Home Sociale Një model për t’u ndjekur!

Një model për t’u ndjekur!

363
0
SHARE

Fotoja që shihni është e Don GIOVANNI FIOCCHI, i cili punon si famullitar në Kishën e Shën Kollit, Kcirë, PUKË. Erdhi nga Roma në vitin 1999 në moshën 39 vjeç për të punuar si famullitar në këtë kishë. Në fillim kontaktoi me komunitetin e besimtarëve për të përcaktuar kufijtë e pronave të kishës nga ku dolën plot 40 hektarë pyll, shkurre, kullotë dhe tokë djerrë. Për 18 vjet rresht arriti ta transformojë këtë pronë, duke e shndërruar në pyll të vërtetë me shumë lloje drurësh, si: lis amerikan; në pemtore me disa lloje pemësh frutore, si: arrë, lajthi, gështenjë marrone, qershi, etj. Apo një sipërfaqe të konsiderueshme e zuri me disa lloje tëbimëve mjekë-sore. Vit pas viti investoi për ndërtimin e disa godinave që shërbenin për përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, pijeve dhe produkteve të tjera ushqimore, si: mjalti, liko, reçel, likerna, raki, sallam, etj. Rezultatet shumë mbresëlënëse: prona mori pamjen e një mikroferme me 16 të punësuar gjithëvjetor, e cila gjithashtu u dha një përvojë të mrekullueshme fermerëve të komunitetit të besimtarëve të kësaj famullie, por dhe më larg, se si mund të arrihen suksese dhe të ardhura të dobishme për rritjen e mirëqenies edhe në zona e terrene të thella e të vështira, kur punohet me mend dhe përkushtim!

Don Giovanni të përshëndes

Të ndalojmë shkatërrimin e Pyjeve !

Te falenderojme zot Pjeter Dema…Kjo është një thirrje në mes të ditës si për Kryeministrin ashtu edhe për trupën diplomatike të vendeve demokratike të botës, që po pajtohen me politikat shktërruese të mjedisit shqiptar. Vërtet një model tepër i goditur, të cilin një njeri që e do tokën shqiptare e bën publike, gjë që do të ishte e udhës ta bënte  Televizioni Publik Shqiptar. Urimet më të mira për modelin e krijuar. Një ekspozitë e mrekullueshme që flet për potencialin e tokës kur asaj i kushtohet mençuri e përkushtim. Kjo që zoti Pjetër Dema ndau me neve, të bën të reflektosh për atë që po ndodh me pjesën tjetër të pyjeve shqiptare. Me pak presion që u bë për Vjosën dhe dy ministra u nisën per të frenuar tragjedinë, ndërsa tragjedia e pyjeve u takon të gjithëve dhe askush nuk ndihet. Pyjet po priten e digjen dhe toka po humbet, ç’ka të kujton historinë e tragjedisë së të përbashktës. Kryeministri ndjehet mirë në këtë qetësi, kur tragjedia luan aktin e saj final. Të shohim se si do shfajësohet në fushatën e ardhshme zgjedhore. Ajo që duam të bëjmëështë t’i tregojmëqë ka zgjidhje, të cilat rezultojnë nëmbrotje tëtokës, shtim të të ardhurave e punësim të popullatës vendore. Në 40 hektarë tokë pyjore Kisha ka punësuar 16 malësorë/e tëPukës. Përfytyro mundësinë e nj ëmilionë e katërqind mijë  hektarëve që disponon Shqipëria. E shkruar mrekullisht nga Garrett Hardin në 1968, Tragjedia e së përbashktës  e merr temën te një kullotë që shfrytëzohej nga banorët, ashtu si Shqipëria sot, pa ligje, rregulla apo norma për ta përdorur atë. Ajo, ashtu si edhe pylli shqiptar është e hapur për të gjithë banorët. Ashtu si barinjtë shtonin vazhdimisht delet në kopetë e tyre, shteti shqiptar kur i duket e arsyeshme e mbyll me moratorium dhe e kthen në vend kultivimi të narkotikëve, duke shtuar nga viti në vit veprimtarinë kriminale dhe tokën e djegur. Ashtu si ndodhemi ne të pa bashkërenduar në përpjekjet që bëjmë në këtë shurdhëri të qeverisë, me një qeverisje të kombit të pandërgjegjshëm për efektet e politikave dhe veprimit të tyre dhe me një shkujdesje të frikshme kolektive, ne shqiptarët po e shkatërrojmë tokën tonë pyjore.Plotësisht e mundshme për një histori se si mund të pasuroheshin të gjithë, nëse shteti do e ligjëronte këtë model qëi jep Kisha, qënë rastin e Shqipërisë kjo është shndërruar në  në një histori varfërie.Fermerët – jo të fortët – që nuk kishin guxuar të shfrytëzonin këtë mall pa zot që përbëjnë shumicën,  pritet që shpejt të mbeten me gisht në gojë, e të jetojnë në një vend që ka autorë të shkatërrimit qeverinë që e votoi vetë populli. Ajo që tregohet nëpërmjet fotove dhe përshkrimit është një ekspozitë e mrekullueshme që flet për potencialin e tokës kur asaj dikush i del zot dhe i kushtohet mençuri e përkushtim. Pyjet e kanë potencialin që ta trefishojnë fermën ekzistuese mikroskopike shqiptare. Këtu do të ishte e domosdoshme që të organizohej një vizitë nga parlamenti dhe të gjithë anetarët e qeverisë, për t’u bërë thirrje që të reflektojnë lidhur me politikat aktuale pyjore që e lënë pyllin jetim dhe tokën pyjore në shkatërrim. Dilema është nëse jemi apo nuk jemi në gjendje t’i dalim zot truallit ku jetojmë. Duket sikur diçka ka humbur në gjysmën e shekullit të kaluar apo kurrë nuk e kemi pasur: Kur nuk janë të rregulluara të drejtat e pronësisë, qofshin këto formale apo informale – rregullatori i vetëm i përdorimit të këtyre burimeve të brishta natyrore, mbetet spontaniteti e gara e vjeljes së produkteve apo djegies së tyre, veprimet njerëzore çojnë në mënyrë të paevitueshme në pakësimin dhe shkatërrimin e atyre që natyra kishte investuar në shekuj e na i kishte ofruar për jetesë. Ky – që Pjetri na tregon – është modeli që do ishte realizuar në të gjithë Shqipërinë, sikur politikë bërësit të kishin synim Evropën dhe ligji të kishte hapur rrugë dhe njëjtë si Kisha ashtu edhe familjet autoktone shqiptare të kishin marrë përgjegjësinë e të ishin zbatuar rregulla për të administruar të përbashktën. Përfytyroni çdo familje shqiptare malësore me përgjegjësinë për të menaxhuar trefishin e tokës që ka aktualisht, sa do rritej punësimi e të ardhurat dhe sa do ishte mbrojtur toka. Këtij modeli do i hapet rruga për t’u zbatuar kur qeveria të ketë ligjëruar transferimin e këtyre burimeve tek çdo familje malësore, ashtu siç ka bërë kisha, e çdo familje t‘i ketë regjistruar këto pasuri. Nëse kjo ndodh shpejt, mund t‘i hapë rrugë stadit të rehabilitimit e prodhimit, kur tregjet do kenë evoluar bashkëveprimin e ligjit që do të përcaktojë sferat e veprimit privat me atë publik. Të drejtat private zëvendësojnë kontrollin publik dhe triumfi do të zëvendësojë tragjedinë e së përbashktës.

Nga Kryesia e Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave

Pjetër Dema

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here