Home Ditar Mësuesi i shquar Zef Pjetër Deda

Mësuesi i shquar Zef Pjetër Deda

85
0
SHARE

Në fund të muajit Shtator 2017, sapo u ktheva nga një takim me disa shokë në Laprakë, bie zilja e telefonit. Një zë i shqetësuar më përgjigjet. Ishte Valdete Dedaj, bashkëshortja e ish mësuesit tim të dashur dhe të paharruar Zef Pjetër Deda, në vitet 1960-62 në gjimnazin e Bajram Currit, e cila më njoftoi: “Zefi, mësuesi juaj i dashur na la”. Ishte vërtet një lajm i hidhur dhe shumë tronditës për mua. U mërzita, sepse më ka dashur shumë, jo vetëm mua, port ë gjithë klasën, sepse ishim nxënës të mirë dhe kishim etje për dituri në ato vite të rinisë sonë.

Profesor Zefi rridhte nga një familje qytetare e Shkodrës, me qëndrim shumë të mirë atdhetar gjatë LANÇ-it. Babi i tij, Pjetër Deda e ka përkrahur Luftën partizane me pritje, përcjellje, materialisht dhe moralisht. Lokalin e tij e vuri në shërbim të partizanëve, më vona punoi punëtor, bojaxhi dhe ku qe nevoja për të mbajtur familjen dhe fëmijët.

Pas çlirimit, babai  i Zefit, punoi dhe sakrifikoi shumë për t’i arsimuar dy djemtë dhe vajzën e tij, Zefin, Nikolinin dhe Teresinën. Të tre mbaruan shkollën e lartë duke u emëruar si mësues për t’i dhënë dituri vogëlushëve malësorë sin ë Tropojë dhe në Malësi të Shkodrës. Mësuesi ynë i nderuar, Zef P. Deda, shërbeu në zona të thella si lekbibaj në vitet 1050-52 dhe në Bajram Curri nga viti 1960 deri në Shtator 1963. Ka qenë edukator aktiv, shumë i dashur me nxënësit dhe kolegët, kryetar i Organizatës profesionale ku është shquar në mësimdhënie por edhe në aksionet ndërtimore.

Gjithnjë i ka përkrahur nismat në fushën e diturisë dhe të higjienës në fshatra e zona të thella malore. Në Shtator 1963-shtator 1967, punoi në qytetin e lindjes mësues i Gjuhës dhe Letërsisë. Në vitin 1967, me iniciativë shkoi në zonën e Shllakut ku u bë përçues i diturisë në malësi sikur Migjeni i madh në kohën e Zogut. Punoi me vetmohim dhe përkushtim për shtrirjen e arsimit 8-vjeçar në Malësi, ku fitoi dashurinë e pakufi të Shllakut e Dukagjinit.

Shërbeu për shumë vite duke u bërë shëmbull për të tjerët. Populli e zgjodhi deputet të Kuvendit Popullor të Shqipërisë në Legjislaturën e dhjetë në vitit 1970-74. Ai është dalluar jo vetëm si mësues e drejtues shkolle por edhe si drejtor-inspektor zonë. Vepra e tij është madhore për të cilat ai ka marrë medale e urdhra të larta si psh: “Urdhrin Naim Frashëri” klasi II.

Mësuesit Zef P. Deda, u përcoll me nderim nga familjaret, shoqëria, qytetarë dhe malësorë nga Dukagjini. Profesor Zefi, u nda nga jeta duke lënë pas kujtime të mira e të paharruara. Emri i Tij i dashur rron e do të rrojë ndër breza.

NUREDIN SADIK LUSHAJ

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here