Home Sociale “Pylltaria me impakt pozitiv”

“Pylltaria me impakt pozitiv”

64
0
SHARE

“Pylltaria me impakt pozitiv” Thomas J. McEvoy, Quajtur “Libri më i Mirë i Pylltarisë për 2004”

-Është quajtur si “Libri më i Mirë i Pylltarisë për vitin 2004”- me autor Thomas J. McEvoy-

Pylltaria me ndikimi pozitiv është një shembull për pronarët e pyjeve privatë dhe menaxherët e tyre për të menaxhuar tokën dhe pyjet e tyre për të mbrojtur vitalitetin ekologjik dhe ekonomik. Duke levizur  përtej konceptit të “pylltarisë ndikim të ulët,” Thom McEvoy bashkon të kuptuarit më të fundit shkencore dhe njohuri për të përshkruar një qasje për menaxhimin e pyjeve që plotësojne nevojat e pronarëve, ndërsa në të njëjtën kohë  ruajne integritetin e ekosistemeve pyjore. “Pylltaria me  Ndikim pozitiv” thekson potencialin e pylltarisë për të arritur përfitime të qëndrueshme, tani dhe në të ardhmen, me investim afatgjatë duke zëvendësuar përfitimin  afatshkurtër, dhe nevojat e familjeve sidomos per  brezat e ardhshëm, – duke tejkaluar nevojat immediate  të individëve.

Thom McEvoy ofron një diskutim të plotë të bazat silvikulturore, sintetizuar dhe duke shpjeguar gjendjen aktuale të shkencës pyjore në tema të tilla si toka pyjore, sistemi rrwnjor, formës dhe funksionit i drureve, dhe efektet e metodave të ndryshme të prerjes tek pylli, organizmat e tokës, dhe kushtet stacionale . Ai gjithashtu ofron këshilla të paçmuara në,  çështjet ligjore financiare të menaxhimit, duke filluar nga gjetja e profesionistëve të afte te pylltarisë për menaxhimin për produktet e tjera përveç drurit kalimin në tokat pyjore dhe problem te trashëgimisë e menaxhimit të brezave të ardhshëm.

Pylltaria me Ndikim Pozitiv  ndihmon lexuesit të kuptojnë ndikimet qëllimshme te aktiviteteve njerëzore mbi pyjet dhe ofron strategji të qëndrueshme që ofrojnë përfitime pa demtuar  ekosistemet.  Ajo flet direkt me pronarët e pyjeve private dhe këshilltarët e tyre dhe paraqet një udhëzues të ri për të gjithë ata që merren me ekosistemet dhe mbrojnë pyjet,  prodhimin e drurit, menaxhimin e tokës, dhe shëndetin afatgjatë të pyjeve.

Nje nga pikat e forta te pylltarise amerikane eshte diversiteti i pronareve qe  ne totalin prej  737 milion akra ne total  zoterojne 58 % te siperfaqes qe jane  familje, individe apo biznese. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane rreth 10 milion pronare te pyjeve, te cilet kane lirine te menaxhojne pyllin ne pronesi sipas nje ligji lehte te kuptueshem per ta, duke krijuar me metodat e ndryshme qe menaxhojne, pejsazhe shume te ndryshme ne çdo pjese te vendit. Kujdesi e respekti per token dhe praktikat e trasheguara nga prinderit jane sekreti i pyllit me te mire.

Pjese nga prologu i librit:

“Une pata fatin qe vite me pare ndersa studjoja per pylltari, te takoja nje fermer, ndersa isha ndaluar per pushim tek nje burim. Me kishte mbetur edhe nje vit per tu diplomuar, dhe me dukej sikur i zoteroja konceptet kryesore te studimit.Pasi e mesoi se isha student ne pyje, fermeri mu lut qe te beja nje vizite tek toka e tij dhe te hidhja nje sy “lendes drusore”. Meqenese nuk siha ne nxitim dhe kjo mu duk interesante, une vendosa ta pranoj oferten. E shoqerova ate disa milje rruges nga po kaloja drejt nje ferme te bukur e te mirembajtur. I parkuam makinat perpara nje stalle. Shpejt u futem ne pyll dhe une mesova qe familja kishte rreth 250 hektare toke, nje e treta e se ciles perdorej per zarzavate te fresketa, , miser, silazh, kullota e mish gjedhi. Pjesa tjeter ishte pyll, qe ishte ne pronesi te kesaj familje qe kur njerezit ishin vendosur ne ate vendbanim, dhe pikerisht stergjyshi i tij ishte njeriu pergjegjes per heqjen e pyllit dhe hapjen e tokave per bujqesi. Gjykuar nga mosha e fermerit qe ishte ne dukje me mua, deshmonte se behej fjale per kohe te hershme, pasi vete ai dukej ne moshe te gjyshit tim. Nuk kishin kaluar tre minuta qe kur i kishim lene makinat, dhe nga ai shteg i mirembajtur mrekullisht u futem ne pyll, qe ne hapat e para une mbeta si i shtangur, nga statura e jashtezakoneshme e pyllit, shumica drure gjethegjere me trungje me diameter 60-90 cm, por edhe me shume drure te shperndare qe kishin permasa shume te medha.Lartesia e drureve i kalonte te 30 metrat me perjashtim te disa celtirave ku druret ishin prere vitet e fundit dhe tenda e kurorave ishte akoma e pambyllur. Shpejt kureshtja per kete mrekulli mu shtua dhe i kerkova femerit qe te ndaleshim e te shihja pak me shume detaje, gje qe ai e prit me kenaqesi. Dyshemeja e pyllit ishte teresisht e mbuluar me nje shtrese te trashe legush, qe te bente te ndjeheshe sikur po ecje mbi sfungjer.Me lejen e ikut tim, u ndala dhe filova te rremoj mbi legushe. Vazhdova te germoj poshte derisa e kalova shtresen e humusit, kaloave edhe disa grumbuj te vegjel rrenjesh dhe filloi te dilte pjesa minerale e tokes. Gropa ishte thelluar rreth 30 cm. Shpejt u kujtova qe nuk kisha hasur rast te tille, me kujdes e mbusha gropen qe kisha krijuar. Une e kisha humbur sensin e kohes dhe nuk isha ne gjendje te gjykoj nese kishin kalaur minuta apo sekonda, por kjo atmosfere sikur me humbi besimin ne vetvehte. Fermeri vazhdonte te te fliste e une gati sdegjoja asgje. Shpejt me ra mendja qe ky burre qe me sollin ne pyllin e tij, shpejt do pyeste se fare mendoja.Asnje nje fjale tjeter sme vinte ne mendje, perveç fjales perfekt.dhe kete u perpoqa tja them me entusiazem.Me vone me tregoi se prerjet e drureve ishin bere gjithmone nga familja, qe per transport perdorte traktorin e arave, si dhe nje hark qe ishte vendosur mbi dy rrota me te cilin ngreme fundet e trupave per ngarkese.

