Home Sociale Tre komponentë për zhvillimin njerëzor

Tre komponentë për zhvillimin njerëzor

125
0
SHARE

-Të domosdoshme: familja-shkolla-shoqëria-

Familja është celula e krijimit njerëzor në mbarë gjithësinë. Psikologët më të shquar në mbarë Botën, pohojnë se rritja dhe edukimi i fëmijëve megjithë të mirat absolute njerëzore është një process më i vështirë se çdo fushë tjetër. Në këtë process ndikojnë shumë faktorë: si niveli arsimor e kulturor i vetë prindërve, ambjenti ku jetojnë, rrethi shoqëror, çështjet sociale, ekonomike, edukimi që fëmija merr në familje, çerdhe, kopshte, shkollë dhe nëpërmjet ekraneve televizive, celularëve etj.

Sigurisht që nënat janë personat më të afërt e më të impenjuar në procesin e rritjes së fëmijëve. Fëmija të kopjon, të imiton… Në vendin tonë shumë nëna janë pa punë, si shkak mbartin strese e mërzitje dhe të cilat ua shfryjnë rëndomtë fëmijëve të tyre, duke i quajtur shkaktarë të stresit. Ndaj tyre hakmerren duke i lënë pasdore në procesin e edukimit. Duke ju përkushtuar punëvë të “mëdha” të shtëpisë dhe ndjekjes së telenovelave apo filmave televizive! Fëmijët u vijnë nëpër këmbë, por nënat i shajnë fëmijët e tyre me një fjalor që s’e permban as fjalori i gjuhës, u hakërrehen me fjalët: dreq, pis, fytyrë e ndyrë etj… Por kur fëmija bën ndonjë “faj” si thyrje e ndonjë gote. Nënat u lëshojnë breshëri mallkimesh të tipit “plaç”, “të raftë pika”, “të befsha gropën” etj…

Jo rrallë nga këto dëgjohen nga edukatoret e kopshteve duke ju thënë fëmijëve: “Torollak”, “tutkun”, “langaraq” etj. Pasojat i pësojnë po prindërit. Kur të rriten fëmijët, imitojnë dhe sjelljet e prindërve të tyre, kudo në shkollë, shoqëri dhe aktivitete sportive etj. Prindërit përse po i ç’edukojnë fëmijët në veshje ekstravagante, me gjymtyre të zbuluar, adoleshentët më të përkushtuar në krime, vrasje, vjedhje “dashuriçka” puthje kudo rrugës, shkollë, autobus e kudo. Një batutë e imja  kur më pyesin bashkëmoshatarët e mi: “Idriz, çfarë bëjnë këta të rinjtë e sotëm me pantallona të grisura, puthjet kudo dhe gjymtyrët e zbuluara”? Dhe unë u përgjigjëm: “lerini rehat se janë model kapitaliste e lojra popullore”!

2-Shkolla dihet që shkollat janë institucionet mësimi, edukimi dhe profesionalizmi ku jepen dije për jetën nga mësueset, mësues, pedagog e Profesor. Çdokush e ka provuar në shkollë duke mësuar jo vetëm matematikë apo shkënca të tjera, por merr shumë nga edukata, sjelljet e mësuesve të çdo rangu, i kopjojnë dhe imitojnë. P.sh. përse lejohen vajzat në klasa me pantallona të grisura e gjymtyrë zbuluar? Ato kopjojnë mësimdhënësit të përgjegjshëm duke lejuar deri  dashuriçka në shkollë që lere mësimi se përvetësohet, por ka pasoja deri në ekstremizëm. Shumica e Petagogëve e mësueset janë vetë nëna përse i lejojnë vajzat sidomos shkolla të mesme e universitete të kalojnë në ekstremizëm jetik që i detyron të paraqiten tek mjeku gjinekolog H. Kosova t’u bëjë derman. Po familjet? Po shkolla?, Po shoqëria?

3-Shoqeria, shoqëria ka të bëjë shumë sistemi capitalist sipas filozofit më të madh në Botë K.Marksit, ku thotë: “Brezat janë në kontradiktë jo antagoniste (fatkeqësisht) në këto 27 vite të tranzicionit të çmendur, e drejtuar nga të çmëndur e drogaxhi. Kontradiktat janë bëtë antagoniste: vret djali babain, nënën, vellai-vëllai, burri gruan, gruaja burrin, se motoja e kapitalizmit thotë: “paraja vetëm paraja”!

Nuk jam nostalgjik për regjimin monist se çdo gjë e kam fituar me djersë si profesionist, disa dhe shkollën e dijet jetike. Por, atëherë kishim të tre komponentët në funksion të  njerëzimit familja, shkolla e shoqëria të ndihmuar nga organizatat e masave, organizatat e Pionierit, Rinisë, gruas, Frontit Demokratik, Bashkimet profesionale, Këshillat Pedagogjike e Partisë se Punës. Po të gaboje, dilje para kolektivit dhe ne flete rrufe (taxhiba). Fjala të vret më shumë se plumbi, thotë popullit. Fjala të vret e të lë gjallë, plumbi të vdes dhe s’kupton gjë!

Shpresat e rinisë janë trk kryetarja e “partisë” familjarare, që çdo ditë ose orë shajnë qeverinë që akoma është vetë në këtë qeveri aktuale? Nën shëmbullin e burrit të saj, Ilirit që u bë mizë kali: “Nga prapanica: e F. Nanos tek ajo e Salih Karradiçit dhe në fund u bashkua me Edi Ramën. Po tani ku do të futet? Apo  Kryemadhit I ka rënë “sevdaja” me Lulin e Vocërr?

“Qeshu rini, qeshu, e ardhmja  të takon ty”. (Migjeni)

IDRIZ PASHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here