Home Aktualitet Kryeministri Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres

Kryeministri Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres

185
0
SHARE

Kryeministri Edi Rama pati një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm te OKB, Antonio Guterres.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërendimit të kontributeve të të gjithëve në adresimin e këtyre sfidave. Sekretari Guterres përgëzoi Shqipërinë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

Loading...

Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.

Në këtë aspekt, Kryeministri Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here