Home Ditar Artileria e brigadës III S. godite me top asamblenë kuislinge

Artileria e brigadës III S. godite me top asamblenë kuislinge

169
0
SHARE

Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Gjermania Hitleriane e pushtoi Shqipërinë duke përdorur forca ushtarake të konsiderueshme siç ishin korpuset XXI dhe XXII si dhe repartee të tjera. Menjëherë komanda gjermane u përpoq të caktonte aparatin kuisling që do t’i shërbente. Nazistët krijuan me nxitim një “Komitet ekzekutiv të përkohëshëm” që do të drejtonte punët deri në zgjedhjen e një të ashtuquajturi “Kuvend Kombëtar”, me funksionet e Asamblesë Kushtetuese, i cili duhej të ligjëronte pushtimin Hitlerian të Shqipërisë. Asamblistët nuk u zgjodhën, por u caktuan nga Italian të grumbulluar në Ballin Kombëtar ose bajraktar, përfaqësues të borgjezisë reaksionare. Kuvendi do të zgjidhte Këshillin e lartë të PKSH dhe Fronti NAÇl e demaskuan që në fillim këtë orvajtje demagogjike të nazistëve. Gogo Nushi njofoi Komandantin e Përgjithshëm se Asambleja do të mblidhej më 18 Tetor n ëish pallatin e V.Emanuelit III. Gogo Nushi shkruante: “Ne bëjmë këtë propozim meqenëse tani kemi artileri të mirë, në se na lejoni, t’i afrohemi Tiranës dhe të qëllojme pallatin ku do të bëhet mbledhja e Asamblesë tradhtarë. Kjo do të bëj përshtypje të madhe në popull. Ky është një propozim.

Komanda e Shtabit të Përgjithshëm UNÇl miratoi këtë propozim dhe i dha urdhër Shtabit të Brigadës III-të S. që të kryente atë aksion duke vepruar me shpejtësinë dhe saktësinë më të madhe. Shtabi i brigades mori masa për të zbatuar urdhërin. Forcat e Brigadës nën komandën e komandantit të saj Hulusi Spahiu, arritën tek Kodrat e Saukut ku vendosën Topin për qitje. Forcat e tjera të Brigadës të komanduar nga Hysni Manushi u përhapën nga fshati Stërmas deri tek ato në perëndim të Tiranës, aty ndodhej edhe batalioni III-të i Pezës. Në orën 9.00 në pallat filloi mbledhja e asamblesë. Në orën 10.00 në Kodrat e Saukut u dha komanda – zjarr! Tre artilierët që drejtonin topin Hulusi Spahiu, Kosta Shallo dhe një oficer artilerie Italian, vazhduan qitjet mbi pallat.

Loading...

Asamblistët i zuri paniku dhe duke vrapuar e vënë brrylat njeri-tjetrit zbritën në bodrum për të shpëtuar kokën, nuk dinin ku të futeshin. Artilierët e brigadës, pasi arritën me shumë sukses objektivin për të qëlluar pallatin. Zgjeruan goditjen kundër armikut duke goditur bateritë gjermane që ishin vendosur në juglindje të pallatit. Komanda e Shtabit të Brigadës pas goditjes me top të pallatit e priste kundërpërgjigjen nga ana e gjermanëve. Prandaj qenë marrë masat e duhura. Komanda e Batalionit të parë, i dha urdhër kompnisë së komanduar nga Shemsi Haka që të hidhej në kundërsulm. Ai qe një veprim i furishëm që i detyruan gjermanët të tërhiqeshin në kazermat nga ishin nisur. Në Sauk nuk mbeti asnjë këmbë nazisti. Banorët e Tiranës që i kishin dëgjuar krismat e predhave të topit e kuptuan më mirë, se çfarë kishte ndodhur kur lexuan traktin në të cilin thuhej: “Si i përgjigjet populli shqiptar Asamblesë së Gestapos? – Me top.

Asamblea tradhëtare e Shqipërisë u mblodh sot më 18 Tetor, në orën 9.00 në Pallatin Viktor Emanuel në Tiranë; u mblodh për të përsëritur traadhëtinë e 12 Prillit 1939. Kurdoherë armiqtë e popullit tonë, tradhëtarët, reaksionarët, janë bashkuar dhe bashkohen me të huajt për të mbajtur popullin  në robëri. Asamblesë së 18 Tetorit, populli shqiptar me armë kundër okupatorit, i dha përgjigjen e tij me luftë. Artileria e Brigadës së tretë të Ushtrisë NAÇl Shqiptare, qëlloi sot në orën 10.00, Pallatin e Viktor Emanuelit, Pallatin e Asamblesë.

Poshtë Asamblea e Gestapos!

Rroftë Ushtria Nacional Çlirimtare! Rroftë Shqipëria e lirë Demokratike Popullore!

Goditja me top ishte një humbje e madhe politike për ushtrinë naziste gjermane; ishte një dackë e fortë për baballarët e kombit “që vepronin si tradhëtarë të Kombit”. Emisionet e Radio-Londrës, Radio-Moskës, Zërit të Amerikës bënin thirrje të pandërprerë për të dendesuar rezistencën dhe luftën Çlirimtare kundër invazorëve gjermanë.

Mbas goditjes së 18 Tetorit, nazistëve gjermanë Komanda e Brigadës III S, përgatiti goditje të tjera kundër gjermanëve. Në mëngjesin e 19 Tetorit u dukën kolonat hitleriane që ndiqnin tre drejtime: Tiranë-Sauk-Picall-Arban, Tiranë, Ura e Darkës-Stërmas dhe Tiranë-Ura e Beshirit0Lugina e Erzenit. Gjermanët lëvizën me forca të mëdha këmbësorie, të shoqëruara me tanke e autoblinda dhe të mbështetura nga artileria, pasi u hap në formacion luftimi, hapi zjarr me të gjitha armët në drejtim të Saukut ku ishin vendosur partizanët. Partizanër nuk iu përgjigjën menjëherë zjarrit, por pritën që naziëtët të afroheshin më shumë, kur ata arritën 200 m larg, partizanët i pritën me një breshëri të fuqishme zjarri. Ata qëllonin me ngulm të madh dhe nazistët nuk poi a dilnin të përparonin me gjithë shtimin e madh të zjarrit. Komanda gjermane donte të arrinte me çdo kusht sukses në veprimet e saj, por hitlerianët nuk po e përballonin dot trimërinë partizane. Komanda gjermane u orvat të fuste në thellësi nënreparte të lëvizshme me qëllim që të godiste forcat partizane për t’i asgjesuar, por forcat partizane të Brigadës së III-të S, u futën në luftime të afërta me ato gjermane, të cilat u detyruan të tërhiqeshin. Në këto luftime të ashpra që u zhvilluan, armiku pati humbje të mëdha. Atij iu vranë mbi 50 ushtarë e oficerë, shumë të plagosur dhe mjaft material ushtarake; ndersa nga partizanët pati tre të vrarë dhe tre të plagosur.

Luftime të ashpra u zhvilluan gjithashtu në drejtim të katundit Vishnjë, ku partizanët e batalionit të dytë të Pezës e kundërsulmuan armikun me furi, i shkatërruan atij mjaft humbjke dhe e detyronte të tërhiqej.

XHEVDET ÇELMETA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here