Home Ditar Në kujtim të heroit të popullit Bardhok Biba

Në kujtim të heroit të popullit Bardhok Biba

213
0
SHARE

-Me rastin e 68 vjetorit të vrasjes nga bandat kriminele-

Katër fshatrat Gjoçaj, Lami i Madh, Shkopet dhe Bazë, deri në Dhjetor të vitit 1949, e kishin qendrën administrative në Shënpal të Mirditës. Për çdo nevojë, duheshin dy ditë rrugë për në Shenpal dhe kater fshatrat e mësipërme. Në Shënpal, çdo familje merrte racionin e miellit, të cilën ua jepte shteti falas sepse ishte dhuratë e shoqërisë UNDERA.  Në muajin Qershor 1949,  me date 5, u nis i gjithë fshati Gjoçe e Lam i Madh nga një deri në dy vetë për çdo familje. Unë atehere isha 10 vjeç dhe shkova me nënën time, Hane Pasha, sepse nuk kisha baba. Ma kishin vrarë në vitin 1943. Ngado që shkonte nëna, unë e shoqëroja.

Në këtë udhëtim, na printe Kryetari i Këshillit, Ahmet Beqiri së bashku me sekretarin Haziz Lala. Të dy këta, kishin qenë në Këshillin NAÇl gjatë Luftës së Dytë. Ishin babaxhan, prandaj dhe i donte populli. Një ditë e një net udhëtim bëmë për të arritur në Shenpal. Natën e kaluam tek  Kisha Dom Gjonit. Nëna dhe unë kishim dhe një mushkë, të cilën na e dha daja, Rexhep Vata. Të nesermen, ishim në pritje të radhës se 64 fshatrave që kishte Mirdita, të cilet kishin ardhur për të tërhequr racionin. Ditën e dytë, me thirri Kryetari i Këshillit, Ahmet Beqiri dhe më tha: “E shikon atë burrin që po vjen drejt nesh? Eshtë Bardhok Biba.Dili përpara dhe thuaj që ne të ardhurit nga Gjoçaj e Lami i Madh, jemi më larg. Prandaj, ju lutem na e jepnin miellin para të tjerëve kemi dy ditë pa bukë dhe flemë jashtë, në oborrin e Kishës së Dom Gjonit.

Unë me vrap u afrova tek ky burrë bukurosh, i veshur hijshëm. Unë i thirra: sho, shoooo-ku Bardhok! U impresionova, vetëm punë sekondash se Ai më vuri dorën mbi kokë dhe më thë: “hë vogëlush, si e ke hallin?” Ne të Gjoçajt e Lamit të Madh jemi më larg, a mund të na e jepni të parët racionin? Si e ke emrin? Idriz. Eu bre, emrin e trimit Idriz Seferi! Eja me mua, dhe më mori përdore sip rind. Në moment i thashë vetes: a Idriz, ta kisha edhe unë babanë!Kur u afruam aty ku jepesh mielli, të gjithë pranishmit brohoritnin e duartrokitnin. Erdhi Bardhok Biba! Rroftë Bardhok Biba.

Ai i tha peshuesit të miellit: Preng, ndalo për dy minuta punën. Vllezër  e motra, më shikoni një rixha (dëshirë): A t’u japim më parë dy fshatrave Gjoçe e Lamit të Madh? Të gjithë njëherësh: Po, po shoku Bardhok, ti mendon drejt për popullin. Vogëlush, bjere kryetarin tënd të Këshillit. Me vrap e solla Ahmetin. U përshëndet me Bardhokun dhe i solli listën. I pari të marrë vogëlushi me nënën e tij. Nëna afroi mushkën dhe njerën anë e ngarkoi thesin Bardhoku, tjetrin Ahmeti dhe një thes e ngarkoi nëna në kurriz. Duke më përkëdhelur kokën, Ai me uroi: rrugë të mbarë dhe hënkshi shëndoshë racionin. Rrofsh sa mallet, shoku Bardhok, i thashë!

