Home Ditar Me gjoksin e njomë mbuloi tytën e mitrolozit

Me gjoksin e njomë mbuloi tytën e mitrolozit

77
0
SHARE

-Me rastin e 88 vjetorit të lindjes se  Heroit të Popullit, Met Hasa-

Met Hasa lindi më 1929 në Kërçukje të Ndroqit. Gjendja e keqe ekonomike e detyroi të atin të shpërngulej familjarisht në qytetin e Durrësit. Me punë krahu e më vonë si murator, ai ushqente një tufë fëmijë.  Kur Meti ishte 5 vjeç, i vdiq e ëma. Që në këtë moshëm Ai, si fëmijë i zgjuar që ishte, filloi të shiste kikirik e me ato pak lekë që fitonte në ditë, ndihmonte familjen. Meti u rrit nën peshën e skamjes, varfërisë, u rrit duke e nisur moshën e miturisë i detyruar t’u binte vërdallë rrugëve të qytetit për të siguruar bukën e gojës. Ai ishte shumë i shkathët e i guximshëm, i zgjuar sidomos në kujtesën e tij shumë të fortë si dhe pasioni e etja për të mësuar, për të njohur gjeografinë, historinë, ngjarjet dhe datat përmes një harte apo atlasi gjeografik që ia jepnin shokët.

Në fillim të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, meti që ishte vetëm 10-12 vjeç, filloi të aktivizohet në organizatën e pionierit në qytetin e Durrësit. Shpesh ai ngarkohej me detyra të ndryshme të shpërndarjes së trakteve, të korrierit e aksione të tjera, të cilat i kryente me përpikmëri. Në rritjen e Metit, ndihmuan edhe vëllezërit, Rustemi, Hazizi, vellai i vogël Xhemaliu dhe motra Nadire.

Me krijimin e organizatës së Pionierit, meti në moshën 12 vjeçare ishte i pari që u radhit në të, në vitin 1941, duke u ndihmuar nga vëllezërit dhe shokët që e drejtonin këtë organizatë si shokët Enver Velaj dhe Sul Gallaj. Kështu Meti mori përsipër barra që ndonjëherë ishin jashtë forcave të moshës së tij. Meti nuk priste që drejtuesit e organizatës së pionierit ta ngarkonin me detyra , por Ai i sugjeronte se çfarë aksionesh duheshin bërë dhe sit ë kryheshin. Ai mori pjesë në aksionet si shpimin e gomave të automjeteve të armikut, shpërndarje traktesh, shkrimi i parrullave nëpër mure, grisjen e parrulave të armikut, transportimin e shtypit nëpër bazat e LANÇ-it duke përfshire edhe arme etj. Meti duke qenë në moshë të vogël, bie në kontakt me marinarë fashist duke i kërkuar ndihmen e tyre për kuriozitetet për të mësuar përdorimin e një motoskafi, ne të cilën kihte armë dhe municione. Me këto të dhëna, Meti i propozon shokëve të organizatës të pionierit që të kryente një aksion në këtë motoslaf. Kur marinaret po binin kafe, Ai me shpejtesi e trimëri, zgjidh dhe shkëput motoskafin dhe e ndez duke u nisur në drejtim të plazhit ku e prisnin shokët me biçikleta. Ata morën armët dhe municionet dhe i dërguan në bazat përkatëse dhe më vonë ato dërgohen në Pezë. Meti mori pjesë në shumë demostrata që zhvilloheshin në Durrës, e cila u bë një shkollë për stervitjen e kalitjen e tij luftarake.

