burrelit ose kishin shkuar në shtëpitë e tyre. Në atë kohë me përjashtim të qytetarëve të Burrelit dhe të kampit të përqëndrimit të burgosurve politik në Komsi, e gjithë krahina ishte e lirë. Të dyja çetat partizane lëviznin lirisht në të gjithë fshatrat, për përgatitjen e kryengritjes, çetat bënë një punë intensive. Në Proklamatën e shtabit të përgjithshëm, bëhej thirrje për bashkim në kryengritje të përgjithshme kundër ushtrisë pushtuese fashiste. Kësaj thirrje populli i Matit iu përgjigj flakë për flakë duke dhënë shëmbullin për gjithë vendin. Tani puna qëndronte tek parija e vendit për të cilën nuk mund të bëhesh kryengritje se parija kishte influencë në popull plus simpatizantë të Zogut.

Loading...

Nga takimet e bisedat kokë më kokë si me parinë e simpatizantët e Mbretit Zog, u rrit mirëkuptimi. Për të qenë më të sigurt, u ra dakort njëzëri për të mbajtur një kuvend me pjesmarrjen e krejt parisë së Matit nga çetat partizane, data u caktua 26 Korriku. Kuvendi do të mblidhet në fshatin Bruç, tek shtëpia e Beqir Ahmetit në fushë Ndredys. Për sigurinë e Kuvendit, u ngrkuan dy komandantët e ç, tek shtëpia e Beqir Ahmetit në fushë Ndredys. Për sigurinë e Kuvendit, u ngrkuan dy komandantët e çetave partizane. Sipas vendimit, më 26 Korrik u mblodh Kuvendi, i cili në histori mori emrin Kuvendi i Bruçit.Nga parija morën pjesë Sul Kurti, Bilal Kola, Ndrec Lufi, Isuf Sela, Xhemal Vata, Hazis Kasemi, Frrok Xheta, Din Ahmeti, Xhemal Lleshi, Rustem Koxhuku, Ismail Lala, Ram Tusha, Mahmut Lezi, ndërsa në çetat partizane e vullnetare morën pjesë Mustafa Kaçaçi, Sali llani dhe Beqir Minxhozi. Në fushën e Ndredysë, ishin mbledhur qindra vetë nga gjithë fshatrat e Matit dhe ia merrnin këngës partizane, derisa mbaroi mbledhja. Kuvendi zgjodhi shtabin drejtues të kryengritjes së përbërë nga 5 vetë. Kryetar u zgjodh Sul Kurti, antarë Sali Llani, Beqir Minxhozi, ndrec Lufi, bilal Kola. Vendimet e Kuvendit dhe koha e sulmit kundër pushtuesve ju bë e ditur mijra vetëve që prisnin jashtë në Fushën e Ndredys, të cilët me t’u njohur e pritën me duartrokitje e brihoritje të fuqishme. Shokët e dy çetave partizane u mblodhën ku ishin të pranishëm shokët: Xhemal Punavija, Veli Alla, Latif Tafa, Rexh Metra, M. Kaçaçi, Beqir Minxhozi, Sul Domi etj. Sejcili mori detyrat për të shkuar në terren për të njoftuar popullin të ngrihen në revolucion kundër pushtuesve. Data u caktua 31 Korriku.

