Home Aktualitet Kryeministria anullon urdhrin e ministrit Bardhi

Kryeministria anullon urdhrin e ministrit Bardhi

178
0
SHARE

Zyra e Kryeministrit njofton se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë.

Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here