Shtëpia e Hasajve ran ë sy të spiunëve nazifashistë, qoftë për shkak të veprimtarisë së tij dhe të vëllezërve si dhe për lëvizjet që bëheshin aty si bazë e LANÇ-it dhe si bazë luftarake ku ruheshin materialet luftarake etj. Të cilat u dërgoheshin çetave partizane në Pezë. Mbi Metin e vogël, nazistët bënë presione, frikësime, kërcënime, tortura, por nuk nxorrën gjë nga goja e Ai. Aty spakëtën edhe karakteristika të tjera të tij si gjakftohtësia, qëndrueshmëria, shpirti i sakrificës, konspiracioni i thellë sikur të ishte një njeri i madh. Meqenese nuk nxorrën gje nga goja, nazistët vendosën t’a arrestojnë duke e dërguar në burgun e Tiranës dhe më pas në kampetnaziste në Gjermani. Gjatë rrugës kolona naziste goditet nga avionet e aleatëve tanë Anglo-Sovjeto-Amerikan. Dhe Meti, duke përfituar nga kjo situatë, humbet gjurmët duke kaluar buzë moçaleve të kënetës së Durrësit dhe merr drejtimin në fshatin Romanat për të mberritur më pas në fshatin e tij të lindjes, në kërçukje. Që nga kjo kohe, Meti rreshtohet si Partizan në Batalionin e 3-të të grupit Partizan të Pezës, me Heroin e popullit Kajo karafili. Ai e donte shumë për zgjuarsinë dhe shkathtësinë e tij dhe kur e takonte, i thërriste: “Ku je kaçatorri këmbëshpejtë i Pezës “.

Me 18.9.1944, me krijimin e Brigadës së 22-të S. të Pezës, Meti u inkuadrua në kompaninë e parë të Batalionit të 4-t, me detyrën e korierit. Ai mori pjesë në shumë luftime sin ë Pezë ashtu edhe në Shqipërinë e Veriut, në çlirimin e Shënpalit duke kontribuar në përgatitjet për çlirimin e Pukës etj. Më 4 Nëntor 1944, kjo Brigadë  ndodhej në zonën e Pukës ku do të sulmohej për çlirimin e Fushë-Arrësit dhe Pukës. Luftimet për marrjen e qafës së Pesheve dhe Rrapës ishin shumë të ashpra. Gjithmonë përpara çdo aksioni ishte komandanti Hamdi Grori dhe komisari Koço Çako. Por ata duke e njohur Metin që s’donte t’ia dinte për plumbat, i krijonin versione të ndryshme duke e dërguar për të çuar ndonjë letër në shtabin e Brigadës apo ndonjë batalion tjetër. Por ai i kuptonte “hilet” e komandantit dhe komisarit dhe kthehej me vrap për të marrë pjesë në luftime. Për këtë arsye dhe e qortonin shpesh, duke i thëne: pse erdhe sonte? Dhe Meti përgjigjet: Erdha të luftoj shoku Komandant dhe Komisar. Unë për këtë qëllim kam dalë partizan. Dhe atë mezi e mbante vendi prej gëzimit që e lejuan të merrte pjesë në atë sulm dhe do të sulmonte krahas tyre në radhë të  parë.

Pas disa minutash partizanet filluan t’i afroheshin pozicioneve të armikut. Hamdiu ecte i përkulur e pa bërë zhurmë, pas tij ecte Meti i vogël, më tej ishte Komisari e në krah të tij, Halil Tusha dhe partizanët e tjerë. Errësira ishte e madhe dhe qetësine e natës e prishte vetëm fishkëllima e veriut të ftohtë. Zhurma e erës e mbulonte atë të hapave. Njeqind metrat e fundit, përpara se të hidheshin në sulm, partizanët e bënë me zvarritje barkas. Nazistët të strukur nga të ftohtët, as që i ndjenë partizanët që u ishin afruar. Vendi ishte I zhveshur, me gurishte ku dhe nuk mund të vazhdonte afrimi me zbarritje, prandaj Komandanti dhea komandën:

-Përpara në sulm! Partizanët, sit ë kishin mbirë nga toka, vërshuan drejt llogoreve të armikut. Nazistët hapën zjarr. Luftimi filloi i rreptë deri edhe trup me trup. Tani nuk dëgjohej më fishkëllima e erës, por vetëm krismat e pushkëve, mitrolozëve dhe shpërthimi i granatave të dorës. Meti vazhdonte të sulmonte në krah të komandantit. Pas pak sekondash, plumbat seri të një mitrolozi nazist, vranë Komandantin e Komapnisë Koço Çakon.

