Home Kulture Lamtumirë Kondo Kondi!

Lamtumirë Kondo Kondi!

393
0
SHARE

KONDO KONDI, autori i Veprës Tetrologjike “Mari Kondi”, Anëtar i Akademisë Shkencave të New York-ut, Nënkryetar i Shoqatës Shqipëri-Amerikë për Artin ndërroi jetë

Në orën pesë të datës 16.08.2017, në një ceremoni të thjeshtë në prani të shumë pjesmarrësve dhe të familjes, ju dha përshëndetja e fundit Kondo Kondit.

Kondo Kondi është një nga kolifenjtë më të mëdhenj të vendit tonë dhe i vetmi në fushën e Tetralogjisë, që shkroi veprën e pavdekshme të Marie Kondit, “Dëshmore e Labërisë” që prehet së bashku me fëmijën Dëshmorë në rrethin e Sarandës. Kjo vepër madhore me 16 akte, duhej të ishte vënë në skenë me kohë nga shteti shqiptar, sepse është një vepër brilante e heroizmit, mënçurisëë dhe e trimërisë së grave dhe nënave shqiptare, të cilat në shekuj me radhë, kanë qenë mbretëresha të këtij kombi. Do të ishte në nderin e Ministrisë së Artit dhe Kulturës, që ta kish vënë në jetë këtë vepër madhore të Kondo Kondit dhe të ishte pjesmarrëse në këtë ceremoni të përmortshme.

Kondo Kondua radhitet ndër ata të paktë në fushën e Tetralogjisë në shkallë botërore dhe deri tani është i vetmi që ka arritur të shkruajë një vepër me 16 akte në shkallë botërore. Për një personazh real siç është kontributi që ka dhënë Heroina dhe trimëresha Mari Kondi, e cila pasi shpartalloi shtabin e ushtrisë Turke me gjithë pashallakun e tyre, u hodh në greminë së bashku me fëmijën. Kjo ka ndodhur në vitin 1749, në kryengritjen e përgjithshme të popullit në Shqipërinë e Jugut nën udhëheqjen e Gjolekës së Madh.

Po kush është Marie Kondi. Ishte një vajzë e një oficeri nga fshatrat e Himarës që shërbente në pashallëkun e Janinës që ishte kryeqendra e Ali Pashë Tepelenës. Në kryengritjen e përgjithshme që u bë mbas vrasjes së Ali Pashës 1748, u përfshi edhe Maria me burrin e saj të quajtur Bilbil. Nga disfatat që pesonte ushtria turke në fushën e betejës, e cila ishte gati në shpartallim, u hodh version që të rrëmbenin gruan e një nga antarët e shtabit kryengritës të Gjolekës që t’i bënin presion vetë Gjolekës dhe kjo ishte Maria Kondi.

Kronistët e kohës shkruajne se Marie Kondi ishte një nga femrat më të bukura me 36 cilësitë femërore dhe i propozuan gjeneralit që komandonte ushtrinë Turke, që pasi ta rrëmbenin megjithë fëmijë, gjenerali ta merrte për grua. Me kurth e grabitën Marien së bashku me fëmijën, e torturuan në burgjet e Janinës, të Gjirokastrës dhe burrin e saj, Bilbilin e kapën rob dhe e torturonin në mallet e Labërisë. Por Maria nuk u dorëzua me mençurinë dhe zgjuarsinë e saj, i kërkoi gjeneralit si kusht të parë, që t’i jepte fjalën për martese me të, ta çonte djalin të takohej me të atin në malin e Çikës dhe si kusht të dytë, i kërkoi që të lidheshin me një litar të gjithë rojet që shërbenin pranë burrit të lidhur pas një peme, buzë një gremine, se i trembej fëmija. Këto dy kushte ia pranoi gjenerali dhe ngarkoi oficera të shtabit ta shoqëronin për në Malin e Çikës, me dy tufa me lule, njërën në emër të djalit për t’ia lënë Bilbilit të lidhur mbas pemës dhe tjetrën kur të kthehej në shenjë të dashurisë, t’ia dorëzonte gjeneralit. Por, Maria pasi i lë tufën me lule dhe përlotet përpara burrit të lidhur pas pemës, kthehet tek roja që kishte lulet për t’ia çuar gjeneralit, e merr tufën me lule në dorë dhe i thotë ushtarit: “merri këro lule dhe çoja gjeneralit” dhe më pas e shtyn me gjithë forcën e urrejtjes dhe ai bie në greminë, duke qenë i lidhur dorë për dorë me ushtarët e tjerë, të gjithë bien në greminë. Në atë greminë humbën jetën edhe 34 oficerë të lartë dhe agjentë që donin të mbanin litarin dhe të shpëtonin ushtarët. Kurse vetë Maria, pasi plotësoi detyrohet të hidhet në greminë së bashku me djalin. Fshatarët e fshatit Kudhës e varrosën me nderime me gjithë djalin. Por, shteti komunist e shpalli Dëshmore të Kombit” dhe e rivarrosi në varrezat e Dëshmoreve në Sarandë.

Kondo Kondi, si autor i veprës, ruajti modestinë e tij ku theksonte se: “Këtë vepër unë e kam bërë megjithë kolifejtë e Shqipërisë që janë gdhirë pa gjumë pranë vatrës në shtëpinë time, si Drita Pelingu, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Sandër Prosi, Kadri rroshi, Violeta Manushi e shumë të tjerë.

Para dy vjetësh, duke njohur veprën madhore të Kondo Kondit, me kërkesën e tij, Shoqata Shqipëri-Amerikë, pranoi në gjirin e tij dhe e emëroi nënkryetar i Shoqatës për Artin. Kjo i dha mundësinë Kondos, të bënte disa takime me personalitete dhe biznesmënë Brenda dhe jashtë vendit. Por sëmundja ia preu hovin në mes. Nuk e pa të realizuar veprën madhështore të shkruar nga dora e tij dhe kontributin e gjithë shokëve, siç e përmenda më lart.

Kondo Kondua ishte i datëlindjes 1937, nga zona e Kurveleshit të rrethit Vlorë. Si nxënës, në fillim u arsimua si gjeolog, por aktet e trimërisë, patriotizmit dhe luftrat për lirinë e vendit, e kthyen Kondon në fushën e artit. Dhe si bleta që kontrollon shumë lule, Kondua kapi lulen më të bukur, marie Kondon që t’i tregonte popullit të tij: “ja sa të mençura, të bukura dhe trimëresha janë femrat shqiptare, që në shekuj kanë nxjerrë figura të mëdha siç është edhe mbretëresha Teutë” etj. Kondua shërbeu si regjizor i artit në ndërmarrjet e rrethit të Tiranës por edhe në disa rrethe të tjera të vendit, të cilët e kujtojnë me respekt. Kondua, si patriot dhe artdashës, e plotësoi detyrën e tij. Tani është rradha jonë, e Ministrisë së Kulturës, që ta marrë në dorë atë vepër të madhe. Eshtë detyrë e njerëzve të artit, të kinematografisë për ta futur në rrugën e filmit këtë vepër të rëndësishme dhe me shume vlera për vendin.

Shoqata Shqipëri-Amerikë, i shpreh edhe njëherë ngushëllime familjes së tij, tre vajzave dhe familjarëve të tyre. Babai i tyre ndërroi jetë, por ai, Kondua ka lënë një gur diamante në fondin e artit shqiptar.

SEJDIN DUÇKOLLARI

KRYETAR I SHOQATËS

SHQIPËRI-AMERIKË

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here