Home Ditar Niko Ligori, shok dhe intelektual shembullor

Niko Ligori, shok dhe intelektual shembullor

91
0
SHARE

“Të jetosh pa shokë, humbet pjesën

më të këndshme të jetës”.

Naim Frashëri

Ka intelektualë, të cilët pasi dalin në pension, bëhen apatikë, indiferentë, shikojnë punën e tyre, mbyllen në ”guackën” e vet, ndahen nga shoqëria. Por me Niko Ligorin ndodh ndryshe…

1.

Është njeri interesant. Edhe pse ne prag të 86 vjetorit të lindjes, nuk do t’ia dijë për moshën. Eshtë “i thatë dhe i thantë”, por i fortë dhe i shëndetshëm. Flokët dhe vetullat e tij janë borëruar. Rrudhat në ballë i shfaqen vetëm kur qesh, por sytë bojëqielli, bëjnë që çdo shenjë pleqërie, të mos bjerë në sy. Është shumë aktiv dhe i fuqishëm. Forca dizike dhe cilësia mendore i janë shtuar.

Të bukurat vite të rinisë të rrezatojnë aq mirë tek ai. Nikua është njeri me zemër të re, me vrull rinor, me sy pa syza. Ai mbetet gjithnjë mbi libra dhe, nuk lexon “për të lexuar” as “për zbukurim intelektual, por studion, reflekton, ballafaqohet, mëson për vete dhe për të tjerë. Ai është një intelektual i palodhur dhe shumë punëtor, me prirje studiuesi, me kulturë, me horizont, me kujtesë të fortë.

Niko Ligori me atë trupin e tij mesatar dhe vital, ecën rrugës dhe s’ndihet. Ashtu kokëulur, i urtë dhe i thjeshtë, gjithnjë i pandarë nga shokë e miq, i dashur me ta, mirëbërë, mirënjohës. Ai i vazhdon lidhjet me bashkënxënës e bashkëkohës që nga i madhi Dritëro,  e deri tek shkrimtarë, veteran, shok e miq të tjerë . Jeton me të djeshmen, merr forca për të sotmen, ëndrron për të ardhmen; është shumë optimist, i rreh akoma pulsi i rinisë.

Në fytyrën e Niko Ligorit, shok asimzenelasin e gjimnazit të Gjirokastrës, traditat dhe nivelin e asaj shkolle; shpirtin e pastër të saj, pedagogët patriot të saj, moralin e lartë të saj, pararpjën e rinisë gjirokastrite. Kur  takohem me Nikon dhe bisedoj me të, më pushton nostalgjia për gjimnazistët, për qytetin e gurtë dhe çmallem me atë brez të kohës, me ata të rinj të aksionit, me ata sulmues, me karakterin e tyre luftarak. Më duket vetja sikur jam bashkë me ta. Dhe krenohem, kujtoj, përfytyroj, meditoj dhe frymëzohem.

2.

E mbaj mend qysh atëherë Nikon, atë djalosh nga Blushi i Kolonjës, nxënës i përparuar në mësime, activist shëmbullor. Më kujtohet një mbledhje e zjarrtë e rinisë së gjimnazit, me një rend dite që ata e kishin për zemër: a jemi gati të shkojmë vullnetarë në ndërtimin e hekurudhës? Sa u dëgjua thirrja, të gjithë në këmbë, me gatishmëri absolute, me parrullën: “Jemi gati-jemi gati”! U tund korridori ku ishte mbledhur rinia. Shpërtheu entuziazmi i saj. Ngazëllimi kalonte fytyrë më fytyrë. Të gjithë si një trup i vetëm, me dorën lart, gati për aksion: shkruajmë dhe mua! Pashë edhe dorën e Nikos. Zjarr në sytë e tij, lot në sytë e professor Papapanos. U dëgjuan në heshtje dy fjalë të tij: “më shkruani dhe mua. Me bëtë të vij me ju!” Nga e gjithë shkolla, vetëm 2 veta nuk u treguan të gatshëm për arsye të ndryshme. Por edhe ata i vuri përpara dallga e rinisë gjimnaziste. Nikoja ishte dy herë vullnetarë në herkurudhën Durrës-Peqin dhe Durrës-Tiranë, në rrugën e Dritës e të tjera.

Asimzenelasit ishin në brigadën “Pertef Kokona”. Pas kthimit nga një aksion kombëtar, zhvilluan një mbledhje mbresëlënëse. Ishte fillimi i vitit shkollor. Nxënësit sapo ishin kthyer nga aksioni. Kuqonin, buzëqeshnin, u ndriste fytyra. Zemra u hidhej valle. Ishin të freskët me gjallërinë e aksionit. Diskutuan me frymë kritike. Rendi i ditës ishte me pyetje që kërkonte përgjigje nga secili: pse nuk ka filluar mbarë viti shkollor? Kush të fliste më parë. U bënë kritika të forta, por emir i Niko Ligorit nuk u dëgjua për keq.

3.

Niko Ligori ishte një nga të rinjtë e ndërgjegjshëm të veprimit revolucionar. Në radhë të parë në mësime. Por nuk kufizohej me kaq. Ishte pjesmarrës në veprimtari kulturore atdhetare, brenda dhe jashtë shkollës. Udhëheqës  i pionierëve në shkollat “Drita” dhe “Naim Frashëri”. Bënte punë lavdëruese dhe për këtë arsye u dërgua udhëheqës pionierësh një muaj në kampin e pioniereve të Vlorës.