Ato pak rregulla qe zbatoheshin per cdo vit, vinin gjenerate pas gjenerate, nga stergjyshi. Rregulli kryesor qe zbatohej nga te gjithe ishte “te hiqej druri, qe vleresohej se nuk e arrinte pa u thare ciklin e prerjes, qe une e vleresova ” si nje hapesire kohore 10 vjecare” dhe prerja gjithmone eshte bere vetem gjate muajve te dimrit. Nje sistem shume i rregullt rrugicash e shtigjesh ishte ndertuar nga familja.Me tej fermeri vijoi, per çdo vit presim pak drure, ama fitojme dukshem, pasi nje dru nga ky pyll shitet gati me çmimin qe shiten te gjithe druret e gjysem hektari ne pyllin qe menaxhohet nga kojshia, duke shtuar me tej, se une isha i pari pylltar qe kisha shkelur ne pyllin e tij.

Ishte hera e dyte ne jeten time qe shihja e prekja nje toke pyjore, qe kurre nuk ishte punuar, djegur apo trazuar, me perjashtim te nje shfytezimi shume te lehte. Dhe i vtemi pylltar qe e kishte shkelur kete toke isha une.

Po mendoja per patriakun qe e kishte” gdhendur ne gur” kete plan para 150 vitesh. Cfare force e mbante ne fuqi kete plan per 150 vite ? Si ishte e mundur qe pylli kurre te mos ishte prere me teper se sa ai e kishte keshilluar si me te pershtateshme. Ndersa perpiqem te mendoj, jane qindra pyetje qe me sulen ne mendje. Se pari ne mendje me vinte fakti qe kjo familje asnjehere nuk kishte punesuar pylltar, reflektim i befte per nje student si une i mbushur plot krenari, per dijet dhe domosdoshmerine e mendjes per te bere te arritur te tilla mrekulli… Ky ishte nje mesim qe mu ngulit thelle ne mendje e qendroi me mua, deri sa u perpoqa ta trajtoj tek libri: “Pylltaria me impakt pozitiv” dijet per pyllin jane ne parim nje funksion i KUJDESIT dhe RESPEKTIT per token. Praktikat e mira jane natyra e dyte e atyre qe mesojne respekt, veçanërisht kur mësimet vijnë nga prindërit. Per ata qe nuk e kane fatin e mire ti marrin keto mesime nga tradita familjare, u jepet mundesia te mesojne ne shkolla e libra.

Ne rrugen e kthimit drejt stalles, fermeri ngazellente nga komplimentet qe i kisha perdorur pa kursim derisa i kisha mbaruar te tera cfare mund te gjeja ne mendjen time.Pas pak minutash qetesi, ai e bekoi stergjyshin qe u la trashegim rregullat, dhe me pas tha qe toka e mire dhe durimi ndoshta jane dy kushte themelore per nje pyll te shendetshem, dhe kjo ishte gjithcka familja kishte investuar. Megjithese nuk e vura ne dyshim fjalen e tij, ne ate kohe , duke qene deshmitar i nje filozofie, kjo ishte vite perpara se une te pranoja kete fjale te urte, si nje e vertete themelore per pyjet, dhe une kam qene deshmitar i te njejtit fenomen ne tokat pyjore te tjera, qe kane te kaluar te perbashket, toke e pyll kaluar nga nje gjenerate ne tjetren, qe te dyja kane te perbashket token dhe legjimitetin, zakonisht pa ndihmen e profesionisteve. Tokat e patrazuara dhe praktikat e mira jane themelet e nje ekosistemi e shendetshem, dhe durimi eshte virtut i familjve pronare te pyjeve, qe e menaxhojnë token e tyre per te prodhuar lende drusore. Dijet per pyllin, respekti per token, praktikat e mira toka e shendeteshme dhe durimi jane esenca e “pylltarise me ndikim pozitiv” titull i librit nga ku eshte marre ky pershkrim.

Nga Shoqata Kombetare  e Pronarëve

të Pyjeve në SHBA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here