Home Sociale Nisma e re e Bashkisë, kujdes falas për shëndetin e dhëmbëve të...

Nisma e re e Bashkisë, kujdes falas për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve në kopshte

62
0
SHARE

Bashkia Tiranë ka fokusuar vëmendjen e saj te fëmijët dhe krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur sëfundmi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të vullnetarizmit ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare, e cila parashikon që mjekët e rinj të kujdesen falas për shëndetin e dhëmbëve të të gjithë vogëlushëve në kopshtet e Tiranës.

Dy vitet e fundit,  vullnetarët kanë dhënë një kontribut të veçantë për të ndihmuar në disa prej sfidave me të cilat është përballur Bashkia Tiranë në lidhje me emergjenca të ndryshme si zjarret, përmbytjet, por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo shërbimi në institucione arsimore dhe të kujdesit social.

Aktualisht, Bashkia ka ndërmarrë nismën “Të mbrojmë fëmijët nga aksidentet rrugore”, ku çdo ditë vullnetarët dhe nxënësit para fillimit të mësimit ndihmojnë të vegjlit për të kaluar vijat e bardha në rrugëkalimet pranë shkollave të tyre, ndërsa grupe të tjera vullnetarësh kontribuojnë duke ofruar ndihmën e shpejtë në raste aksidentesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here