Home Opinion Fshati ka nevoje për rilindje

Fshati ka nevoje për rilindje

109
0
SHARE

Fjala pershendetese e Rigerta Loku Tushaj nga Mirdita, mbajtur ne Parlamentin Shqiptar me 30 Shtator 2017, ne emer te perfaqesuseve te Parlamentit te pare Rural Shqiptar:

Une jam Gerta dhe vij nga Mirdita. Jam ketu si pjese e Shqiperise rurale, e asaj Shiperie qe qendron e heshtur dhe e strukur, me zemer te madhe e probleme po aq te medha.

Gjithmone e kam pare ne televizion kete vend dhe jam ku, tani qe e ndjej mbi supe e zemer peshen e rende qe ta leshoka mbi shpine. Por une do te iki ne periferine time dhe pesha e pergjegjesia do te biere çdo dite mbi zoterinjtë, deputetët tane, urojme dhe shpresojme qe ta mbajne kete peshe me nder dhe dinjitet.

Fshati ka nevoje per Rilindje, rimekembje, fshati ka nevoje per kapital njerezor me teper se asgje tjeter, ka nevoje per njerez. Duhen shembur rruget e braktisjese ndertuar rruget e kthimit.

Por ne fshat gjithashtu mbijetojne esencat e mrekullueshme te nje jete te veshtire e dinjitoze.

Zhvillimi ekonomiko-social i njetrajteshem eshte thelbesore per vendin tone. Mbeshtetje dhe forcim i atyre mikroekonomive rurale qe me shume modesti prodhojne punesim.

Fragmentizimi me organizimin, inovacioni dhe informacioni.

Le te vishemi bukur sa te duam, te prodhojme kepuce e biçikleta, industri,makina e aviona,pa fshat nuk ka jete, pa fshat nuk ka zhvillin, pa nje fshat te zhvilluar nuk mund te kete kurre qytete te zhvilluara.

Se çfare eshte bere deri me sot per fshatin po e shohim per dite, se çdo behet do te shohim ne vijim. Fshati nuk mund te jete shqiptar i dores se dyte, ashti si dhe Shqiperia nuk ka pse te jete europian i dores se dyte. Jemi Shqiptar dhe do te donim zhvillim te njetrajteshem si te gjithe shqiptaret, jemi europian e do te donim trajtim te njejte si te gjithe Europianet.

E kush ka ne rajon e Europe kulture dhe tradita me te bukura se ne, t’i mbeshtesim e t’i promovojme por jo me fjale, me vepra. Agrikultura, artizanati, agroturizmi jane pika te forta te zonave rurale qe kerkojne bashkepunim per ti mbeshtetur e promovuar keto cilesi.

Diçka ka nisur te linde, ta ndihmojme te rritet.

Turizmi si vlere lokale, rajonale dhe europiane per te promovuar Shqiperine rurale si thesar i fshahur qe duhet zbuluar. Bashkepunimi dhe durimi per te promovuar cilesite, traditat, historine, ushqimin e fshatit etj.Tradita e perzier me zhvillimin dhe pak inovacion, do te ishte nje perzierje cilesore jetesore per ne, mbeshtetje per mikroekonomite e vogla pse jo dhe per fermeret e rinje, mbeshteje dhe perkraje sidomos per fshataret e vjeter qe nuk kane mundur por ndoshta dhe nuk kane dashtur ta braktisin fshatin. Ate vend ku e varfera dhe e bukura bashkejetojne madherishem. Ne fshate ka jete dhe shprese, ejani dhe shiheni vet.

E ku hahet me mire dhe shendeteshem se ne fshatrat tane ? Ne do buke, kripe, ushqim e zemer bio, ejani ne fshat, ajer te paster,qetesi dhe dashni, ejani ne fshat, por perzemersisht do tu lutesha te vini me nje fuoristrade se makinat e vogla kane veshtiresi ne levizje, sodomos ne ato fshatra qe nuk jane prane akseve kryesore rrugore.

Fshatrat sidomos ato te strukurit, nuk kane rruge, fshati do rruge, rruge si artierje gjaku qe ushqejne dhe ju japin jete. Jepini rruge dhe uje dhe i keni dhene zhvillim, zhvillim ekonomik e social, se kulturen e traditen te mos te cenojme.

