Home Ditar Mbetet gjithnjë i bukur ai që për atdheun bie dëshmor

Mbetet gjithnjë i bukur ai që për atdheun bie dëshmor

116
0
SHARE

Me rastin e 75 vjetorit te renies

  • “Nuk mund të quhet njesit guerril, ai që nuk bën aksione”-

Vojo Kushi lindi në Shkodër në vitin 1918. U rrit nën kujdesin e dajove, mbasi prindërit e lanë herët. Vojua ndoqi mësimet në gjimnazin e Shkodrës. Ishte shok i ngushtë i Hajdar Dushit dhe Emin Durakut. Mbasi mbaroi gjimnazin, vazhdoi studimet jashte shtetit në një akademi ushtarake. Vojua u shqua si njeri i guximshëm dhe njeri i aksioneve.

U thirr në Tiranë dhe u ngarkua me detyrën e komandantit të njesiteve guerile në mbarë Shqipërinë. U shqua si organizator i njesiteve guerrile dhe mori pjesë dhe ai vetë në aksione të ndryshme. Ishte i fuqishëm dhe sportist i dalluar. Vojua bashkë me heronjte Sadik Staveleci dhe Xhorxhi Martinin, më 7 tetor të vitit 1942 u rrethuan në një shtëpi në Kodrën e Kuqe në qytetin e Tiranës dhe bashkërisht me shokët shkroi Epopenë e Kodrës së Kuqe.

***

Sadik Staveleci lindi në Gjakovë në vitin 1915. Mbaroi shkollën teknike në Tiranë. Ai zhvilloi veprimtari kundër regjimit zogist dhe në vitin 1939 u dënua. Do të vepronte në fillim  në Shkodër dhe më vonë thirret në Tiranë dhe vepron në Njesitet guerrile të kryeqytetit. Do të shquhej në plotësimin e detyrave luftarake.

Më 7 Tetor 1942, rrethohet dhe bie heroikisht në një luftim të pabarabartë me fashistët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

***

Xhorxhi Martini lindi në Tiranë në vitin 1921. Familja e tij ishte e lidhur me luftën. Ai mori pjesë në demostratat e zhvilluara në Tiranë. Përjerë i gatshëm për të plotësuar detyrat që i ngarkoheshin, pjesmarrës në disa aksione që u kryen në Tiranë.

Më 7 Tetor 1942, Xhorxhi Martini bashkë me shokët e tij, bënë qëndresën heroike, e shndërruan Kodrën e Kuqe në një kështjellë të heroizmit. Vojua, Sadiku dhe Xhorxhi ndqnë në ato çaste secili nga dy tankse dhe u vunë përballë kullave të çelikta qëndresën e zemrave të tyre, zemra që u përballën me përbdshin e hekurt.

“Aksioni u krye me sukses, por ne s’duhet të dehemi nga suksesi. Ne i premë fashizmit një nerv, kurse duhet t’ia prishim të gjithë sistemin nervor”. Këto fjalë u tha Vojua shokëvë të njesitit pasi kryen një aksion.

Vojo Kushi ishte djalë me një trup atleti, me sy të mprehtë bojë hiri, me krahë të fuqishëm, ishte i qeshur dhe i dashur me shokët. Banorët e lagjes shpesh e kishin dëgjuar të këndonte këngë revolucionare. Për kërtë edhe u arrestua. Por këngën nuk e ndërpreu, ai e vazhdoi këngën e tij me armikun nëpërmjet grykës së pushkës. Duke qenë në krye të njesiteve guerrile të Tiranës, megjithëse në moshë shumë të re, ai drejtoi me aftësi të madhe dhe mori vetë pjesë në shumë aksione.

-Gjëja më e madhe është t‘i falësh jetën Atdheut, por njëkohësisht, duhet të dish si t’ia falësh, i porosiste Vojua gjithnjë shokët e tij. Në çdo veprim në Tiranë gjendej mendja e guximi i heroit.