U nisëm për rrugë, dhe jo shumë larg, hasëm në një prrockë me ujë. U ndalëm dhe mblodhëm shkarpa e dru për të ndezur zjarr. Nëna ime dhe dy gra të tjera, shpejt e shpejt gatuan nga një kulaç. Zjarri u ndez shpejt sikur na e dinte hallin, se kishim dy-tre ditë pa bukë; i futën në prushin e zjarrit kulaçët, e mezi po prisja të piqeshin, bile e nxorra pjesë e papjekur dhe ashtu të nxehtë fillova ta haka. U kënaqa shumë dhe i thashë nënës: mere provoje sa i mirë… Pime dhe ujë se përrocka ishte e pastër dhe u nisëm për në shtëpi. Nata na zuri dy-tre orë larg fshatit. U ulëm se ishim lodhur shumë dhe na zuri gjumi. Sapo doli drita, u nisëm nëpër shtëpia, secili tek e tija. Na panë njerëzit dhe na dolën para duke thënë: “o shyqyr, shyqyr na erdhi buka” Me të hyrë brenda, çerepi u vu në zjarr dhe shpejt e shpejt gatuan bukën. Dhe sapo u poqën, u shtrua sofra duke iu vërsulur si të uritur që ishin.

***

Kush ishte Bardhok Biba! Ka lindur në Orosh të Mirditës, në fiset e Gjonmarkajve, djali i Bib Mark Kolës, atdhetar dhe Bardhoku ishte persekutuar kundër pushtuesve serb. Shkollën fillore e mbaroi në Orosh dhe kishte dëshire të vazhdonte të lartën. Këtë dëshire ia plotësoi Gjon i Markagjonit sepse donte ta bënte për vete dhe për ta shkolluar djalin e kushëririt të tij. Bib Mark Kola e dërgon në gjimnazin “Malet tona Shkodër”. Bib Marku i ndau kufijtë me Sarajt e Kapedanit se ato të Gjonmarkajt deshën të vrisnin patriotin Ded Gjon Luli më 1915 dhe Geg Dod Bibën, Gjok Dode Lleshin, Kol Tomën e të tjerë patriot. Bib Mark Kola vuajti në internim në Itali deri sa mbaroi Lufta e Parë Botërore.

Idetë komuniste u hapën kudo. Edhe në gjimnazin e Shkodrës, ashtu si në  Normalën e Elbasanit e më gjerë. Studenti nga Oroshi, fis i Kapedanit të Oroshit mik me persona të B. Musolinit, i cili mbante në mes të librave dhe dispencat e broshurat me mesimet e Komunës së Parisit, ku thuhet se bota borgjeze duhet të përmbyset… Bardhoku krijoi shokë besnik në gjimnaz ato ishin Tom Kola, Vasil Shanto, Nazmi Rushiti, Ndoc Deda, Ahmet Haxhija etj. Një ditë e thirrën në kuesturë dhe i vunë hekurat, por u mungonin faktet për të nxjerrë në gjyq dhe e nisën në Orosh si të interesuar, duke qenë të bindur se idetë komuniste do t’ja nxirrte nga hundët Gjon Mark Gjoni! Djaloshi e kuptoi hilen, por ai punoi më shumë, u lidhg me të rinjtë dhekrijoi një bazë të madhe që nga Rubiku, Kthella,  Epër, në Golem, në Normalen e Elbasanit dhe në Tiranë. Këto ai i bëri pa ju trembur Gjon Markut! Ai e dërgoi përsëri në shkollë në Shkodër duke i thënë të atit t’i tërhiqte veshët të largohej nga idetë komuniste. Bardhok Biba mori dy diploma, atë të gjimnazit shkëlqyeshëm por edhe atë antifashist.

Shkodra si prefekturë, kishte dhe Mirditën nënprefekturë, kështu ai e pati më të lehtë lidhjen me revolucionarët shkodran, Mirditë e Pukë. Gjon Marku kishte lëshuar urdhër: kush do të bashkëpunojë me partizanët, të pushkatohet në vend, t’i digjet shtëpia e të internohet familja. Në fakt ai ishte nën urdhërat e pushtuesve. Debatet e Gjon Marku me Bardhok Bibën, i cili ia numuroi tradhëtitë Bajraktarit, fillimisht ndihmoi italianët në Saraje të Shkodrës e Oroshit për të ngritur çadrat dhe për të kullotur mushkat; së dyti, fshehurazi votoi në parlamentin e mbetur më 12 Prill 1939 bashkimin e Shqipërisë me Italinë fashiste në shenjë mirënjohje e besnikërie, shpallen Xhuxhin, V.Emanuelin mbret edhe të Shqipërisë dhe i dorëzuan kurorën e Skënderbeut.