Une besoi se ju e njihni Kristinen, gra si Kristina ka ne çdo fshat te Shqiperise. Rrudha fisnike te perzhitura nga dielli, duar te çara dhe te ashpera si brusketat e restoranteve e qendrave urbane, sy te qeshur e te embel ka Kristina. Ngrihet para diellit e ulet shume pas tij.Mjel lopet e nxjerr delet per kullote, pastron vathin e leshon pulat. Kristina gjen e nuk gjen furgon per ti derguar fermijet çdo mengjes ne shkolle ne qytet, por i percjell ato me kembe, shet qumeshtin ne shishet e cocacoles te lara me kujdes, shet ashtu e ulur buze rruges 20 kokrra veze, 3-4 kg rrush, kumbulla dhe ndonje domate jeshile te mbetura akoma ne kopshtin e mbjelle me lakra e presh per t’i pasur gjate dimrit. Ben mullare e gatuan buke te bute e petulla me mjalte , nuk ka kohe Kristina as per t’u kujdesur per vete dhe as per te pare telenovela. Pyeteni Kristinen çfare do te donte, ajo thote rruge dhe uje, se te tjerave i vjen rrethe vete si nje burreneshe, ka dinjitet Kristina, i vjen zor t’i kerkoje shtetit te saj edhe aq. Une do t’i shtoja shkolla, pastaj qendra shendetesore funksionale e ne fund miq e shoke. Pyeteni perseri Kristinen ke do te votonte , ate qe do te sillte rrugen do te thoshte ajo. E Kristina vijon te votoje per te disaten here ata qe rrugen nuk jua sollen kurre. E nese e pyeteni se ku eshte bashkeshorti i saj, ajo do te pergjigjet se ka shkuar ne qytet, puntor ndertimi i rilindjes urbane dhe kjo nuk eshte asgje e keqe…

Kur fshatari te rikthehet ne fshatin e tij atehere politika ka bere diçka madheshtore per fshatin, nuk eshte nje proces i lehte dhe i shpejte, por dhe ne nuk do te shkojme askund jemi ketu e do te metemi ketu duke ndihmuar fshatin dhe Shqiperine qe te jene me te mire.

Ka plot veshtiresi fshati e Shqiperia, por kush thote qe ky vend nuk behet kurre e vret kete vend sa here qe e thote. Ka nevoje per njerez qendrestare e puntore realiste dhe optimiste Shqiperia. Puntore qe kane pak llafe e shume pune, te forte e optimiste se kush mbjell e mbarshteron siç bejne ne fshat, ka optimizmin e punen ne çdo veprim te tij, askush nuk mbjell nese e di se nuk do te korre, askush nuk mbareshtron nese e di qe nuk do te rrise kecat e qingjat e vegjel.

Duke u bazuar ne eksperiencen time modeste, fshati ne teresi nuk paska parti, nuk njeh politike. Kjo salle e mbushur me njerez te devoteshem e puntore nuk kane parti. Punojme me doren e djathte, zemra na funksionon majtas, trurin e kemi ne qender. E nese duam qe trupi qe ne jemi te funksionoje, duhet qe secila prej gjymtyreve te kryeje funksionin qe i perket.

Ne kerkojme bashkepunim dhe mirekuptim, politika agrare e blegtorale specifike, afatshkurtera dhe afatgjata, uje vadites dhe jo vetem, kredi te buta moderimine çmimin e punes te tokes, subvencione e mbeshtetje. Por kerkojme dhe informacion, atje ku nuk shkon rruga dhe informacioni e ka shume te veshtire te shkoje. Kerkojme mbeshtetje dhe thjeshtesi.

Ja ku jemi, çfare duhet te bejme ne per te pasur politika rurale me nje impakt pozitiv, çfare na duhet te bejme qe te jemi shembull i turizmit e i kultures rurale ne rajon por edhe me gjere, çfare duhet te bejme qe te ndihmojme kete vendin tone biologjikishte europian te behet politikisht europian. Problemet i njohim te gjithe, te gjejme zgjidhje se bashku. Me shume modesti dhe me shume dashuri per kete toke, jemi ne dizpozicion, me pune e pa llafe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here