Nga puna e bërë me popullin më 31 Korrik, 3000 partizanë e vullnetarë u hodhën në sulm kundër gazermimit të garnizonit fashist, ju bë thirrje për dorëzim, por komanda fashiste nuk pranoi. Në fillim filloi lufta ku dhe u çlirua qyteti i Burrelit pa asnjë rezistencë; u hap burgu i komësisë ku ishin 200 të burgosur shumica kosovarë, shumë xhandarë e milicë u bashkuan me kryengritësit, armiku që izoluar në gazerma nga furija e luftëtarëve partizanë e vullnetar, por forcave fashiste u erdhën në ndihmë aviacioni nga Tirana. Filloi bombardimet e forcave vullnetare dhe furnizoi me ushqime duke i hedhur me parashuta, garnizonin e bllokuar fashist, por dogjën edhe shumë shtëpi. Kjo vazhdoi deri më 4 Gusht ku armikut i erdhën në ndihmë forcat e dy divizioneve të ardhur nga Rresheni, garnizoni “Brenero”. Arritën të çanin rrethimin e u futën në Burrel, por bënë edhe masakra duke djegur shtëpi e vrarë pleq e fëmijë. Qëndresë të fortë bënë partizanët në Qafë Shtamë, kun ë ndihmë u erdhën forcat partizane të batalioneve “Dajti” e Krujë-Ishëm dhe Abas Kupi më çetën e tij. Partizanët vullnetarë u futën në pyll ku armiqtë kujtuan se ato u larguan dhe urdhëruan marshimin drejt Burrelit, por papritmas ranë në pritë ku pati shumë të vrarë e qindra të plagosur, ndër ta edhe kolonel Akarpa, komandant i kolonës. Forcat armike u kundërpërgjigjen me artileri dhe dogjën fshatrat afër Burrelit, vranë e plaçkitën, fshatarët u detyruan të braktisin fshatrat e ikën maleve e nëpër miq në vende pa pushtues.

Nga luftimet, armiku pësoi rreth 800-900 të vrarë e të plagosure kurse nga partizanët e vullnetarët pati 9 të vrarë e 7 të plagosur. Nga forcat civile, pleq, gra e fëmijë mbi 50 dhe shumë fshatra të djegur, mbi 1028 shtëpi… Të vrarë nga kryengritësit ishin: Abdi Kryekurti, Bardhok Ndojn, Fadil Canameti, Haxhi Lata, Ismail Heta, Ismail Tusha, Osman Gjashta, Qazim Bata, Shahin Kola. Kidis të plagosurve ishte zv/komisari i çetës partizane Sejdin Avdija. Partizanët e vullnetarët e Matit nuk e pushuan luftën asnjë ditë kundër pushtuesve fashistë Italian deri në kapitullimin e italianëve më 8 Shtator 1943.

Çfarë tregon kryengritja mbarëpopullore matjane? Ata treguan atdhedashurinë e flaktë, shpirtin liridashës dhe frymën e lartë luftarake të matjanëve, të cilat janë të njohura në luftrat që ka zhvilluar populli i matit si kundër pushtuesve osman, shovinistëve serbë e malazezë dhe gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Populli i Matit mori pjesë aktive që në fillimin e luftës ashtu edhe në krijimin e Çetës partizane nga të parat që u krijua në Qershor të vitit 1942.  Kryengritja mbarëpopullore matjane u përgatit e u zhvillua sipas platformës së konferencës historike të Pezës, bashkim pa dallim ideje, krahine e ideje, ku moën pjesë patriot e nacionalistë, PK, parija e vendit, zogist, fshatar e qytetar, mysliman e katolik në gjithë Matin.

Edhe kundër bishës gjermane, matjanët bënë luftë pa kompromis. Gjatë kryengritjes, u bë dhe një bashkëpunim i ngushtë me forcat partizane të rretheve Dibër, Martanesh, Elbasan, Kruje, Mirditë e Tiranë. Kjo pati rëndësi të madhe. Populli i Matit në çdo 31 Korrik e kujton luftën e sakrificën duke festuar çdo vit si ditën më të shenjtë në histori, duke bërë homazhe tek varrezat e Dëshmoreve me buqeta lulesh në kujtim të të rënëve për liri, Dëshmorëve të Atdheut.

E kujtojmë Revolucionin e 3000 matgjanëve që u ngritën me armë në dorë kundër pushtuesit Italian më 31 Korrik 1943, por të gjithë matjanët të indinjuar nga veprimi i ish Presidentit Nishani, i cili dekoroi disa nga kriminelët që luftuan kundër partizanëve e civilëve matjanë. Nuk ishin pak, por 20 të tillë, me në krye komandantin e mercenarëve. Nishani do të  mbetet nishan, sepse për 5 vjet, Ai bëri vetëm punë nishanesh.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut! I përjetshëm kujtimi i tyre brez pas brezi!