Më 7 Nëntor 1944 u mblodh Kuvendi për të falur gjaqet. Fjalën e mori Bardhok Biba: Ju e dini ore vëllezër se kush ma vrau vëllanë Markun, por mbas këtij kuvendi ditët e gjakmarrjes mori fund. Unë e fal gjakun e vëllait! Një oficer nxorri nagantin e deshi të qëllonte në hava nga ky vendim, por Bardhoku i tha: jo, jo! Atëherë edhe Ndrec Ndue Gjoka fali gjakun e vëllait. Dikush foli dy herë, djalin se bën nana, unë s’e dua gjakun, të kam falur gjakun e djalit, Nikollës ore Mark. Të gjithë të pranishmit falën gjaqet, u prqafuan si vëllezër. Një burrë zakoni, u çua në këmbë dhe tha: burra sot t’i dorëzojmë armët tona Bardhok Biba e Gjin Marka Tomës. Ne kena të drejtë me mbrojt atdheun nga të huajt e jo të vrasim njeri-tjetrin. Heu, të lumte goja, bukur po e thu.

Rapsodi kendonte: “Fort po i dridhet dora plakut/I derddhet kafja në rrasë të oxhakut/qysh me fal gjakun e djalit?/E la fjalën Kastrioti/fali i forti, jo i dobti/Vllavrasja na ha kokën/E shkreton shtëpinë e tokën/Shqiptarin e bën të vogël/Atë pleqëri vetes ja bana/dy herë djalin se ban nana/Mbi gurë të varrit mbështes ballin/Jam shqiptar e fal shqiptarin…

Më 23 Dhjetor 1948, Bardhok biba mori detyrën e sekretarit politik të KP të Rrethit Mirditë. Një vit më parë ai qe zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor duke u votuar nga 64 fshatra. Por Komiteti i Maleve e dënoi me vdekje Bardhok Bibën nën drejtimin e Ndue Pjetër Gjon Markut. E ruanin ngado që shkonte. Dhe një ditë kur Bardhoku shkoi fshatrave për të mbledhur vullnetar për në hekurudhë dhe për në kombinatin e tekstileve në Tiranë, si në Simon ku nxorri 70 vullnetarë, por një vajzë, Dila, i tregoi Joranit të saj, burrit të motrës, lëvizjet e Bardhokut (se Jorani i Dilës ishte molit…)

Më 7 Gusht 1949, i zunë pritë në Qafë të Valmerit, kishte dy roje, por ikën para dhe një qëndroi afër. Prota ishte maskuar me gjthe dushku, kur po zbriste poshtë Bardhoku nga disa metra të fshehur, kriminelët hapën zjarr dhe një plumb e kap në brinjë por edhe një tjetër në gjoks. Ai u rrotullua, zbrazi një karakator nga automatiku, por kriminelët i kishin marrë masat, ata ikën malit. Si vetëtima u hap lajmi i zi se u vra Bardhok Biba. “Më 7 Gusht ‘49/u hap lajmi ane e mbanë/Ane e mbanë ku e kap Mirdita/Se u vra Bardhok Biba.

Unë isha në shkollë kur në klasë hyri kaçatorri (korieri) Vokërr Staf Lala na pruri lajmin e kobshëm duke ju marrë  goja: kaaaa-në vraaa Bardhok Biiibën?! Mësuesi i klasës Ndrec Ndue Prenga nga Fani i Mirditës, ja plasi të qari dhe mezi na tha: fëmijë shkoni në shtëpi, tre ditë mos hajdeni në shkollë! Duke parë mësuesin që po qante, u përlota dhe unë që e njohja Bardhokun. Dy muaj më parë, më pati përkëdhelur si djalin e tij, sepse unë isha jetim, pa baba.

Më 8 Gusht, u bë varrimi i njeriut e trimit më të madh të Mirditës. Nga të gjitha fshatrat e Mirsitës, Pukës, Shkodrës dhe udhëheqja në Tirana, morën pjesë duyke e përcjellë Trimin për në jetën tjetër me lot në sy. Tek koka i qëndronte bashkëshortja Mrika e vajza Marija e vogël duke qarë me kuj. Ishin vendosur buqeta e kurora me lule e flamuri kombëtar mbi varrin e Bardhok Bibës. Fjalën e rastit e mbajti Gjeneral Major Gjin Marka Tomi, i cili tha: “Fli i qetë o vëllai ynë, Trimi i Mirditës, se hakun do ta marrim”. Tek koka e varrit u përkul Pal Mëlyshi: Bardhok vëlla, o i dekun apo i gjallë, hakun tanë do ta marrë mbi kriminelët. E bëri fakt Pal Mëlyshi. Banda kriminale e Komitetit të Maleve me Ndue Gjonmarkun në krye, kanë vrarë 82 burra mirditor dhe 12 gra e vajza.

I paharruar kujtimi i Heronjve dhe Heroinave të Mirdiyës në jetë të jetëve! Ata do të kujtohen brez pas brezi dhe do të mesojnë nga heroizmi i tyre!

IDRIZ PASHA

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here