Gjithnjë “i qante syri” për aksione. Kurdoherë veprues. U dërgua fshatrave në brigade kulturore. Brodhi me këmbë krahinën e Kardhiqit; shkoi në aksione të tjera lokale, disaditore; në Kordhocë, Valare, mali i Gjerë, Mashkullore, Kala e Shndriadhës, Virua, Libohovë etj., në luftë kundër karkalecit, në mbjelljen e pemëve, në sistemimin e tokave e të kanaleve, në pastrim  kullotash etj. Gjithnjë i gatshëm, vullnetar; lodhej fizikisht, por çlodhej mendërisht.

Ishte një i ri që “blinte shumë e shiste pak”. Fliste pak e dëgjonte shumë dhe pasuronte dijet, frymëzohej. Ndiqte me respekt figura të njohura dhe mësonte prej tyre: recitimet e poetit popullor Ramiz Harxhi, episode nga njerëz të shquar të luftës, biseda nga pedagogë e profesorë. Në ato vite trinomi ishte: mësim, aksione, aktivitete kulturore. Të tria keto plekseshin dhe përbënin një shkollë të vërtetë për zhvillim, përparim dhe kalitje të rinisë.

Si asimzenelas, ai duke u shkolluar për 7 vjet në qytetin e gurtë, përfitoi shumë nga traditat e atij qyteti, ku në ato vite të vështira, port ë zjarrta, në vitet e parë të pasçlirimit, siç shprehej ai vetë “Mullën e zumë me bukë misri e supë prasi, por u pajisëm me gjithë të mirat nga “Universiteti Argjiro”, që na rriti, arsimor edukoi dhe na dha “çelësat” e rrugëve të jetës me moton e patriotit Petro Nini Luarasi: “Edhe nëntëdhjetenëntë herë të rrëzohemi përsëri duhet të mgrihemi”! U largua nga Gjirokastra me tri diploma në xhep: me diplomën e maturës, si anëtar i komitetit të atij qyteti, që ai e quan “vendlindjen e tij të dytë” dhe “diplomën” për pjesëmarrje në aksionet e rinisë”.

4.E kam ndjekur veprimtarinë e këtij ish anëtari të Bashkimit të Rinisë edhe më vonë si student, kuadër e drejtues i rinisë në Tiranë dhe Ersekë, 14 vjet arsimtar, inspektor, përgjegjës i qendrës ekonomike, shef i arsimit, sekretar i pushtetit në rreth në degën e punëve të brendshme dhe sekretar i Komitetit të Partisë. Dallohej për zgjuarsi, gatishmëri, nismëtar, masovik, veprues.

Lidhjet dhe puna me brezin e ri, ka ndikuar tek ai në gjendjen e sotme të tij me shpirt rinië. “Vlaga” e rinisë e ka bërë të vazhdojë të “thithë” nga freskia e saj, nga gjallëria dhe entuziazmi i saj. Tiparet dhe vlerat e rinisë duken tek ai jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht, në cilësitë morale që e karakterizojnë. Ka mbetur po ai që ishte: njeri i iniciativës, i punës mendore. Firmat e tij i sheh në shumë organe qendrore dhe lokale të shtypit. Për nje periudhe shume të gjatë, Niko Ligori ka shkruar dhe ka bërë komente të shumë librave të rinj që janë botuar dhe botohen nga shokët e tij, në gazetën “Zëri i Popullit”. Dhe për modesti, herë firmoste “Niko Ligori”  dhe herë “Niko Blushi”, por, është i njëjti Niko! Vetëm në një libër janë përmbledhur tetë shkrime të tij. Janë krikime me nivel. Edhe me vargje poetike, me thelb tërheqës, me konsiderata, me stil energjik, me tema milituese. Edhe pse ka botuar mbi 300 shkrime, ai “nuk i bie gjoksit”, por është i heshtur, punon dhe s’ndihet.

Ka vite që banon në Tiranë, por nuk rri pa punë. Niko nuk aktivizohet vetëm kur ngarkohet me diçka, por vetëvepron. Shkruan e ndihmon të tjerët në botimet që bëjnë. E kalon ditën me punë krijuese dhe me shokë. Vazhdon të jetë i papatjetërsuar. Me shpirt patriotic, i patundur, me një flamur, me mendje të kthjellët, i lodhur me jetën; i sinqertë me shokë e miq. Vlerëson të tjerët dhe çmohet prej tyre.

Të gjitha këto, siç shprehet edhe vetë Nikoja, nuk janë të rastit. Janë vazhdim i atij kontributi modest që ka dhënë në vitet e LANÇ-it, bashkë me vërsnikët vendas, kryente detyra të kaçatorrit (korrierit) të drejtuar nga mësuesi dëshmor, Mustafa Radovicka dhe Mësuesi i Merituar, ilo Koço, ish sekretar i këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit.

*** Vështirë se gjen pensionist veprues si Niko Ligori. Sa mirë do të ishte sikur të kishte shumë aktivistë shoqërorë si ai, njeri që ecën në gjurmët e rinisë së tij, të bashkëkohësve të tij. Apo s’ka sot nevojë vendi, në këto situate të përziera të këtij tranzicioni të tejzgjatur!

SEVO TARIFA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here