Home Sociale Ideali im është familja

Ideali im është familja

109
0
SHARE

-Nderi dhe autoriteti i shqiptarit, këtë e gjeta së bashku me familjen time dhe tek PS pasi u anëtarësuam unë me bashkëshorten time-

Dr. Shkelzen Ibra, mjek mushkërish në spitalin Krumë, student i Dhjetorit, themelues i PD-së, ish kryetar i Partisë Konservatore Shqiptare dega Has, me vullnet të plotë dhe dëshirë, anëtësohem në PS me datë 25 Shtator 2017 se bashku me bashkëshorten time, Violeta Ibra.

Loading...

Gjithë jetën farefisi im në Has, Kukes e Tropojë kemi votuar PD-në. Bëhet fjalë për fise të medha si fisi: Ibra, Peka, Buçpapaj, Muçaj, Çaushi ku vetem me pak fushatë të vogël nga doktor Shkëlzeni, PD-ja çdo periudhe votimi merrte mbi 1000 vota në këto rrethe. Por këta anëtarë, së shpejti do të anëtarësohen në Partinë Socialiste, duke përjashtuar një pjese të vogël të fisit Buçpapaj si Skënder, Mujo, Ozgan pasi doktori nuk iu bën thirrje të anëtarësohen në PS. Janë dy arsye: e para, këta janë të dehur nga mashtrimet e Sali Berishës dhe e dyta, ishin këta tre vëllezër dhe doktori ka foto me ata që më mbajtën peng tek PD, tek një  parti pa ideal, pa vizion dhe pa besë. Imagjinoni sot, me gjithë këto fise që përmendem, vetëm një nuse daje kemi në punë. Bëhet fjalë për Sabrie Meshi, është bashkëshortje e Isuf Meshit, ku Ai ka bërë 25 vjet burg politik dhe pushteti i PD-së e ka shpërblyer me 4 orë punë pastruese në një shkollë. Sot edhe unë doktori Shkëlzen Ibra, mjek mushkërish me 20 vjet punë, hë për hë ndodhem pa punë. Arsyet ishin sepse u largova për tre muaj nga Shqipëria. Unë u largova familjarisht për arsyet e mia, ku dy fëmijëve jua ndërpreva shkollën dhe me bashkëshorten shtatëzënë ne muajin e shtatë të saj, e lashë punën time të nderuar si  mjek dhe ika në Gjermani për strehim politik.

Para se të ikja në Gjermani, njoftova me shkrim trupin diplomatik, kryeministrin e nderuar, zotin Edi Rama, dy partitë e mia të pabesa, Partine Demokratike dhe Partinë Konservatore. Vetëm i nderuari zoti Edi Rama, më ktheu  përgjigje me date 10.04.2017, me nr.Prot.1299/1, ku ndër të tjera theksonte: “Doktor keni shumë të drejtë”. Nga Shqipëria. Por hallet e tuaja nuk i kam në dorë unë. Disa më shumë i përkasin prokurorisë dhe Gjykatës së korruptuar në Shqipëri. Por së shpejti, mbase marrim edhe mandatin e dyte dhe ty, të bëj thirrje të largohesh nga PD-ja dhe të bashkohesh me ne. Do të jetë më mirë për ne, për ju, për famijen tuaj dhe për njerëzit e tu që të duan të mirën.

Gjatë qëndrimit tim në Gjermani, kam telefonuar disa herë para intervistës time që kisha në Gjermani, telefonova z. Lulzim Basha, z.Kujtim Gjuzi. E hapnin telefonin nuk më përgjigjeshin duke më bërë që unë të harxhoja nga lekët e mia. Ju dërgova mbi 50 SMS, por nuk më kthyen asnjë përgjigje. Vazhdova përsëri me budallallëkun tim. Mbi 500 Euro kam bërë fushatë me telefon për PD-në dhe Partine Konservatore ne rrethet Has, Kukës dhe Tropojë. Shpresoja se do ta kuptonin dikur. Por përsëri si gjothmonë u treguan të pabesë me mua dhe familjen time.

Për të gjitha këto, megjithëse jam shumë i vonuar, duke ju kërkuar ndjesë familjes time, dy djemve dhe vajzës sime: Premtoj se nuk do t’i hyjë në hak më me familjes por do të vazhdoj detyrën time si mjek, t’i shërbej popullit, ashtu siç i kam shërbyer atij pa bindje partiake. Kurse anëtar i PS, jam bërë për t’mu kthyer ideali, duke sqaruar me këtë rast, disa anëtarë të PS në rrethin Has dhe disa anëtarë të PD po në rrethin Has, që mbase janë të varfër në mendime, të cilët mund të mendojnë se doktori është kthyer me PS-së për t’u bërë drejtor.

Por, Doktori ju thotë tre herë: “jo, jo, jo!” Detyra ime do të jetë gjithmonë vetëm në atë te mjekut, pët t’iu përkushtuar popullit të Hasit. Dhe premtimi që unë bëj: është se unë jam dhe do të mbetem anëtar i Partisë Socialiste deri në fund të jetës sime!

Me respekt

Dr. Shkëlzen Ibra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here