Aksioni i djegies së depos ushtarake të xhenjos, që u krye nga njesiti guerril i Tiranës nën drejtimin e Vojos mori dhenë për arsye se armikut iu shkakruan dëme të mëdha. Aksioni i prerjes së telave të telefonit dhe telegrafi në të gjithë Shqipërinë i tronditi në themel pushtuesit e tradhëtarët. Në prerjen e telave në rrugën Tiranë-Durrës mori pjesë dhe e drejtoi aksionin vetë Vojua. Por heroi tregoi më fort se kurrë trimërinë e tij, më 10 Tetor 1942, në Kodrën e Kuqe, në shtëpinë e Ije Farkës. Së bashku me Sadik Stavelecin dhe Xhorxhi Martinin, ai luftoi me një trimëri të rrallë kundër bishave fashiste gjer në momentin e fundit të jetës. Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, e cila zgjati 5-6 orë kundër qindra milicëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë. Tre luftëtarë kundër një ushtrie të tërë.

“Rrugët që e rrethonin Kodrën e Kuqe, ishin mbushur plot me fashistë. Në çdo portë ishte vënë nga një roje. Krisi pushka nga të katër anët. Banorët e Kodrës së Kuqe bënë të gjithqa përpjekjet për të shpëtuar heronjtë. Por rrethimi ishte shumë i fortë. Fashistët kishin zenë të gjitha shtigjet”. Për Vojon, Sadikun dhe Xhorxhin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç të luftonin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut.

Njerëzit që iu ndodhën pranë në çastet e fundit, tregojnë se të tre u përqafuan dhe i dhanë njeri-tjetrit lamtumirën e fundit. Sadiku dhe Xhorxhi ranë në luftë e sipër. Vojua mbeti i vetëm duke luftuar. Një luftëtar kundra një hordhije fashistësh. Armiqtë, duke parë se nuk po e mposhtnin dot heroin, i vunë zjarrin shtëpisë dhe suallën autoblindat. Vojua luftoi si vigan. Por më në fund, municionet iu mbaruan. S’i mbetej gjë tjetër veçse të luftonte me duar kundra autoblindës, që villte zjarr papushim. Do të hidhej mbi autoblindë. Do të hapte kapakun e saj të hekurt dhe pastaj do të përleshej fytafyt, me fashistët e strukur Brenda. Dhe ai u hodh mbi tank…Ishte thirrja e fundit e tij, ishte akti i fundit i tij, akt i rrallë, që mbeti i paharrueshëm në mendjen dhe zemrën e popullit tonë.

Epopeja e Kodrës së Kuqe ishte një legjendë e vërtetë trimërie partizane, ishte një flqakë që ndriçoi në gjithë vendin. Heronjtë u thanë pushtuesve. “Kurrën e kurrës s’do të mundemi!” Emrin e Vojo Kushit nënat që lindnin djem kur i ledhatonin në djep u thonin: “M’u bëfsh trim si Vojua”. Shumë fëmijë gëzuan të drejtën të mbajnë emrin e Vojos.

Kur flasin për trimërinë e heroizmin partisan Vojua, Sadiku dhe Xhorxhi zënëë nga vendet e kreut që kështjella në Kodrën e Kuqe qëndronte dhe luftonte edhe kur u sulën drejt saj tanket. Ata vdiqën si heronj, luftuan në krah të njëri-tjetrit dhe ranë në krah të njëri-tjetrit dhe u shndërruan në heronj legjendarë.

Për këtë ngjarje, në Tetor të vitit 1942 në gazetën “Zëri i Popullit” shkruhej:

“Në Tiranën e Kuqe po kërcet pushka e mitrolozi. Luftojnë trimat partizanë, luftojnë tre petrita, tre zemërluanë, luftojnë si dragonj komunistët: Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhorxhi Martini kundër armikut tonë të urryer, fashizmit gjakatar, kundër veglave të tija tradhtare, kundër bastardëve të popullit.

O shokë trima, luftuat gjashtë orë rresht kundër qindra e qindra armiqsh. Tirana u çua në këmbë, zemrat e popullit tonë po rrihnin me vrull, kishin shpërthyer kraharorët e kishin ardhur rreth jush për të luftuar me ju, se ishit bijtë e popullit, si ishit gjaku i tij, se ishit zemra e tij, se luftuat për lirinë e pavarësinë e tij dhe kraharorët tuaj, ku rrihte zemra e çeliktë e fatosave tanë, u bënë për gjashtë orë, kalaja e pathyeshme e rezistencës së popullit shqiptar”.

Këta tre heronj ishin djem me virtyte të përkryera që mbetën burim frymëzimi për brezat për ta dashur Atdhenë si shqiponja folenë, sepse siç thotë populli: “Perënditë kanë një Olimp, Njerëzit kanë një Atdhe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here