Meti e Hamdiu ecnin afër njeri-tjetrit dhe e zë një plumb i dytë duke e rrëzuar përsëri komandantin. Meti shpejtoi pranë tij, i foli por më kot. Komandanti i tij i dashur nuk jetonte më. Duke mbajtur lotët, qëndroi disa çastë mbi trupin e komandantit. Dora e djathtë e Hamdiut e zgjatur përpara, shtërngonte nagantin me mulli e dorezë të bardhë. Meti e pa atë dhe sytë e tij të vrejtur, i drejtoi tek një mitroloz armik që villte zjarr. Ai mitroloz, i shkurtoi jetën komandantit dhe pengonte perparimin e mëtejshëm të shokëve. Meti e shikoi pa ja ndarë sytë, shikoi flakën e pashuar që dilte nga gryka e tiju. U përkul mbi trupin e Komandantit dhe me duart që i dridheshin nga dhimbja i drejtoi kokën, pastaj i mori nagantën dhe sikur ta kishte shtyrë ndonjë fuqi e madhe nga pas, u ngrit në këmbë dhe u hodh përpara.

-Para partizanë, vdekja e armikut, Liri e Popullit, dhe u zhduk në errësirë. Partizanët  e ndoqën sulmin e pionierit. Ai ngriti peshë të gjithë ara dhe i hodhi përpara drejt llogoreve të armiqve. Para partizanë! Mitrolozi nazist në thellësi, vazhdonte të shtinte pa ndërprerje. Por befas ai pushoi për një cast. Nga gryka e tij u shua flaka. Me nagantën e Komandantit, Meti i vogël vrau dy nazistë ndihmës e shënjues të mitrolozit. Ky i tmerruar nga sulmi i pionierit trim, kërrusi kokën përpara dhe vazhdoi të shtinte ashtu pa shikur gjë. Një plumb shpoi tejpërtej trupin e njomë të metit. Por ai nuk e ndali sulmin.

-Para partizanë! Dhe trupi i tij i vogël mbuloi tytën e mitrolozuit duke shuajtur zjarrin dhe flakën e tij. Nazisti e pa i tmerruar dhe uluriti, u mundua të ngrihej por dora e pionierit në agoni, lëvizi e u zgjat dhe një herë përpara dhe tyta e nagantes shënoi m’u në ballë të nazistit. Ai u këput dh era përtokë.

Partizanët e kryen detyrën. Qafa e Pesheve u muar. Mendja e të gjithëve ishte tek pioniri trim që ishte future në thellësi në drejtim të mitrolozit të qëndres, kristamt e të cilit kishin pushuar e s’ndiheshin më. Por edhe zemra e shokut të tyre të vogël, nuk rrihte më. Përveç të përmendurve në këtë betejë, ranë Dëshmorë edhe Riza Xeka dhe Foto Manebeu, gjithsej 6 vetë.

Trupi i Metit të vogël, u varros në mënyrë urgjente, jo fort i maskuar nga situate tepër e ashpër e luftimeve. Nazistët e gjetën dhe e varrosën me ceëremoni e batare pushkësh duke e mbuluar me flamurin e tyre. Pra, armiku para Tij, u përul me nderim dhe me krisma armësh. Ndërmjet nazistëve kishte patur edhe kontradikta për këtë ceremoni, por komandanti nazist duke e parë trupin e Metit shumë të vogël e të njomë, trimërinë e jashtazakonshme të tij në këto luftime, urdhëroi se pavarësisht nga pozicioni i kundërshtarit, trimat duhet të varrosën patjetër me ceremoni e nderime të veçanta, sidomos kur bëhej fjalë për heroizmin e një vogëlushi, e cila është ndodhi e rrallë, deklaroi komandanti nazist.

Akti burrëror i meti Hasës, është i barabartë me atë të Heroit Kombëtar Mic Sokoli që i vuri gjoksin grykës së topit armik. Për aktin Heroik te kryer, Met Hasa është dekoruar me urdhërin e lartë “Hero i Popullit” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Ky ishte akti heroic i Pionierit Partizan të pezës së martirizuar në Luftën e Dytë Botërore, të edukuar e stërvitur në shumë luftime nga Komandanti Legjendar i LANÇ-it, Hero i Popullit, myslim peza.

Respekt të veçantë e përulje përpara këtyre figurave heroike të Kombit e Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë dhe prindërve që i rriti dhe i edukoi me këto tradita patriotike!

SHERBET KARULI

Pjesëmarrës në luftime

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here