Home Sociale Zall Bastari, burim jete për kryeqytetin

Zall Bastari, burim jete për kryeqytetin

275
0
SHARE

Njësia Administrative e Zall-Bastarit shtrihet në pjesën lindore-verilindore të Tiranës dhe ka një popullsi prej 5500 banorësh. Meqë është vetëm 20 kilometra larg kryeqytetit konsiderohet zonë e përshtatshme turistike dhe ekonomike. Gjeografikisht shtrihet në Krahinën Malore Qëndrore.

Veçanti e kësaj Njësie Administrative është prania e basenit ujëmbledhës të Bovillës, ku në fund të shekullit të kaluar është ndërtuar artificialisht rezervuari i Bovillës për furnizimin e Tiranës me ujë të pijshëm.

Loading...

Kjo zonë përfshihet kryesisht në dy nënzona klimatike: Mesdhetare Kodrinore (deri në lartësitë 500-600 m) dhe Mesdhetare Paramalore (në lartësitë më të mëdha). Megjithatë, në majat e larta duket se është e pranishme edhe zona klimatike Mesdhetare Malore. Zona kodrinore karakterizohet nga reshje të shumta shiu kryesisht gjatë vjeshtës e dimrit, ndërsa majat e maleve përreth kryesisht gjatë dimrit mbulohen shpesh nga dëbora. Ky territor përshkohet dhe nga një rrjet i dendur ujor, kryesisht përroska e përrenj, degë të lumit Tërkuzë, burime të përkohshëm e të përhershëm dhe disa ujëmbledhës.

Përrenjtë kryesorë janë ai i Zall Bastarit dhe i Bruzit, të cilët bëjnë dhe transportin kryesor të materialeve inerte që më pas depozitohen në rezervuarin e Bovillës. Pas vitit 1998, me përfundimin e digës dhe shfrytëzimin për ujë të pijshëm një pjesë e madhe e kësaj sasie (1.2 – 1.8 m3/ s) shkon në Impiantin e Trajtimit të Ujit të Bovillës. Veç të tjerash, rreth 940 familje, me përafërsisht 3500 banorë, jetojnë në 4 fshatra të pozicionuar në pjesën e sipërme të rezervuarit të Bovillës me një sipërfaqe ujore prej 326 ha. Kjo popullsi duhet ta përdorë këtë territor prej rreth 5400 ha, nga të cilat 3366 ha janë pyje, 509 ha toka bujqësore, 549 ha kullota dhe 931 ha janë toka të zhveshura inproduktive. Vitet e fundit konsumatorët e ujit të Bovillës, shpesh janë ankuar për cilësinë dhe erën e keqe të ujit të pijshëm dhe për shkak të kësaj, shumë familje janë të detyruara të blejnë ujin e pijshëm për të përmbushur kërkesat e tyre.Mendohet që kjo ndotje vjen për shkak të aktiviteteve ekonomike të pakontrolluara të komunitetit, përkatësisht nga fshatrat Zall –Bastar, Vilës, Bastari i Mesëm dhe Mneri i Epërm.Popullsia e kësaj zone është e varfër dhe siguron vetëm një sasi të vogël të ardhurash.Bazën e veprimtarisë ekonomike e përbën blegtoria (të imëta e gjedhë),bujqësia me drithëra dhe pak biznes në tregti, transport e shërbime. Aktivitet tjetër është dhe mbledhja në natyrë e bimëve mjekësore, si Salvia officinalis, Origanumvulgare, Thymus sp., Hypericumperforatum, Crataegus monogyna, Rosa canina etj., me të cilat zonaështë e pasur.

Burimet natyrore, si pyjet, kullotat dhe ujërat, luajnë po ashtu rol të rëndësishëm për sigurimin e nevojave të popullsisë.Sipërfaqja e pyjeve dhe kullotave që mbulojnë këtë basen është në total 3915 ha kunë vitin 2016 me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 433, datë 8 Qershor 2016 e gjithë sipërfaqja u kaloi zonave të mbrojtura.  Nga analiza e bërë delse ata nuk plotësojnë as 40 % të nevojave për dru zjarri, për gatim e ngrohje. Rreth 80 % e nevojave përenergji gjatë dimrit dhe rreth 65 % gjatë verës plotësohen nga drutë e zjarrit.Nga krahasimi i analizës me nevojat e këtij komuniteti duket qartë që pyjet dhe kullotat nuk arrijnë t’i përmbushin këto nevoja. Megjithatë banorët arrijnë t’i përmbushin disa nga nevojat e tyre në kurriz të shkurreve e pyjeve të zonës përreth në mënyrë ilegale. Kullotja e bagëtive në pyje e kullota është baza e rreth 70 % të popullsisë së basenit ujëmbledhës.Përdorimi ishpeshtë i baseneve të përrenjve si shteg kalimi për kafshët nuk lejon instalimin e rigjenerimit natyror të llojeve si rrapi dhe shtogu.Kullotat dhe kapaciteti kullosor i tyre janë tejet të limituara në këtë zonë.Një sipërfaqe e konsiderueshme kullotash e shkurresh është shndërruar në tokë bujqësore, por ato janë kthyer në toka inproduktive dhe të abandonuara.Pjelloria e tokës ka rënë për shkak të mungesës së elementëve ushqyes dhe teknologjisë së përdorur.Terreni është shumë i thyer, indarë nga lugina e luginëza me faqe me kundrejtime të ndryshme.Krahu lindor e juglindor përbëhen nga grumbull kodrash flishargjilore; majat e larta shkëmbore ndahen nga shumë përrenj, që derdhen në lumin e Tërkuzës ose drejtpërdrejt në Ujëmbledhësin e Bovillës.Të gjithë faktorët e sipërpërmendur kanë çuar në rritjen e volumit dhe frekuencës së prurjeve të përrenjve, të cilët gjatë kësaj kohë, përveçse mbushin rezervuarin e Bovillës, në periudha të caktuara turbullojnë ujin e Bovillës dhe e bëjnë atë të papijshëm. Dalja nga shtrati e prurjeve dhe erozioni i përhershëm kanë prishur pamjen e peizazhit dhe pengojnë zhvillimin e turizmit, i cili mund të ishte një shans i mirë për zhvillimin e këtij rajoni.

