Home Aktualitet Nis puna për rikualifikimin e qendrës së Vlorës, Rama: 11 mln euro...

Nis puna për rikualifikimin e qendrës së Vlorës, Rama: 11 mln euro investim, i kthejmë zemrën qytetit

225
0
SHARE

Nisin sot punimet për rikualifikimin e qendrës historike të qytetit të Vlorës. Në aktivitetin e mbajtur për këtë rast ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i cili tha se ky investim prej 11 mln eurosh do t’i rikthejë Vlorës zemrën. Bëhet fjalë për një investim nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit AADF prej 4 mln euro dhe qeveria shqiptare me 7 mln euro.

Kryeministri përmendi disa nga detajet e projektit madhor që do të prekë disa nga ndërtesat historike, ruajtja e të cilave është qëllimi. Rama tha se ne do t’i japim gjithë kësaj zone të Vlorës një pamje dhe një përmbajtje krejtësisht të re dhe besojmë se do t’i krijojmë banorëve të zonës një tjetër burim të rëndësishëm zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie sociale.

Loading...

Vlora

PJESË NGA FJALIMI
Për ata që jetojnë këtu Vlora është deti dhe sheshi i flamurit. Faktikisht përtej këtyre dy imazheve që e përkufizojnë Vlorën qëndron kjo zonë, rruga këtu e pagëzuar me emrin e juristit francez Zhustin Godari dhe e gjithë zona që ka rrugë të ngushta e ndërtime karakteristike dy-tri katëshe edhe pse goxha të dëmtuara dhe të cunguara për shkak të ndërhyrjeve pa karar të gjithë këtyre viteve ka në arkitekturë neoklasike. Ka banesa e zyra patriotësh të shquar si dhe rilindës të njohur dhe është gjitha pjesë e një projekti që e ka zanafillën në 1940 ku i njëjti grup arkitektësh që punuan dhe për Tiranën realizuan edhe këtë plan rregullator të qytetit, duke u munduar të kombinojnë arkitekturën bashkëkohore dhe post mesjetare në atë kohë.

qendra e re historike e vlores

Janë ndërtuar ndërtesa që nuk i përkasin trashëgimisë së zonës, prapë se prapë ne mendojmë se ka potencial të jashtëzakonshëm për tjetër puls të rëndësishëm jo vetëm në funksion të vlerave të mbetura por edhe të ekonomisë së qytetit e zhvillimit të turizmit, në funksion të transformimit të qytetit.

Fondi do të financojë rreth 4 mln euro, qeveria 7 mln euro. Ne do t’i japim gjithë kësaj zone të Vlorës një pamje dhe një përmbajtje krejtësisht të re dhe besojmë se do ti krijojmë banorëve të zonës një tjetër burim të rëndësishëm zhvillimi ekonomik dhe mirëqenie sociale përveç se dhe një arsye për të qenë krenar për Vlorën. Përpjekja për të ruajtur gjithçka që ka mbetur nga Vlora, do të vijojë edhe me restaurimin e shtëpisë së Marigosë që qëndisi flamurin. Përpara Bashkisë do të jetë dhe një shesh i madh. Shtëpia e qeverisë, e cila ka mbetur skelet muresh të jashtme do të ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese deri tek sinagoga dhe klubi Labëria, se pa të s’kemi ku të shkojmë. Që në fund të themi ja rikthyem Vlorës atë që në fakt është zemra. Nuk është thjesht një projekt restaurimi por transformimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here