Home Sociale Qeverisja e mire, fillon nga qeverisja ne nivel fshati

Qeverisja e mire, fillon nga qeverisja ne nivel fshati

582
0
SHARE

Fshati, apo katundi është një qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, ose një qendër ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Tërësia e banorëve të kësaj qendre njihen si fshatarë. Në të kaluarën, me fillimin e komuniteteve të para njerëzore, ka filluar edhe krijimi i fshatrave të cilat në dallim nga format e tjera të vendbanimeve, ishin më të zhvilluara në shumë drejtime, si ato të ndërtimit dhe të organizimit të jetës. Me kalimin e kohës dhe me organizimin dhe futjen e jetës urbane në qendrat e fshatit janë krijuar qytetet. Në fakt, procesi i krijimit të qyteteve nga fshatrat është proces natyror dhe për këtë arsye edhe shpesh në literaturë nuk hasen data të themelimit të qyteteve, për posë të atyre qyteteve që në një farë mënyre me qëllim te caktuar janë themeluar.

Në ditët e sotme termi fshat përdoret për të emërtuar bashkësitë lokale, më të largëta nga qendra urbane te qytetit, njësi administrative të së cilave janë.

Loading...

Sipas “Ligjit organik të bashkisë” të miratuar më 1921 dhe më pas, me Kodin Civil të miratuar në shkurt të vitit 1928. Njësia fillestare ishte fshati që drejtohej nga kryeplaku, i cili përgjithësisht zgjidhej nga mbledhja e popullit të fshatit.

Autonomia vendore, decentralizimi, pushteti vendor, organizimi institucional dhe ligjor në Shqipëri, ka kaluar neper shume reforma dhe eksperimente gjate gjithë jetës se shtetit shqiptar.

Çfarë është qeverisja vendore?

Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pushteti vendor siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet: a-njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive, b-respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera, c- zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësirave të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë. Qeverisja përfshin; normat, traditat dhe institucionet përmes të cilave një vend ushtron autoritetin e tij mbi të mirën e përbashkët në optikën e zhvillimit ekonomiko – social.

Çfarë është qeverisja e MIRE?

Qeverisja e mirë përfshin kapacitetin e qeverisë për të menaxhuar me efikasitet burimet e veta dhe për të zbatuar politika të përshtateshe zhvillimi bazuar ne burimet e veta. Ajo synon t’i bëj shoqëritë më lehtë të qeverisshme dhe në mënyrë më të ekuilibruar, në mënyrë që ato të mos mbishfrytëzojnë burimet e veta dhe që të jenë të afta t’i ripërtërijnë ato.

Gjatë viteve 1989-2011 sipas Censuesit, numri i popullsisë ne zonat rurale ka pasuar rënie. Ritmi më i lartë i çpopullimit ka prekur fshatrat malore me burime jetese të kufizuara  të zonës verilindore,  por edhe të zonës juglindore.

Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale është organizuar ne qeverisjen vendore në  61 bashki dhe  2,834 fshatra.

Fshati është qeliza baze mbi te cilën ndërtohen institucionet e qeverisjes lokale, si i tille fshati futet ne nivelin e katërt te qeverisjes.

Sipas ligjit nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore neni 70 Struktura komunitare në fshat. 1. Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit.

S’i i qeveris fshati burimet e veta natyrore ?

Sipas ndarjes administrative të Shqipërisë, fshati është njësia administrative më e vogël dhe është pjesë e bashkisë. Fshati ka territoret dhe kufijtë e tij tradicionalë. Komisionet e fshatrave marrin vendime për përcaktimin e kufijve, identifikimin e përdoruesve dhe përcaktimin e përdorimeve te burimeve natyrore, si dhe zbatimin e planit të mbrojtjes dhe përmirësimit të burimeve natyrore. Ato kanë gjithashtu, një rol thelbësor në menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

Fshati duhet te njohe brenda juridiksionit te tij te gjitha llojet e pronave dhe pronareve,(harta e te cilave duhet te jete e qarte dhe te pranueshme nga komuniteti), me qellim ndarjen dhe marrjen e përgjegjësive, për zhvillimin ekonomik te tyre dhe rritjen e te ardhurave për komunitetet qe jetojnë fshat.

Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhet ende mjaft mirë deri në ditët e sotme.

Çfarë kërkohet!

Tashmë procesi i transferimit te pyjeve dhe kullotave  ka përfunduar në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë dhe kjo do të thotë që njohja e pyjeve si pronë e NJQV do të fuqizojë të drejtat e pronësisë në pyje dhe kullota.

Për të pasur një ndikim real tek përdoruesit e pyjeve, hapi tjetër do të jetë sigurimi i të drejtave të pronësisë/përdorimit për fshatrat, familjet dhe individët.

Te rritet përgjegjshmëria dhe përgjegjësia e strukturave ne nivel fshati. (Ngritja e komisionit të pyjeve të fshatit është bazuar duke ruajtur traditat ekzistuese te komuniteteve për menaxhimin e pyjeve dhe te burimeve te tjera natyrore).

Hartimi dhe zbatimi i planeve të menaxhimit për pyjet dhe kullotat ne nivel fshati është një kërkesë kryesore për një zhvillim te qëndrueshëm. Pasi komunitetet tashmë janë më të ndërgjegjësuara se si ti mirëmbajnë pyjet e tyre dhe shembuj pozitivë mund të gjenden kudo. Kjo tregon se në ambientin fshatar ku baza ekonomike janë burimet natyrore, familja ka ende stabilitet të mirë në jetën ekonomike të saj.

XHELAL SHUTI

Federata e Pyjeve dhe Kullotave

Qarku, Kukës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here