Brezi Mbrojtës rreth liqenit të Bovillës fillon nga kuota318 m mbi nivelin e detit, që është lartësia maksimale normale e pasqyrës së ujit. Ai përbën Brezin Ekologjik Mbrojtës, i njohur dhe si Brezi Sanitar.Në vitin 2000rreth liqenit janë listuar 278 lloje bimësh, që u përkisnin rreth 59 familjeve.Ky Brez Mbrojtës (320 – 420 m mbi nivelin e detit) është caktuar zonë çlodhëse natyrore dhe duhet të jetë rreptësisht i mbrojtur; në zonimin e parkut duhet të jetë zonë e tipit ZQ, zone qëndrore me ruajtje të veçantë.

Duhet theksuar se biodiversiteti është i rëndësishëm, por në rastin në fjalë, kjo hapësirë ka edhe një vlerë tjetër shumë madhore, që ibashkëngjitet biodiversitetit, atë të sigurimit të ujit të pijshëm për rreth 850 000 banorë, e cila duket se është harruar nga institucionet e mbrojtjes të natyrës dhe shëndetit të njeriut. Duhen akte ligjore, të saktësohet vlera financiare dhe si do të mbulohet ajo, për të siguruar mbrojtjen e natyrës dhe kufizimet që rrjedhin prej saj në rastet kur atje popullsia s’ka alternativa të tjera jetese.

Gjatë takimeve të zhvilluara, nga Federata Kombetare vitet e fundit, pjesëmarrja e komunitetit ka qenë e madhe dhe interesimi po ashtu. Ekzistojnë një sërë problematikash, të cilat kanë të bëjnë me burimet e kufizuara të të ardhurave të banorëve të këtij komuniteti si mbipërdorimi i pyjeve dhe kullotave, prerjet e paligjshme në pyje, pamundësia e Pushtetit Vendor për shkak të mungesës së buxheteve për të investuar në zhvillimin e agropylltarisë në shërbim të zhvillimit, etj. Si masë më e rëndësishme për përmirësimin e gjendjes, do të rekomandohej menaxhimi i qëndrueshëm me pjesëmarrje i burimeve natyrore të basenit ujëmbledhës të Bovillës, si dhe zbatimi i sistemeve të qëndrueshme silvopastorale. Që prej vitit 2014, Federata Kombëtare e Pyjeve në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Angazhimit e cila lehtësohet nga Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës, ka ngritur në Zall-Bastar të ashtëquajturin model i pyllit të fermerit. Modeli ka për qëllim promovimin e praktikave të qëndrueshme të përdorimit të pyjeve nga komunitetet vendore.Është tashmë i njohur fakti se në të gjithë Shqipërinë egzistojnë sipërfaqet pyjore të përdorura dhe mbrojtura nga vetë familjet rurale që edhe pse jo të njohura me ligj, janënë gjendje shumë të mirë dhe kanë nevojë të promovohen si modele të mira dhe të qëndrueshme.Rasti i pyllit të fermerit në Zall-Bastar është përdorur në nivel kombëtar për të adresuar nevojat e familjeve për produktet pyjore dhe njohjen me ligj të të drejtave për sigurimin e të ardhurave nga pyjet për këto familje.Aktorët vendorë dhe kombëtarë, si përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë, Fakultetittë Shkencave Pyjore, Njësisë Administrative dhe banorë të Zall-Bastarit janë njohur me modelit nëpërmjet disa vizitave duke siguruar kështu një ballafaqim të tyre me realitetin në terren. Përhapja e modeleve të tilla dhe ndërgjegjësimi i banorëve për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave të zonës do tëndikonte  edhe në përmirësimin e basenit të Bovillës.

Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale, krahas kontributit të vet modest për sensibilizimin e banorëve dhe aktorëve përgjegjës, fton të gjitha organizatat dhe institucionet qeveritare e joqeveritare që të japin kontributin e tyre për të mbështetur këtë zonë me potenciale të mëdha turistike e zhvillimi ekonomik dhe me rëndësi jetike për kryeqytetin, por të lënë pa mbështetjen e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here