***

NJË KUJTIM PËR ISH PARTIZANIN E KUADRIN MUSA DANIN BARHANI

Isha vetëm 12 vjeç kur shkova vullnetar në rrugën e “Dritës”, në të cilën do të ngrihesh Hidrocentrali i Ulzës mbi lumin Mat. Për tre muaj më caktuan për të siguruar ujin e pijshëm për brigadën që drejtonte Gani Mardeda, një djal babaxhan nga Laç-Bruçi i Matit. Unë bëja edhe detyrën e korierit, dërgoja e merrja letra nga Drejtori i ndërmarrjes Rrahman Hanku. Ai më përkrahu kur unë i thashëë se nuk e kam babanë. Përgjigja e tij ishte më shumë se prindërore: do të kujdesem unë për ty sat ë jem drejtor!

Fill pas tre muajsh më regjistroi në një kurs 9 mujor për saldator-mandator e filluam kursin në Ulëz, vetëm pak dhe na dërguan në Shkozet të Durrësit, e mbaruam. Me të mbaruar kursin, më caktuan në Ulëz, por për fatin tim apo me interesimin e drejtorit dhe një patrioti nga Mati, i cili sapo kishte ardhur në vitin 1953, shef Plani në ndërmarrje. Ky ishte i nderuari Musa Hazis Barhani nga Lisi i Matit.

Musai ishte konsultuar me Drejtorin, Rrahmanin dhe më pas më thirrën duke më thënë: do të punosh ndihmës me Filip Fomogalin (inxhinier Italian). Nga ky inxhinier mësova zanatet saldator-mandator. Musai më thirri në zyrë dhe më pyeti gjërë e gjatë për familjen, fisin dhe fshatin. Për çudi gjyshërit tanë kishin pirë gjak e ishin bërë vëllezër. Kështu unë nuk e ndjeva mungesën e babait, sepse për mua kujdeseshin drejtor Rrhmano e shefi i Planit Musa Dani Barhani.

Musai ka lindur në vitin 1920 në Lis të Matit nga një familje e shquar patriotike dhe I edukuar me virtytet më të larta shqiptare. Filloren e kishte kryer në vendlindje në vitin 1940-1943 dhe punoi në Batone, në mirëmbajtje rruga dhe më pas në Burgun e Tiranës ku dhjetra të burgosur nga italianët (partizan) fituan lirinë me ndihmën e Tij. Në Prill të vitit 1943, Musai u lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe u rreshtua në Çetën partizane të Matit së bashku me Ramadan Gjokën nga Macukulli.

Në Tetor të vitit 1943, Musai emërohet Komandant kompanie në Brigadën e Tretë Sulmuese. Gjatë luftimit me armiqtë, në Janar 1944, plagoset. Në Qershor të vtit 1944, plagoset përsëri por këtë herë kapet nga gjermanët dhe e dërgojnë në kampin famëkeq Aushvic. Fati i tij, i shpëtoi jetën nga torturat dhe kur kapitulloi gjermani në vititn 1945, bënë shkëmbim të burgosurish, nga të cilet ishin gjallë. Musai kaloi në Neograd e më pas në Tiranë. Në vitin 1946, Ai punoi në organet e sigurimit të shtetit.

Në vitin 1953, i ngarkojnë të krye detyrën shef në Hidrocentralin e Ulzës deri në vitin 1959. Më pas Ai kreu shumë detyra të rëndësishme si drejtor në tregëti, ndërtim e kudo si kuadër i nderuar dhe shumë human. Për merita në Luftë e në punë, është dekoruar me shumë dekorata, urdhera e medalje dhe si familjar i shkëlqyer. Më 4 Mars 1993, në moshën 73 vjeçare, u nda nga jeta. Familja dhe i gjithë Mati e vajtoi dhe e përcolli Musain, me të gjitha nderimet që ai meritonte si Atdhetar, trim e bujar.

IDRIZ PASHA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here