Home Opinion Zjarret që më prenë fjalën!

Zjarret që më prenë fjalën!

124
0
SHARE

Nga Almira Xhembulla/Deputete në Kuvendin e Shqipërisë

Ata që më njohin e dine lidhjen time me pyjet. Ka ardhur natyrshëm kjo lidhje mbase e influencuar nga puna, por edhe nga pasioni për bukurinë e gjelbër dhe fakti se për vite me radhë tashmë kam fatin të bashkëpunoj me inxhinierë pyjesh, por edhe me përdoruesit e pyjeve. Prandaj edhe gjatë fushatës, potencialet natyrore dhe vlerat e tyre ishin kryefjala e fjalimeve te mia. Se unë besoj që menaxhimi si duhet i këtyre burimeve ndikon në mjedis por edhe në ekonomi.

Por miq, zjarret ma prenë fjalën!

Dhjetëra hektarë pyje e kullota, por edhe drurë frutorë, këtë verë të pazakontë u përfshinë nga flakët, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për Shqipërinë dhe trishtim e zemërim te unë dhe te të gjithë dashamirësit e mjedisit.

Flakët përpinë pa mëshirë zonat me potencial te lartë të biodiversitetit dhe zonat potenciale për zhvillimin e turizmit. Shkurt, disa nga pyjet më të bukur që me shumë mund i kanë rezistuar lubive të drurit. Zonat për të cilat të gjithë nga pak jemi krenar si Bizë-Martaneshin, Gjinarin, Malësinë e Mirditës (Oroshi), Lurën, Karabarun-Llogara, Dajtin etj.

Nga pakujdesia apo të qëllimshme me ndonjë skenar dashakeqës kjo nuk ç’fajson asnjërin nga ne përfshi institucionet deri te komunitetet ne terren.

Ka një varg institucionesh që duhet të hartojnë plane gjithëvjetore me masa konkrete për parandalimin e zjarreve, por edhe për fikjen e tyre. Ndërkohë zjarret vërtetuan mangësi jo vetëm në infrastrukturë e struktura ne terren, por pak sensibilizim e ndërgjegjësim. U vu re jo vetëm mungesë mjetesh, por dhe koordinimi e bashkëpunim jo i mjaftueshëm midis strukturave të brishta të krijuara në nivel lokal e veçanërisht midis inspektoratit, bashkisë dhe zonave të mbrojtura. Edhe banorët shpesh i shinin indiferentë dhe jo shumë bashkëpunues me pretendimin që nuk ishin zabelet/pyjet e tyre.

Megjithatë, dua të falenderoj të gjithë ata që pavarësisht problemeve të mësipërme, u angazhuan duke vënë edhe jetën në rrezik për shuarjen e tyre. Me javë të tëra, ditë e natë, ishin aty, kryesisht administrate lokale, stafet e Agjencive të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës te koordinuar nga drejtoritë e emergjencave e të ndihmuar pa kursim nga forcat e armatosura dhe nga ndërhyrjet nga ajri, por nuk ishte e lehtë dhe ishte e kushtueshme.

Tani është pikërisht momenti ti kemi pyjet e kullotat në vëmendje më në fund. Pavarësisht çdo gjëje edhe kësaj radhe u kuptua se aty ky pylli ka kujdestar nuk ka shanse të ketë zjarre. Shembuj pozitiv ka sigurisht, por sot nuk po përmend asnjë në veçanti.

Në kushtet e reduktimit të strukturave dhe pamundësisë së institucioneve, dhënia në pronësi dhe/ose dhënia ne përdorim me të drejta dhe detyra të mirëpërcaktuara ligjërisht më duket zgjidhja më e mirë duke ju referuare dhe modeleve nga rajoni.

Kushtet e ndryshimeve të dukshme klimatike, fenomeni i temperaturave të larta me rreziqe si nga zjarret ashtu edhe përmbytjet mund të vijnë në shtim, e fenomeni do te jetë katastrofik për malin e fushën. Ka vetëm një mënyrë për të parandaluar këtë situate qe po na kthen në spektator e vrojtues te djegies së pasurisë tonë. Zgjidhja nuk është e vështirë, të aplikojmë atë që Evropa për ku jemi nisur e bëri para 160 vitesh, të ndërtojmë një aleancë me gjithë komunitetet qe jetojnë afër pyjeve e që i përdorin pyjet. Aleanca për mua, qëndron në faktin që ligjërisht të sqarohen marrëdhëniet e komuniteteve me pyjet. Në përvojën time 13 vjeçare të bashkëpunimit me komunitetet apo familjet kujdestare të pyllit kam parë se komunitetet e familjet me kujdesin e tyre i kthyen në pyje sipërfaqet që i morën në përdorim, pa mbjellë fidanë e pa përkrahje financiare. Nëse realisht duam që Shqipërinë ta bëjmë me pyll zgjidhjen e kemi. Ajo qëndron në një marrëveshje ligjore me banorët që jetojnë në afërsi të pyjeve. Një zgjidhje e provuar dhe mjaft e suksesshme në zonat tona rurale dhe në shumicën e vendeve europiane ne 150 vitet e fundit.

Por së pari të izolojmë vatrat aktive, të bëjmë një vlerësim sa më real të dëmeve dhe shkaqeve dhe urgjentisht të punojmë për planet vjetore, kuadrin ligjor dhe masat rigjeneruese. Të riafrojmë specialistët dhe ekspertët dhe të bashkëqeverisim edhe pyjet me njerëzit e zakonshëm, përdoruesit apo pronarët e tyre.

Pylli është në rrezik por më shumë Ne, nëse nuk kujdesemi për të!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here